Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Barcelona: Vendoset ndaj Verderit!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Barcelona: Vendoset ndaj Verderit!
Permalink   


Barcelona i druhej hapit fals dhe ashtu ndodhi, kur Ēelsi barazoi nė minutėn e tretė shtesė qė u siguroi barazimin 2-2 nė njė takim tė ndezur nė "Kamp Nou". U duk se katalanasit i vunė poshtė armiqtė e vjetėr nė njė ndeshje emocionuese, por nervoze tė martėn, duke marrė dy herė kryesimin, por nė tė dyja rastet miqtė janė pėrgjigjur duke rikthyer barazpeshėn. Deko kaloi nė epėrsi Barēėn me njė diagonale tė fuqishme afėr zonės nė minutėn e 3-tė, duke bėrė qė vendėsit tė kontrollonin lojėn nė 30 minutat e para. Por Ēelsi e rriti lojėn nė fundin e pjesės sė parė dhe Frank Lampard projektoi njė gol tė shkėlqyer "alla Ravaneli", duke kaluar topin mbi portierin katalanas nga njė kėnd shumė i ngushtė nė fillimin e pjesės sė dytė. Eidur Gudjohnsen, ish-militanti i "bluve", realizoi dėshirėn e shprehur para takimit duke u shėnuar gol ish-shokėve, gol qė i riktheu epėrsinė Barēės gjashtė minuta mė vonė. Por londinezėt nuk u dorėzuan dhe goli i Drogbasė nė kohėn e shtesė u siguroi anglezėve pikėn e mjaftueshme qė pothuajse i kualifikon nė 1/8. Do tė duhej ndonjė ēmenduri qė Ēelsi tė mos arrijė kualifikimin, kurse tani pėr Barēėn nuk ka mė tolerancė gabimi. Barazimi i la kampionėt nė fuqi tė Europės nė vendin e tretė tė grupit A, dy pikė mė pak se Verder Bremen dhe pesė nga Ēelsi. Katalanasit duhet tė fitojnė dy ndeshjet e fundit, transfertėn nė Levskin e Sofjes dhe Verderin nė Spanjė, qė tė sigurojnė biletėn nė fazėn e parė me eliminim. "Mė vjen shumė keq qė goli im nuk shėrbeu pėr asgjė, - tha Deko pėr gazetarėt. - Tani s'na mbetet alternativė tjetėr, veēse tė fitojmė kundėr Levskit dhe tė luftojmė me gjithēka kundėr Verderit". Edhe adoleshenti argjentinas, Lionel Mesi, ėshtė shprehur i hidhėruar pėr humbjen e dy pikėve. "Ne bėmė gjithēka pėr tė fituar ndeshjen, por kėtė herė fati ishte nė anėn e Ēelsit". Si gjithmonė, edhe kėtė herė pėrballja u karakterizua nga polemika midis dy kampeve qė janė takuar gjashtė herė deri tani nė kėtė kompeticion nė tri sezonet e fundit. Lojtarėt e Barcelonės dhe trajneri Frenk Rajkard akuzuan Ēelsin se pėrdori mėnyra tė pandershme pėr t'u mohuar fitoren katalanasve. "Lojtarėt e Ēelsit na provokonin duke na shtyrė dhe me komente. Drogba mezi priste tė simulonte dhe i kėrkonte vazhdimisht gjyqtarit tė na ndėshkonte me karton", - ka deklaruar kapiteni i Barēės, Pujol.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard