Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Fergusoni synon triumfin nė Champions


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Fergusoni synon triumfin nė Champions
Permalink   


KOPENHAGEN - MANĒESTER JUNAJTID (20:45)
- Kopenhageni kėrkon golin e parė dhe fitoren e parė nė kėtė debutim nė Ligėn e Kampioneve.
- Kopenhageni ka fituar vetėm dy nga nėntė ndeshjet europiane tė luajtura nė shtėpi dhe nuk ka fituar asnjė nga tri duelet me ekipet angleze.
- Transferta e vetme e Manēesterit kundėr njė ekipi danez pėrfundoi me fitoren 6-2 kundėr Brondbit nė Kupėn e Kampioneve 1998-99. Nė tri ndeshje kundėr ekipeve daneze, Manēesteri ka shėnuar 14 gola dhe ka pėsuar vetėm dy.
- Junajtidi nuk ka shėnuar gol nė pesė nga shtatė transfertat e fundit nė Ligėn e Kampioneve.
Gjyqtar: Volfgang Shtark (Gjermani)



Sėr Aleks Ferguson i ka vėnė syrin trofeut tė Ligės sė Kampioneve pėr tė paktėn edhe njė herė pėrpara se tė mbyllė kapitullin me Manēester Junajtid. Skocezi po u afrohet 20 viteve nė krye tė titanėve tė "Old Traffordit", qė i ka ndihmuar tė mbushin panteonin e trofeve. Fergusoni e provoi lavdinė europiane mė 1999-n, nė finalen kundėr Bajernit, por klubi nuk ka arritur ta pėrsėrisė kėtė sukses nė sezonet e fundit. Manēesteri duket se i ka kartat e duhura pėr t'u kualifikuar pėr fazėn tjetėr dhe Fergusoni e ka bėrė tė qartė se dėshiron tė shijojė suksesin nė njė nga tavolinat mė luksoze tė futbollit europian. "Prioriteti ynė ėshtė qė tė paraqitemi nė mirė nė Ligėn e Kampioneve dhe kjo nuk do tė ndryshojė nė kėtė klub, sepse Europa ėshtė njė motivim pėr ne gjatė gjithė kohės, - tha ai. - Nė periudhėn time te Junajtidi duhet tė kishim bėrė mė mirė. Nė disa vite kemi qenė tė pafat, nė disa tė tjera e lamė tė na shpėtonte nga duart, kurse vitet e fundit nuk kemi qenė nė lartėsinė e duhur. Por me pak fjalė, duhej tė kishim fituar tė paktėn njė Kupė Europe mė tepėr gjatė drejtimit tim nė kėtė klub dhe shpresoj qė njė gjė tė tillė ta bėjmė para se tė largohem".
Mungesat - Manēester Junajtid do tė jetė pa Rajan Gigs dhe Luis Sahan nė ndeshjen e grupit F kundėr Kopenhagenit sot. Nė faqen zyrtare tė klubit shkruhej se ata qė nuk do tė udhėtojnė me ekipin pėr nė kryeqytetin danez, janė mesfushori Gigs qė pėsoi tėrheqje, mbrojtėsi Nevill me dėmtim nė pulpė dhe sulmuesi Saha me probleme nė gju. Junajtidi, qė ka pikėt maksimale pas tri ndeshjeve, duhet tė fitojė qė tė sigurojė vendin pėr nė 1/8. Patrik Evra, qė pėsoi njė dėmtim nė kavilje nė fitoren 4-0 kundėr Boltonit tė shtunėn, ėshtė rikuperuar nė kohė pėr t'u bashkuar me skuadrėn.
Nevill - Mbrojtėsi i Junajtidit, Geri Nevill, beson se ekipi po korr frytet e lojės konsistente gjatė tetė muajve tė fundit. "Djajtė e kuq" humbėn vetėm njė nga 14 ndeshjet e fundit nė sezonin e kaluar dhe e kanė mbajtur kėtė formė tė mirė edhe nė kėtė sezon, qė pėr Nevillin kjo ėshtė arsyeja pse Manēesteri po fluturon lart si nė kampionat, ashtu edhe nė Europė. "Tani jemi shumė mė tepėr konsistentė. Sezonin e kaluar filluam tė luanim mirė nė muajt e fundit, edhe pse nuk kishte mbetur ndonjė trofe pėr tė luftuar. E kemi vazhduar atė formė edhe nė kėtė sezon dhe jemi bėrė edhe mė tė fortė. Ka akoma shumė ndeshje pėr tė fituar, pėrpara se tė themi qė jemi nė garė pėr titullin kampion. Por tani i kemi dhėnė vetes njė mundėsi shumė tė mirė, meqė nuk jemi 12 pikė mbrapa kryesuesve, siē ka ndodhur nė fillimin e dy sezoneve tė fundit".

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard