Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu
Permalink   



Gjergj Kastrioti - Skenderbeu 1405 bis 1468


I pari autor i jetėshkrimit tė
Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili
jetonte nė nji kohė me fatosin tonė
kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga
Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga
prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt i
kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe
fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai
kishte pasė gjithashtu mundėsin me
studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė
Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas
pushtimit tė Shkodrės prej Turqve.
Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė
gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim
tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti
nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė
shkrojtun prej nji auktori anonim prej
Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi
Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė
Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė
pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe
citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria
di Giorgio Castrioto Scander-Begh".



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Biografia


Skėnderbeu sipas njė prej versioneve tė menduara tė jenė origjinaleSkėnderbeu sipas njė prej versioneve tė menduara tė jenė origjinale


Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės malazeze Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin e sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėnpunės.


Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titullin bej. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.


Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeutRumelisė.


3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Ni****, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkembja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.


Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.


Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.


janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468Lezhė.


I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   








Skulptura e Skėnderbeut






Fontespici origjinal i veprės sė Barletit






Njė nga pikturat mesjetare menduar qė ka pėrshkruar pamjen origjinale tė Skėnderbeut






Bust modern i Skėnderbeut







Bust i Skėnderbeut nė Italinė Jugore






Gjeorgjiani Akaki Orava nė rolin e Skėnderbeut






Statuja e Skėnderbeut nė Romė






Statuja nė Tiranė







Monumenti Skenderbeut nė Tiranė






Monumenti i Skėnderbeut nė Prishtinė






Statuja nė Krujė






Ilustrim Libri







Helmeti i Skėnderbeut






Helmeti dhe shpata e Skėnderbeut






Muzeu i Skėnderbeut nė Krujė







__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Vula e Skėnderbeut nė dyll


 


 


 


 


 


 


Kombėtar tė Danimarkės. Bėhet fjalė pėr njė vulė dylli origjinale, tė pėrdorur nga Skėnderbeu, e cila pritet tė mbėrrijė sė shpejti pėr t’u ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė dhe nė muzeun e Krujės. Sipas studiuesve dhe njohėsve tė epokės sė Skėnderbeut, kjo vulė mbart vlera tė shumta historike si dėshmi materiale e kancelarisė sė Skėnderbeut. Pėrveē disa letrave nga korrespondenca e Skėnderbeut, pak prej objekteve qė ka pėrdorur ai kanė mundur t’i rezistojnė kohės e tė ruhen deri sot


Si u njoh vula
Pamje nga vula e Skėnderbeut
Prej kohėsh qėndronte e ekspozuar nė Muzeun Kombėtar nė Kopenhagen. Por studiuesit shqiptarė nuk e kanė pikasur atė. Ajo ka qėndruar e harruar deri para pak kohėsh, kur ambasadori i Shqipėrisė nė Danimarkė, Qemal Minxhozi ka treguar interes pėr objektin nė fjalė. Pasi ka parė vulėn e ekspozuar nė muzeun e Danimarkės, ambasadori shqiptar ka zhvilluar njė takim me kuratorin e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės, Peate Penz, me tė cilin kanė rėnė dakord qė vula tė sillet pėr t’u ekspozuar nė Shqipėri. Minxhozi e ka vrojtuar nga afėr vulėn e dyllit tė Heroit Kombėtar nė kėtė muze. Ai ėshtė shprehur se vula ėshtė nė gjendje shumė tė mirė dhe se tė gjitha inicialet e saj ishin tepėr tė qarta. Nga ana tjetėr, sipas kuratorit tė muzeut tė Danimarkės, Peate Pentz, vula mendohet tė jetė derdhur nė gadishullin Italik, pasi kualiteti i derdhjes ėshtė shumė i lartė dhe i avancuar pėr t’u krijuar nė vende tė tjera tė Evropės



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Ja aventura e vulės, qė mbėrriti nė muze nga njė ankand.

Ambasadori: Si e gjetėm vulėn nė muzeun e Danimarkės
Ka pėrfunduar nė muzeun e Danimarkės qė nė 1839, por jo si vulė e Skėnderbeut. Ėshtė blerė nga ky muze me ankand nė kėtė kohė si njė relike e Perandorisė Osmane. Deri nė dhjetor tė vitit 2002 njihej dhe ekspozohej nė pavijonet e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės si e tillė. Ja ēfarė rrėfen ambasadori shqiptar nė Danimarkė pėr odisenė e kėsaj vule qindravjeēare: “Qė nga 1839 vula e Skėnderbeut qė pritet tė mbėrrijė nė Tiranė konsiderohej si njė relike nga vulat e Perandorisė Osmane. Vetėm pėrpara njė viti, arkeologu Peate Penz, kurator i muzeut, nė njė studim tė bėrė, zbuloi se nuk bėhej fjalė pėr njė relike tė Perandorisė Osmane, por pėr njė nga vulat origjinale tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Nė tė njėjtėn kohė vula e zbuluar, pjesa e dyllit ka iniciale tė qarta qė tregojnė datimin e saj qė nga koha e Skėnderbeut. Arkeologu i njohur danez Penz ka pėrgatitur njė artikull tė gjatė studimor qė do tė botohet sė shpejti nė mediat shkencore tė Kopenhagenit dhe do tė titullohet “Shqiptari i madh”. Nė kėtė artikull ai do tė zbulojė se si arriti ta identifikojė objektin e pretenduar pėr relike tė Perandorisė Osmane qė doli se ėshtė vula e heroit kombėtar tė shqiptarėve”, - shprehet nga Danimarka, ambasadori i Shqipėrisė atje, Qemal Minxhozi. Ai kėto ditė ėshtė duke bėrė tratativa pėr ta sjellė objektin nė Shqipėri qė tė ekspozohet dhe thotė se mendohet qė objekti tė mbėrrijė kėtu pas njė ose dy muajsh. “Ky ėshtė njė proces qė kėrkon dėshirė politike, tė cilėn, ne e kemi patur deri tani, por edhe i kushtueshėm”, - shprehet Minxhozi. Mė tej ai shton se ka vetėm tre ditė qė ka patur mundėsinė ta vrojtojė nga afėr dhe ta prekė vulėn nė fjalė. “Pėrpara tre ditėsh m’u mundėsua ta vrojtoj nga afėr kėtė vulė dhe ta prek atė, sigurisht i pajisur me dorashkat pėrkatėse. Vula nuk ėshtė ndonjė objekt mahnitės, as i ndonjė madhėsie tė pazakontė siē mund tė mendohet. Ėshtė pak mė e madhe se vulat tona tė zakonshme zyrtare. Ajo pėrbėhet nga pjesa metalike, qė ėshtė vula e parė nga sipėr dhe pjesa e dyllit ku lexohen qartė inicialet identifikuese tė kohės sė Skėnderbeut. Gjatė gjithė kėtyre kohėve, pra qė nga 1839 kur vula ka mbėrritur nė muzeun e Danimarkės, ėshtė prezantuar siē thashė, si relike e osmanėve dhe vetėm para njė viti ėshtė identifikuar si shqiptare nga Penz”, - shprehet ambasadori Minxhozi. Ai shton se ndėrkohė qė bėhen tratativat pėr ta sjellė nė Tiranė, po mendohet qė ardhja e saj nė Shqipėri tė shoqėrohet edhe me ndonjė aktivitet, ku ajo tė prezantohet mė mirė pėr publikun dhe studiuesit shqiptarė. Sa i pėrket blerjes apo dhurimit tė kėtij objekti pėr muzeun shqiptar, Minxhozi thotė se ėshtė ende herėt tė flitet pėr kėtė dhe se ajo qė pretendohet pėr momentin ėshtė sjellja e objektit pėr t’u ekspozuar nė Tiranė.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard