Victoria Beckham do te jete e pranishme ne ekran me nje spektakel mode. Manaxheri i saj po ben plane per te rikthyer ne vemendje te publikut ate dhe personazhet e grupit te vjeter anglez Spice Girls. Victoria, bashkeshortja e ish kapitenit te kombetares angleze, ne fakt gjithnje ka qene nen vemendjen e paparaceve. Sot, nena e tre femijeve gezon serish linja perfekte dhe tashme eshte shnderruar edhe ne nje ikone te modes per modelet e flokeve, apo stilimet e veshjeve.
Menaxheri i ish grupit anglez Spice Girls, Simon Fuller, ka bere te ditur se po pergatit nje spektakel televiziv mode per ish anetaren e grupit, Viktoria Beckham. "Do te jete me serioze sesa nje reality shoe por do te jete edhe argetuese sepse Vikctoria eshte e tille" tha ai per revisten "Broadcast". Fuller, eshte menaxher i Victorias dhe bashkeshortit te saj David Beckham. Ai eshte gjithashtu pergjegjes per spektaklin "Pop Idol and American Idol". Gjate nje interviste, Fuller, 46 vjeē, tha se kishte ndermend edhe nje tjeter plan televiziv me nje tjeter kengetare te ish grupit Spice Girls dhe behet fjale per Emma Bunton. "Emma deshiron te depertoje ne TV. Ajo ka ndjekur me shume pasion nje shkolle drame kohet e fundit. Dhe do t'i japim mundesi te interpretoje" ka zbuluar ish menaxheri i vajzave Spice. Vicktoria Beckham kohet e fundit ka ndryshuar teresisht pamjen e saj, qe eshte perqendruar pikerisht tek ndryshimi i modelit te flokeve. Ajo eshte fotografuar me floke te prere shkurt rreze qafes. Stilistja e saj ka vene ne dukje se floket e prere shkurt i ngjajne shume bukur sepse ajo ka shpatulla te bukura dhe nje qafe perfekte. Ish kengetarja e grupit grupit anglez Spice Girls, eshte nje apasionante e modes. Modelet e perdorura prej saj, jo vetem te rrobave por edhe te flokeve jane imituar menjehere nga te rinjte ne Angli. Qe pas shperberjes se grupit Spice, Girl Victoria eshte perqendruar me shume ne fushen e modes. Sipas shtypit, Beckham eshte marre rregullisht me fitniss pas lindjes se djalit te trete per te fituar linjat e meparshme. Ajo ia ka dale mbane perderisa vetem nje muaj pas lindjes se femijes ne fotografite e fiksuara nga paparacet u komentua se kishte fituar elegancen e meparshme. Zonja Beckham eshte renditur shpeshhere ne klasifikimet e femrave me te bukura perkrah aktoreve te famshme si Anxhelina Zholi apo Catherine Zetta Johns. Por Victoria Beckham nuk ka mbetur pa u perfolur edhe per skandale ne faqet e shtypit britanik. Vetem pak dite me pare ajo eshte fotografuar duke dale e dehur nga nje klub nate e shoqeruar me miqte e saj ne Londer. Gjithēka ka ndodhur ndersa bashkeshorti i saj vazhdon turin e tij sportiv ne Madrid. Ajo kishte veshur nje fustan ngjyre te erret te stiluar ngjitur pas trupit.