Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kasano, gati rikthimi në Itali


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kasano, gati rikthimi në Itali
Permalink   


Duket se ka mbërritur në "stacionin e fundit" martesa mes Antonio Kasanos dhe Real Madridit. Pasi është braktisur edhe nga mësuesi i tij, Fabio Kapelo, dhe është lënë jashtë organike për arsye disiplinore, talenti nga Bari po mendohet seriozisht të largohet nga Spanja. Pista Milan për momentin duket më e përshkueshmja.
Duhej të kishte qenë trampolina e tij e katapultimit, pasi mbërriti në janarin e kaluar në një gjendje të pashpresë fizike dhe nuk pati për asnjë moment marrëdhënie të mira me trajnerin Lopez Karo: me Realin qëndroi një kohë të gjatë në stol, shënoi pak gola dhe atje e mbajti vetëm shpresa se do të ritakohej me Fabio Kapelon. Fati deshi që ata të dy të takoheshin sërish për një tjetër aventurë të përbashkët, kësaj here te "merengesit": Kapelo, për të fituar sërish në Madridin që e do aq shumë, dhe Antonio Kasano për t'u kthyer nga talent në kampion të vërtetë. Por pas nëntë muajsh në Spanjë, asgjë prej këtyre nuk ka ndodhur për sulmuesin: Kasano nuk i ka mbajtur premtimet dhe për më tepër është grindur me atë që kishte ditur ta kontrollonte më mirë se askush tjetër në kohët e Romës, me Fabio Kapelon, i cili e ka nxitur vendimin e klubit për ta lënë lojtarin jashtë organike për mungesë disipline karshi trajnerit. Akuzat për mosmirënjohje që Kasano i ka bërë trajnerit të tij, e largojnë gjithnjë e më shumë nga Madridi.
"Nuk e di nëse Kasano do të luajë sërish te Reali", - ka thënë pa u menduar dy herë Predrag Mijatoviçi, duke lënë të nënkuptohet se lojtari mund të ****et që në janar. Futbollisti, i blerë nga Reali 5 milionë euro, mund të jetë një mundësi e mirë për skuadrat që synojnë të përforcojnë sulmin. Klubi i Kalderonit nuk mund të pretendojë për një shifër më të madhe se ajo që ka shpenzuar. Në këtë pikë, Milani mund të jetë i interesuar për këtë çështje, duke qenë se nga ana tekniko-taktike, skuadra e Ançelotit ka nevojë për një sulmues të dytë të karakteristikave të Kasanos, për shkak edhe të gjysmëblofit, të paktën në këtë fazë të parë të kampionatit, të brazilianit Oliveira, i cili ka shënuar vetëm në ndeshjen e debutimit. Dhe atëherë ja që pista Milan për talentin ende të pashprehur të futbollit italian, mund të shfaqet si më e qartë në horizont, pasi Ançeloti kohë më parë nuk e fshehu faktin se lojtari i pëlqen. Mbeten edhe pak muaj për të parë nëse kjo çështje mund të realizohet apo jo, por sido që të jetë, Kasano duket gjithnjë e më larg Spanjës.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard