Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gioconda , apo Monalisa,


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Gioconda , apo Monalisa,
Permalink   



Gioconda , apo Monalisa, kryeveper e Leonardo Da Vinci. Ndodhet ne Luver
Siē besoj e dini, Leonardo artist dhe shkencetar i viteve '400-'500, eshte nje nga esponentet me me peshe te rilindjes italiane. Rilindja revolucionon menyren e shikimit te botes, me perpara ishte Zoti qendra, kurse rilindesit vune njeriu si qender te botes, dhe gjithashtu "njeriu ishte artefice del proprio destino", jo si u mendonte me perpara qe ishte Zoti qe vendoste per fatin e njeriut. "l'uomo" (qenia njerzore) pra eshte objekti i privilegjuar nga rilindesit, te cilet kane nje vizion armonik te botes dhe kane opinione optimiste, positive rreth kapaciteteve te njeriut.
siē duket dhe ne kete pikture, gruaja (njeriu pra )eshte ne plan te pare. ajo eshte e qete, armonike ndersa sfondi eshte inquietante, i erret, jo i qete. pra bie ne kontrast pamja armonike dhe menyra se si qendron e qete gruaja me sfondin shqetesues/turbullues.

eshte e mrekullueshme



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Historik mbi portretin mė tė njohur nė botė, Zhakonda e da Vinēit. Nė frėngjisht njihet si La Joconde ; italisht - La Gioconda ; ndėrsa nė shumicėn e gjuhėve tė tjera tė botės njihet si Mona Lisa.


.Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi ne 1479 dhe mendohet te kete qene rreth 24 vjec ne kohen kur Leonardo pikturoi portretin e saj.

.Ne 1495 ( 16 vjec) Lisa u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili kish pas qene i martuar dy here (grate kishin vdekur) dhe ishte 19 vjec me i madh se Lisa. Duke qene i pasur, egziston besimi se ai ka paguar da Vincin per ti bere portretin e gruas se tij (ky portret nuk u be ndonjehere pjese e koleksionit te tij (Francescos)).

.Da Vinci ka perdorur efektin e "sfumatos" per te pikturuar portretin e Mona Lises, kjo per te shmangur vijat dhe per te krijuar nje efekt atmosferik.

.Ne 1530 piktura i kaloi mbretit te Frances, Francis I , i cili pagoi gati $105,000. Ne ate kohe piktura mund te admirohej vetem nga klasa e larte qe kishte hyrje ne pallatin mbreteror.

.Ne 1625 fama e piktures kishte marre dhene, ne ate kohe Duka e Buckingham po mundohej ta blinte kete pikture per Angline.

.Ne 1650 piktura u leviz ne "Louvre" , shtepi mbreterore ne ate kohe (sot muze).

.Gjate viteve 1700 piktura u mbrojt ne banimet private te mbretit. Ne 1800 u vendos ne dhomen e gjumit te Napoleonit, ne Tuileres, deri ne 1804, kohe ne te cilen u zhvendos ne Galerine e Madhe te Muzeut Louvre.

.Ne kohen kur piktura u be publike, jo vetem shume piktore e admiruan dhe filluam te punonin mbi kopjet e saj por dhe masat i dhane nje vleresim shume te larte. Nga mesi i viteve 1800 kjo pikture ishte kthyer ne nje legjende.

.Ne 1911 Mona Lisen e vodhen nga muzeu. Ne kete kohe ajo u publikua ne gazeta, piktura madje dhe kartona per femije.
.Pablo Picasso ishte nje nga njerzit qe u moren ne pyetje ne kete kohe. Ai kishte blere me pare disa skulptura gurri nga nje burre i quajtur Pieret (skulptura te cilat ishin vjedhur nga po i njejti muze), rrjedhimisht Picasso mendonte se Mona Lisa ishte vjedhur nga i njejti njeri.

.Ne 1939 kur ne France filloi Lufta e Dyte Boterore, muzeu Louvre evakuoi punimet me te shtrenjta dhe te rendesishme (ketu dhe Mona Lisa), ne nje vend larg Parisit.
.Per te treguar se keto punime ishin akoma ne gjendje te mire, njerzit qe u moren me mirembajtjen e tyre perdornin kodin "la Joconde a le sourire" (Zhakonda eshte duke qeshur).

.Ne 1963 Mona Lisa u paraqit ne nje Galeri Nacionale ne SHBA ku gati 1 ½ milion njerez qendruan ne rradhe per ta pare. Po ne kete vit Salvador Dali shkroi nje artikull per Art News (Lajme Arti) ku diskutonte teorite e tij mbi efektet provokuese te kesaj pikture. Ku artikull u publikua perseri ne 1992 (faqja 166).

.Mona Lisa u paraqit ne Japoni ne pranvere te vitit 1974, ne muzeun Nacional te Tokios. Piktura terhoqi gati 1.5 milion vizitore, duke arritur nje rekord per vezhgues pikturash ne Japoni (rekordi nuk eshte thyer akoma). Xhami me tre shtresa i cili mbron Mona Lisen ishte dhurate e Japonezeve pas kesaj "vizite te piktures" ne Japoni.

.Ne 1982/1983 artisti japonez Tadahiko Ogawa krijoi nje kopje te Mona Lises te perbere nga 63 feta buke, te thekur. Origjinali i kopjes* ekspozohet ne Mexico City ndersa ne Orlando, Fl (SHBA) eshte nje tjeter kopje e krikuar nga Ogawa por duke perdorur "material/ushqim" tjeter.
Ky ishte krijimi i tij i pare. Ne koleksionin e tij bejne pjese dhe "Gostia e Fundit" e da Vincit si dhe "Lindja e Venusit" nga Botticelli.


.Kopja me permasa me te vogla te kesaj pikture eshte krijuar nga Yves Gerard ( 9x13 milimetra) nga Luxemburgu, dhe ndodhet sot ne Muzeum e Miniaturave ne Drome, Fronce.

.Eric Harshbarger krijoi nje mozaik te titulluar "Mona Lego" (pasi perdori LEGO te zeza, blu, jeshile, te kuqe, te bardha dhe te verdha). Per kete projekt ju deshen rreth 2000 LEGO. Permasat e mozaikut jane 6 kembe e gjere dhe 8 kembe e larte.
.Artisti bashkekohor Karen Eland krijoi Mona Lisen duke perdorur kafe (qe pijme) si ngjyre dhe e titulloi krijimin "Mona Latte" .

.Monalisa eshte perdorur si karakter ne kartona per femije si Breshkat Ninja ( Ninja Turtles) ; u perdor si sfond per lojrat e reja te Star Trek si dhe njerzit krijuan nje lule te quajtur Mona Lisa e cila zgjatet gati 2 kembe nga toka dhe perbehet nga tone te ndryshme te rozes.

.Ne 1990, artistja franceze Orlan ka filluar serine e gjashte operacioneve plastike ne menyre qe te duket si nje "krijim kompjuterik", i cili u formua nga bashkimi i fotove te Mona Lizes, Psyche (e Gerome) si dhe "Lindja e Venusit"(Botticelli). Deri tani aktorez i kane dhene ballin e Mona Lizes, hunden e Psyche dhe mjekren e Venusit.

.Ne 2000 ne Japoni u hap ekspozita " Les 100 Sourires de Monna Lisa" ( 100 te qeshurat e Mona Lises), ku moren pjese punime te artisteve te cilin kishin kopjuar apo kishin rrikrijuar "Mona Lisen" pergjate 5 shekujve te shkuar.

.Egziston gjithashtu nje teori e cila trajton idene se Xhakonda mund te jete nje vete-portret i da Vincit.

--------------------


__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

pvr fames se saje Monna Lisa eshte nje pikture e thjeshte me e vogel se posterat qe e figurojnee pikturuar ne nje tavolete druri, atmosfera e saj si e turbullte i lihej padronances se stilit te sfumuar te da vincit.fakti qe Monna Lisa eshte opera artit me e famshme ne bote nuk ka te bej me buzeqeshjen e saje enigmatike dhe as interpretimeve misterioze te shume historianeve te artit.Monna Lisa eshte e famshme sepse Da Vinci e konsideronte vepren e tij me te mire.e mbante gjithmone me vete pikturen dhe nese e pyesnin per arsyen pergjigjej se e kishte te veshtire te ndahej nga ekspresioni i tij sublim mbi bukurine femerore.mgjth shume eksperte arti e dinin qe perkushtimi i Leonardos per Monna Lisen nuk kishte te benete me vlerat artistike.po ta vesh re me vemendje skena qe ndodhet pas shpatulave te Monna Lises eshte e crregullt.ne te majte vija e horizontit eshte me e ulur se ne te djathte.duke ulur kete sfond ne te majte Leonardo ka bere te mundur qe Monna lisa te dukej me e madhe ne pjesen e majte se ne te djathten.e majta eshte feminile ndersa e djathta maskile.kjo vjen ngaqe leonardo ishte nje mbeshtetes i principeve femerore dhe e ka bere te duket me madheshtore ne te majte se ne te djathet.ai ishte per ekuilibrin midis mashkullit dhe femres.mendonte qe nje qenie njerezore nuk mund te ndricohej nese nuk permbante njekohesisht elemente mashkullore dhe femerore.Monna Lisa e tij nuk eshte as mashkull dhe as femer por permban nje mesazh te holle androgjenie.eshte nje shkrirje e te dy sekseve.edhe emri vjen nga shkrirja e emrit te perendise egjiptiane te fertilitetit mashkullor Amon dhe nga pjesa femerore e kesaj perendie qe ishte L'Isa.


__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Emri Gioconda eshte ne realitet mbiemri i gruas qe mendohet se ka pozuar per Da Vincin, thuhet te kete qene gruaja e Francisco del Gioconda.
Pervec trick-eve te tjera qe fsheh , nje vecori e piktures eshte se Da Vinci ka kombinuar harmonikisht kryesisht dy ngjyra jeshile dhe e verdhe, nuk ka perdorur aspak ngjyre te kuqe per te terhequr vemendje.
Ajo qe me intrigon tek piktura pervec syve eshte nese gruaja eshte duke buzeqeshur vertet ose eshte ndonje forme tjeter nenqeshjeje :






__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

"Kodi Da Vinēi", e vėrteta e fundit
 
Edhe kėtė herė gjithēka vėrtitet rreth identitetit tė "femrės" tė mistershme, qė i qėndron Krishtit nė krah


 



Suksesi i thrillerit "Kodi Da Vinēi", atij libri qė tashmė ėshtė kthyer nė njė nga bestsellerėt mė tė ****ur tė tė gjitha kohėrave, nuk ka asnjė dyshim se ka lėnė me gojė hapur edhe vetė Dan Braun, autorin e tij. Kjo jo vetėm se amerikani kishte shkruar edhe mė parė tri vepra tė kėsaj natyre, qė tė tija tė vlerėsuara nga publiku dhe kritika si mė se mediokre, por edhe pasi njė version mjaft i ngjashėm i librit ishte publikuar nė vitin 1982 nga autorėt Michael Baigent dhe Richard Leigh, por qė kishte kaluar thuajse pa u vėnė re nga askush. Ndėrkohė qė nga viti 2003, nė tė cilin u hodh nėpėr librari, duhet tė nėnvizojmė se "Kodi da Vinēi", deri nė muajt e parė tė vitit 2006, ishte pėrkthyer nė 44 gjuhė tė huaja dhe kishte ****ur mė shumė se 60,5 milionė kopje, duke e bėrė autorin edhe njė ndėr mė tė paguarit e tė gjitha kohėrave. Ajo qė duhet tė pėrbėjė vėrtet habi pėr Dan Braun ėshtė fakti se vendet qė pėrshkruhen nė libėr, nė tė cilat zhvillohet pjesa mė e madhe e enigmės qė pėrpiqet tė shtjellojė kjo vepėr, janė kthyer nė objekte tė mirėfillta pelegrinazhi nga njė numėr shumė i madh njerėzish qė kanė marrė tepėr seriozisht gjithēka thuhet nė tė, por sidomos pėr faktin se jehona e tij nuk po mpaket me kalimin e viteve dhe qė historianė e studiues vazhdojnė t‘u kushtojnė vėmendje e studime tė pafundme.


Ekspertiza


Dhe vetėm pėrpara pak ditėsh u bė publike edhe e reja e radhės qė ka tė bėjė me tezėn qė Dan Braun kėrkon tė hedhė nė bestsellerin e tij "Kodi da Vinēi". E veēanta ėshtė se kėsaj radhe nuk kemi tė bėjmė me njė zbulim shkencor tė realizuar nga historianė, njohės tė biblės, apo studiues tė disiplinave qė kanė tė bėjnė me kėto fusha. E reja e fundit mbi tė vėrtetat apo sajesat qė servir autori i bestsellerit mė tė pėrfolur tė kohėve moderne vjen pikėrisht nga ekspertėt e artit, tė cilėt, duke studiuar nė mėnyrėn mė tė detajuar veprėn e Leonardo Da Vinēit, kanė arritur nė pėrfundimin se nė tė nuk ka asnjė element bindės qė mund tė vėrtetojė teorinė e Dan Braun, pėrkundrazi. Ose, e thėnė ndryshe, kėta ekspertė nuk kanė asnjė dyshim se ajo qė sheh autori amerikan nė veprėn "Darka e Fundit", nuk ėshtė aspak ajo qė ka pasur ndėr mend tė shprehė piktori gjenial dhe qė gjithēka lexohet nė librin "Kodi Da Vinēi" ėshtė thjesht fryt i fantazisė sė Dan Braun dhe autorėve qė kishin shkruar pėrpara tij lidhur me kėtė temė.


Misteri sipas Dan Broun


Nė vija tė trasha, nė romain "Kodi Da Vinēi", Dan Braun hedh tezėn se kisha katolike, pėr arsye qė kishin tė bėnin me prestigjin e saj dhe mėnyrėn si kėrkonte ta servirte veten nė sytė e besimtarėve, qė nė kohėt e hershme kishte marrė masa pėr fshehjen e njė serie tė vėrtetash. Kryesorja mes tyre ishte zbehtėsimi, nė mos zhdukja e rolit tė Maria Magdalenės, bashkėshortes sė Krishtit, nė gjithė historinė e kishės katolike. Sipas Dan Braun, institucioni fetar i druhej mundėsisė sė shenjtėrimit tė femrės brenda tij dhe sidomos pasi diēka e tillė do tė sfidonte drejtpėrdrejt rolin e Shėn Pjetrit, kryesorit mes 12 apostujve tė Krishtit dhe themeluesit tė kishės katolike. Nė roman nėnvizohet fakti se nė ēastin e kryqėzimit Maria Magdalena ishte shtatzėnė dhe priste njė fėmijė nga Krishti. Menjėherė pas vdekjes sė tij, gruaja shtatzėnė udhėtoi drejt Francės ku u strehua nga hebrenjtė e Marsejės, qytet ku edhe nxori nė dritė vajzėn e tyre tė cilėn e quajti Sara, duke i hapur rrugė njė vije pasardhėsish tė Krishtit. Fryt i bashkimit mes Jezu Krishtit e Maria Magdalenės do ishte edhe ajo qė njihet nė Francė si dinastia e Merovinėve.


Nė tė dy versionet, nė atė qė jep zyrtarisht kisha katolike dhe atė qė shtjellohet te "Kodi Da Vinēi", elementi kyē ėshtė Grahali i Shenjtė. Nė Bibėl mėsohet se Grahali i Shenjtė ėshtė kupa me fuqi mrekullibėrėse qė pėrdori Krishti gjatė darkės sė fundit, nė tė cilin parashikoi se njė prej ndjekėsve tė tij mė tė afėrt do ta tradhtonte. Gjithashtu, nė librin e shenjtė tė tė krishterėve nuk thuhet asgjė pėr ndonjė lidhje martesore tė mundshme tė Jezu Krishtit dhe aq mė tepėr pėr ekzistencėn e njė fėmije. Krejt e kundėrta ndodh nė veprėn e Dan Braun. Pėr tė Grahali i Shenjtė nuk ėshtė njė kupė apo enė e ēfarėdoshme, por njė grua dhe pikėrisht Maria Magdalena, gruaja qė i dha jetė fėmijės sė Krishtit dhe njėherėsh vijės sė pandėrprerė deri sot tė pasardhėsve tė tij. Sipas thrillerit tė autorit amerikan edhe vetė emri i tij (nė frėngjishten e vjetėr quhet San Greal, manipulim i Sang Real) nuk do tė thotė tjetėr veē gjak mbretėror. Nė kėtė mėnyrė, nė bestsellerin amerikan arrihet nė pėrfundimin se nuk bėhet fjalė pėr njė kupė, por pėr disa dokumente qė vėrtetojnė kėtė vijė gjaku mbretėrore me pikėnisje Jezu Krihtin dhe Maria Magdalenėn. Ekzistenca e kėtij vijimi tė pasardhėsve tė tė Krishtit qe njė sekret qė u zbulua nga kryqtarėt pas pushtimit tė Jerusalemit nė vitin 1099 dhe do tė ruhej me fanatizėm tė skajshėm nga dy organizata po aq tė mistershme dhe sekrete sa vetė historia e Grahalit tė Artė: Priorati i Sionit dhe Kalorėsitė e Tempullit, tė cilėt njihen ndryshe si tempullarėt.


Priorati i Sionit dhe tempullarėt


Priorati pėrshkruhet si njė shoqėri sekrete mjaft misterioze e themeluar nė shekullin XI (mė saktėsisht nė vitin 1099 pas Krishtit), pikėrisht me qėllimin pėr tė ruajtur sekretin qė fshihte nga sytė e kishės katolike pasardhėsit e drejtpėrdrejtė tė Jezu Krishtit dhe Maria Magdalenės. Gjatė gjithė historisė sė tij ky urdhėr misterioz ėshtė drejtuar nga "Mjeshtrit e Mėdhenj", tė cilėt ishin edhe ndėr njerėzit mė tė ndritur tė epokave nė tė cilat jetuan. Pėr t‘u veēuar mes tyre janė Viktor Hygoi, Isak Njutoni apo Leonardo Da Vinēi.


Mė shumė gjėra dihen pėr Kalorėsit Tempullarė, urdhri tjetėr sekret i krijuar nga Priorati i Sionit, i konceptuar si krahu i tij ushtarak qė njėherėsh kujdesej pėr financat e tij. Tempullarėt patėn fillesa mjaft tė vėshtira, por brenda shumė pak kohėsh u bėnė njė fuqi e madhe ekonomike e ushtarake, qė pranonte tė merrte urdhra vetėm nga Papa. Nė tė vėrtetė qenė njė shtet pa territor nė zotėrim, i cili e kishte kryeqytetin nė Paris, nė "Kullėn e Tempullit" (tani e shkatėrruar). Fillimisht detyra e tyre qe tė mbronin pelegrinėt qė udhėtonin drejt Tokės sė Shenjtė, por shumė shpejt u bėnė armatė e pėrzgjedhur, njė forcė e posaēme e krishterimit. Ishin shumė popullorė pėr tė paktėn dy shekuj. Mė pas, me rėnien e mbretėrimit tė frankėve nė Tokėn e Shenjtė, u kthyen nė njė organizatė tė sikletshme - ndoshta edhe shumė tė rrezikshme - pikėrisht pasi nga njėra anė ishin zgjeruar sė tepėrmi duke dalė jashtė ēdo kontrolli, dhe sė dyti, pasi nė synimet e saj nuk vėrehej mė ai pėr tė cilėn qe krijuar, pra thjesht mbrojtja e pelegrinėve qė udhėtonin drejt Jerusalemit. Ēelėsi i kėtij suksesi fshihej nė faktin se ata shikoheshin si organizatė qė fshihte njė sekret shumė tė madh, i cili, me gjithė shkatėrrimin e urdhrit tė tyre, arriti tė transmetohej brez pas brezi nė mėnyrė tė fshehtė dhe shumė tė rezervuar. Persekutimet qė pėsuan, sipas shumė mbėshtetėsve tė teorive komplotiste (mes tė cilėve edhe Dan Braun), nuk kishin pasur qėllime politike e ekonomike, por tė tjera e shumė mė tė rėndėsishme: tė bėnin tė heshtte njė tė vėrtetė tė lashtė. Tempullarėt ishin ngarkuar nga Priorati i Sionit tė ruanin sekretin e pasardhėsve tė Krishtit dhe tė garantonin hipjen nė fuqi tė dinastisė sė shenjtė Meroviniane, e cila nė fakt mbretėroi nga viti 447 nė 751 tė erės sonė nė fronet e Evropės dhe tė Jerusalemit. Kisha katolike u pėrpoq t‘i vriste tė gjithė pasardhėsit e kėsaj dinastie dhe mbrojtėsit e tyre nė mėnyrė qė tė mbante nė fuqi trashėgiminė apostolike tė Shėn Pjetrit nė vend tė trashėgimisė heretike tė Maria Magdalenės.


"Darka e Fundit", ēelėsi i sekretit tė Da Vinēit


Ēelėsin e vėrtetimit tė gjithė teorisė sė tij Dan Braun e mbėshtet te zgjidhja e enigmės qė fsheh brenda saj piktura e famshme "Darka e Fundit" e Leonardo da Vinēit. Duke qenė se renditet si njė ndėr Mjeshtrit e Mėdhenj tė urdhrit tė Prioratit tė Sionit, mund tė supozohet lehtė se gjeniu italian ishte nė dijeni tė gjithēkaje, kishte tė bėnte me Grahalin e Artė, Maria Magdalenėn dhe pasardhėsit e tyre. Ėshtė pikėrisht kjo edhe arsyeja pėr tė cilėn, sipas Dan Braun, Da vinēi nė tė djathtė tė Jezu Krishtit nuk ka pikturuar Gjon Pagėzorin, njė ndėr 12 apostujt, siē mendohet gjerėsisht, por pikėrisht Maria Magdalenėn. Kjo gjė mund tė vėrehet fare lehtė, mėsohet nė roman, duke vėrejtur me kujdes trajtat mjaft femėrore tė kėsaj figure. Njė element tjetėr qė e pėrforcon edhe mė tej kėtė teori ėshtė mungesa nė kuadėr e asaj qė mund tė jetė Grahali i Artė. Nuk vėrehet asnjė kupė apo enė, e cila mund tė jetė kupa e shenjtė qė pėrdori Jezusi gjatė darkės sė tij tė fundit. Me pak fjalė, kupa nuk ishte gjė tjetėr, veē Maria Magdalena, gruaja qė nė trupin e saj bartte gjakun e Krishtit (fėmijėn e tij). Kjo tezė pėrforcohet mė tej falė germės "V" qė mund tė ravijėzohet fare lehtė duke vėrejtur konturet e krijuara nga pozicionimi i trupave tė Krishtit e Maria Magdalenės (Shėn Pjetrit). Gjithashtu veshjet e tė dyve (po marrim tė mirėqenė se nė kuadėr ėshtė pikturuar Maria Magdalena) janė tė kombinuara nė atė mėnyrė qė tė plotėsojnė njėra-tjetrėn: Krishti mban veshur njė fanellė tė kuqe mbi tė cilėn ka hedhur njė pelerinė ngjyrė blu, ndėrkohė qė bluza e Maria Magdalenės ėshtė blu e mbuluar pėrgjysmė nga njė pelerinė e kuqe. Me shumė gjasa, mėsohet nė libėr, simbolizojnė dy pjesėt e barta tė martesės. Analizimi mė i detajuar i kuadrit shfaq edhe njė element tjetėr qė ka hapur mjaft diskutime, nė rast se figura e Maria Magdalenės zhvendoset nė krahun tjetėr tė kuadrit, pėrkrah Jezusit, koka e saj mbėshtetet nė mėnyrė tė pėrsosur nė supin e kėtij tė fundit. Dan Braun nuk ka asnjė dyshim se Leonardo da Vinēi, si Mjeshtėr i Madh i urdhrit tė Prioratit tė Sionit ishte nė dijeni tė gjithė sė vėrtetės dhe i ka pėrdorur tė gjithė kėta elementė pėr tė transmetuar nė mėnyrė tė koduar martesėn mes Krishtit e Maria Magdalenės dhe rolin e kėsaj tė fundit nė jetėn e atij vetė e atė tė kishės katolike, krejt e kundėrta e asaj qė lexohet nė librat kanonikė tė Vatikanit.


Zbulimi i fundit


Por ekspertėt e artit kanė arritur nė njė pėrfundim krejt tė ri lidhur me identitetin e mundshėm tė njeriut tė vendosur nė kuadrin "Darka e Fundit" nė krahun e djathtė tė Jezu Krishtit, rezultat qė e trondit nga themelet gjithė teorinė ku Dan Braun ka bazuar tezėn e tij. Nė fakt ishte rėnė dakord prej kohėsh qė edhe pse pėrfaqėsonte Gjon Pagėzorin, trajtat e portretit qenė mjaft femėrore, gjė qė nė njėfarė mėnyre bėnte tė besueshme tezėn e hedhur nga Dan Braun. Qė portreti i kėtij personi kishte trajta mjaft tė theksuara femėrore ishte rėnė dakord edhe nga ana e specialistėve tė artit, sidomos pasi u pranua nga tė gjithė se fytyra e tij ngjante nė mėnyrė mbresėlėnėse me atė tė Shėn Mėrisė nė kuadrin "Virgjėresha e Shkėmbinjve". Megjithatė specialistėt e artit shpjegonin se nė atė kohė ishte mjaft nė modė pėrshkrimi i djemve nė moshė tė re me trajta tė zbutura femėrore dhe pikėrisht ngjashmėria mes dy fytyrave pėrdorej si argument pėr tė provuar se bėhej fjalė pėr Gjon Pagėzorin. Por cili ėshtė nė tė vėrtetė njeriu i pikturuar nė tė djathtė tė Jezu Krishtit pėr tė cilin Dan Braun nuk ka asnjė dyshim se ėshtė Maria Magdalena, ndėrkohė qė ekspertėt e artit e pėrcaktojnė si Gjon Pagėzorin. Njihet mjaft mirė fakti qė Leonardo Da Vinēi nuk u ka vėnė emra tė pranishmeve nė "Darkėn e Fundit", gjė qė ėshtė edhe motivi kryesor i hamendėsimeve tė shumta qė hidhen lidhur me identitetin e tyre. Teoria mė e fundit, e publikuar pėrpara pak ditėsh nė emisionin "Voyager" tė kanalit televiziv "Rai" nga gazetari Roberto Giacobbo, te njeriu pėrkrah Jezusit nuk sheh as Maria Magdalenėn as Gjon Pagėzorin, por Shėn Mėrinė, nėnėn e Krishtit. Shenjtoren qė i dha jetė dhe qė i qėndroi pėrkrah deri nė ēastin e fundit tė ekzistencės. Sipas ekspertėve tė artit qė mbėshtesin kėtė tezė, prova e pakundėrshtueshme vjen thjesht duke i mbivendosur portretet mbi njėri-tjetrin: ngjashmėria ėshtė mbresėlėnėse (shih ilustrimin nė figurė). Te "Darka e Fundit", Da Vinēi ka riprodhuar nė mėnyrė besnike portretin e Shėn Mėrisė sė "Virgjėreshe e Shkėmbinjve". Pėr shkak tė ekspozimit pėr njė kohė tė gjatė ndaj agjentėve atmosferikė (kisha ku ruhet edhe sot ėshtė bėrė dy herė pre e bombardimeve dhe kuadri ka mbetur pėr njė kohė mjaft tė gjatė krejt i zbuluar) portreti i "Darkės sė Fundit" ėshtė zbehur mjaft dhe ka humbur mjaft nga origjinaliteti fillestar, megjithatė ekspertėt nuk kanė asnjė dyshim pėr ngjashmėrinė. Njė pohim i tillė, nė rast se do tė rezultonte i vėrtetė, do tė hidhte poshtė tė gjithė teorinė mbi tė cilėn ėshtė ngritur thrilleri i Dan Braun. Leonardo nuk pasur qėllim tė transmetojė asnjė mesazh apo kod tė fshehtė, asgjė qė do tė vinte Maria Magdalenėn nė qendėr tė komploteve tė kishės dhe ekzistencėn e njė linje pasardhėsish tė Krishtit. Ka tė ngjarė qė gjėrat tė jenė shumė mė tė thjeshta: tė ketė dashur qė nė ēastet e fundit tė jetės sė Krishtit, pėrkrah t‘i vendoste gruan qė e mbėshteti nė gjithēka dhe i qėndroi pranė deri nė ēastin e fundit.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard