Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: POGRADEC – "U desh qė tė vdiste im -bir qė Koorporata Energjitike Shqiptare tė sillte drita"


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
POGRADEC – "U desh qė tė vdiste im -bir qė Koorporata Energjitike Shqiptare tė sillte drita"
Permalink   


POGRADEC – "U desh qė tė vdiste im -bir qė Koorporata Energjitike Shqiptare tė sillte drita", - kėshtu shprehet pėr gazetėn Zenel Elezi, babai i foshnjes qė u nda nga jeta pak ditė mė parė pėr shkak tė mungesės sė ngrohjes nė njė nga fshatrat e Porgadecit.

Ai tregon gjithė historinė sesi iu fik drita e syve tė djalit tė tij nė duar dhe sesi deshi ta ēonte trupin e Marinelit pėrpara parlamentit. Zenel Elezi tregon pėr gazetėn fatkeqėsinė qė i ka ndodhur katėr ditė mė parė, ku sipas tij, shkaktar kryesor ėshtė mungesa e energjisė.
Si ndodhi qė djali juaj Marineli tė ndahej nga jeta?

Ishim tė gjithė nė shtėpi dhe Marineli po flinte. Qante herė pas here, por ne nuk e kuptuam se ishte shumė i sėmurė pasi nuk kishim as drita pėr ta parė. Nė mėngjes herėt djali ishte pėrkeqėsuar sė tepėrmi dhe ne menjėherė rendėm nė drejtim tė spitalit tė qytetit dhe aty e vizitoi mjeku pediatėr, Xhemil Zgjani. Ai nuk jepte e as merrte, sepse fėmija kishte ngrirė. Doktori na tha se ai ka vdekur. E morėm fėmijėn tonė dhe s'kishim para qė tė bėnim ceremoninė e varrimit. Mora lekė borxh qė varrosa foshnjėn time.

Ēfarė keni ndjerė nė ato momente?

Para se ta varrosja, desha ta marr foshnjėn dhe t'ua ēoja nė parlament politikanėve tanė, tė cilėt zihen pėr mustaqet e misrit, ndėrsa ne vuajmė pa masė dhe jetojmė kėto drama: pa drita, pa ujė, nė kushte mizerabėl. Nuk mė la gruaja se do ta ēoja nė Tiranė Marinelin e vdekur dhe ta vendosja si shtatore para atij parlamenti.

Mėsuam se keni kaluar disa drama nė jetėn tuaj. Ēfarė ju ka ndodhur?

Pėr familjen time dramat s'kanė tė sosur. Nė vitin 1997, nė atė ēmenduri, mė vritet gruaja e parė, Barjamja, me tė cilėn kam dy fėmijė, Dorinėn, 15 vjeēe dhe Iljazin, 12 vjeē. Por drama ime nuk mbaron kėtu. Atė ditė qė u vra gruaja, mė plagoset rėndė nė sy djali, Iljazi dhe ka ngelur me njė sy nga njė granatė, tė cilėn e kishin hedhur para oborrit tė shtėpisė. U martova para disa kohėsh me njė grua tjetėr; Hamdien me tė cilėn lindėm Marinelin e pafat qė iku pėr shkak tė kushteve tona shumė tė kėqija tė jetesės dhe nga shteti qė nuk interesohet pėr ne.

Keni patur drita gjatė dy ditėve?

Pas fatkeqėsisė qė mė ndodhi mua, dje kishin ardhur dhe kishin lidhur dritat. Kjo ėshtė vėrtet qesharake. U desh qė tė vdiste djali im qė ne tė na lidhej energjia elektrike



Kryetari i shoqatės: Shteti tė marrė masa, romėt, si tė tjerėt

Pas vdekjes sė foshnjes 2-muajshe, ka reaguar edhe kryetari i shoqatės sė Romėve pėr Integrim, Dylber Muhaxhiri, i cili ka kėrkuar qė shteti tė marrė masa pėr rreth 70 familjet qė ndodhen tė strehuara nė kapanonin e madh tė ushtrisė. "Romėt janė si gjithė tė tjerėt, prandaj shteti duhet tė na ndihmojė", - deklaron Muhaxhiri. Ai pohon se brenda dy vjetėve, kanė ndodhur tre vdekje, dhe tė treja gjatė periudhės sė dimrit. Pikėrisht njė vit mė parė vdiq tek ky kapanon ushtarėsh djali 4-vjeēar i Artur Piperit, i cili u gjet i ngrirė kallkan prej tė ftohtit dhe pas pak muajsh, po kėsaj familjeje, i vdes kryefamiljarja 50-vjeēare Feruzja nga sėmundja e pneumonisė. Kreu i shoqatės thotė se mbi 70 fėmijė analfabetė lypin rrugėve tė qytetit tė Pogradecit, pasi ėshtė e pamundur pėr shkak tė largėsisė qė tė ndjekin arsimin e detyrueshėm 9-vjeēar. "Na ėshtė premtuar shumė, por nuk ėshtė bėrė asgjė, romėt janė njerėz si gjithė tė tjerėt dhe shteti duhet tė kujdeset", - pėrfundon Dylber Muhaxhiri.


Vendi i fatkeqėve, ku dimrat hanė njerėz

Nga qyteti i Pogradecit tė duhet tė ecėsh rreth 20 minuta me makinė dhe gjysmė orė nė kėmbė nėpėr njė monopat mali midis njė gryke lumi dhe honit tė malit. Aty shtrihet njė kapanon i madh ushtrie ku prej dy vjetėsh, nė kushte mizerabėl jetojnė 70 familje rome. Dikur ata jetonin nė lagjen Goricė tek hotel "Mokra", por pas daljes sė pronarit, ata janė larguar me njė vendim nga bashkia e qytetit tė Pogradecit dhe janė vendosur nė kėtė repart ushtarak me kapanone tė mėdha, pa dyer e dritare, pa energji elektrike, pa ujė tė pijshėm dhe pa banja. Nė kėto kushte e kanė patur njė kosto jo tė vogėl kanė vdekur nė kohėn e kėtyre dy dimrave dy foshnja dhe njė grua 50-vjeēare; qė tė tre nga tė ftohtit.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard