Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kasano, gati rikthimi nė Itali


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kasano, gati rikthimi nė Itali
Permalink   


Duket se ka mbėrritur nė "stacionin e fundit" martesa mes Antonio Kasanos dhe Real Madridit. Pasi ėshtė braktisur edhe nga mėsuesi i tij, Fabio Kapelo, dhe ėshtė lėnė jashtė organike pėr arsye disiplinore, talenti nga Bari po mendohet seriozisht tė largohet nga Spanja. Pista Milan pėr momentin duket mė e pėrshkueshmja.
Duhej tė kishte qenė trampolina e tij e katapultimit, pasi mbėrriti nė janarin e kaluar nė njė gjendje tė pashpresė fizike dhe nuk pati pėr asnjė moment marrėdhėnie tė mira me trajnerin Lopez Karo: me Realin qėndroi njė kohė tė gjatė nė stol, shėnoi pak gola dhe atje e mbajti vetėm shpresa se do tė ritakohej me Fabio Kapelon. Fati deshi qė ata tė dy tė takoheshin sėrish pėr njė tjetėr aventurė tė pėrbashkėt, kėsaj here te "merengesit": Kapelo, pėr tė fituar sėrish nė Madridin qė e do aq shumė, dhe Antonio Kasano pėr t'u kthyer nga talent nė kampion tė vėrtetė. Por pas nėntė muajsh nė Spanjė, asgjė prej kėtyre nuk ka ndodhur pėr sulmuesin: Kasano nuk i ka mbajtur premtimet dhe pėr mė tepėr ėshtė grindur me atė qė kishte ditur ta kontrollonte mė mirė se askush tjetėr nė kohėt e Romės, me Fabio Kapelon, i cili e ka nxitur vendimin e klubit pėr ta lėnė lojtarin jashtė organike pėr mungesė disipline karshi trajnerit. Akuzat pėr mosmirėnjohje qė Kasano i ka bėrė trajnerit tė tij, e largojnė gjithnjė e mė shumė nga Madridi.
"Nuk e di nėse Kasano do tė luajė sėrish te Reali", - ka thėnė pa u menduar dy herė Predrag Mijatoviēi, duke lėnė tė nėnkuptohet se lojtari mund tė ****et qė nė janar. Futbollisti, i blerė nga Reali 5 milionė euro, mund tė jetė njė mundėsi e mirė pėr skuadrat qė synojnė tė pėrforcojnė sulmin. Klubi i Kalderonit nuk mund tė pretendojė pėr njė shifėr mė tė madhe se ajo qė ka shpenzuar. Nė kėtė pikė, Milani mund tė jetė i interesuar pėr kėtė ēėshtje, duke qenė se nga ana tekniko-taktike, skuadra e Anēelotit ka nevojė pėr njė sulmues tė dytė tė karakteristikave tė Kasanos, pėr shkak edhe tė gjysmėblofit, tė paktėn nė kėtė fazė tė parė tė kampionatit, tė brazilianit Oliveira, i cili ka shėnuar vetėm nė ndeshjen e debutimit. Dhe atėherė ja qė pista Milan pėr talentin ende tė pashprehur tė futbollit italian, mund tė shfaqet si mė e qartė nė horizont, pasi Anēeloti kohė mė parė nuk e fshehu faktin se lojtari i pėlqen. Mbeten edhe pak muaj pėr tė parė nėse kjo ēėshtje mund tė realizohet apo jo, por sido qė tė jetė, Kasano duket gjithnjė e mė larg Spanjės.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard