Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: POGRADEC – "U desh që të vdiste im -bir që Koorporata Energjitike Shqiptare të sillte drita"


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
POGRADEC – "U desh që të vdiste im -bir që Koorporata Energjitike Shqiptare të sillte drita"
Permalink   


POGRADEC – "U desh që të vdiste im -bir që Koorporata Energjitike Shqiptare të sillte drita", - kështu shprehet për gazetën Zenel Elezi, babai i foshnjes që u nda nga jeta pak ditë më parë për shkak të mungesës së ngrohjes në një nga fshatrat e Porgadecit.

Ai tregon gjithë historinë sesi iu fik drita e syve të djalit të tij në duar dhe sesi deshi ta çonte trupin e Marinelit përpara parlamentit. Zenel Elezi tregon për gazetën fatkeqësinë që i ka ndodhur katër ditë më parë, ku sipas tij, shkaktar kryesor është mungesa e energjisë.
Si ndodhi që djali juaj Marineli të ndahej nga jeta?

Ishim të gjithë në shtëpi dhe Marineli po flinte. Qante herë pas here, por ne nuk e kuptuam se ishte shumë i sëmurë pasi nuk kishim as drita për ta parë. Në mëngjes herët djali ishte përkeqësuar së tepërmi dhe ne menjëherë rendëm në drejtim të spitalit të qytetit dhe aty e vizitoi mjeku pediatër, Xhemil Zgjani. Ai nuk jepte e as merrte, sepse fëmija kishte ngrirë. Doktori na tha se ai ka vdekur. E morëm fëmijën tonë dhe s'kishim para që të bënim ceremoninë e varrimit. Mora lekë borxh që varrosa foshnjën time.

Çfarë keni ndjerë në ato momente?

Para se ta varrosja, desha ta marr foshnjën dhe t'ua çoja në parlament politikanëve tanë, të cilët zihen për mustaqet e misrit, ndërsa ne vuajmë pa masë dhe jetojmë këto drama: pa drita, pa ujë, në kushte mizerabël. Nuk më la gruaja se do ta çoja në Tiranë Marinelin e vdekur dhe ta vendosja si shtatore para atij parlamenti.

Mësuam se keni kaluar disa drama në jetën tuaj. Çfarë ju ka ndodhur?

Për familjen time dramat s'kanë të sosur. Në vitin 1997, në atë çmenduri, më vritet gruaja e parë, Barjamja, me të cilën kam dy fëmijë, Dorinën, 15 vjeçe dhe Iljazin, 12 vjeç. Por drama ime nuk mbaron këtu. Atë ditë që u vra gruaja, më plagoset rëndë në sy djali, Iljazi dhe ka ngelur me një sy nga një granatë, të cilën e kishin hedhur para oborrit të shtëpisë. U martova para disa kohësh me një grua tjetër; Hamdien me të cilën lindëm Marinelin e pafat që iku për shkak të kushteve tona shumë të këqija të jetesës dhe nga shteti që nuk interesohet për ne.

Keni patur drita gjatë dy ditëve?

Pas fatkeqësisë që më ndodhi mua, dje kishin ardhur dhe kishin lidhur dritat. Kjo është vërtet qesharake. U desh që të vdiste djali im që ne të na lidhej energjia elektrike



Kryetari i shoqatës: Shteti të marrë masa, romët, si të tjerët

Pas vdekjes së foshnjes 2-muajshe, ka reaguar edhe kryetari i shoqatës së Romëve për Integrim, Dylber Muhaxhiri, i cili ka kërkuar që shteti të marrë masa për rreth 70 familjet që ndodhen të strehuara në kapanonin e madh të ushtrisë. "Romët janë si gjithë të tjerët, prandaj shteti duhet të na ndihmojë", - deklaron Muhaxhiri. Ai pohon se brenda dy vjetëve, kanë ndodhur tre vdekje, dhe të treja gjatë periudhës së dimrit. Pikërisht një vit më parë vdiq tek ky kapanon ushtarësh djali 4-vjeçar i Artur Piperit, i cili u gjet i ngrirë kallkan prej të ftohtit dhe pas pak muajsh, po kësaj familjeje, i vdes kryefamiljarja 50-vjeçare Feruzja nga sëmundja e pneumonisë. Kreu i shoqatës thotë se mbi 70 fëmijë analfabetë lypin rrugëve të qytetit të Pogradecit, pasi është e pamundur për shkak të largësisë që të ndjekin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. "Na është premtuar shumë, por nuk është bërë asgjë, romët janë njerëz si gjithë të tjerët dhe shteti duhet të kujdeset", - përfundon Dylber Muhaxhiri.


Vendi i fatkeqëve, ku dimrat hanë njerëz

Nga qyteti i Pogradecit të duhet të ecësh rreth 20 minuta me makinë dhe gjysmë orë në këmbë nëpër një monopat mali midis një gryke lumi dhe honit të malit. Aty shtrihet një kapanon i madh ushtrie ku prej dy vjetësh, në kushte mizerabël jetojnë 70 familje rome. Dikur ata jetonin në lagjen Goricë tek hotel "Mokra", por pas daljes së pronarit, ata janë larguar me një vendim nga bashkia e qytetit të Pogradecit dhe janë vendosur në këtë repart ushtarak me kapanone të mëdha, pa dyer e dritare, pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa banja. Në këto kushte e kanë patur një kosto jo të vogël kanë vdekur në kohën e këtyre dy dimrave dy foshnja dhe një grua 50-vjeçare; që të tre nga të ftohtit.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard