Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Greku pranon trafikimin nga Shqipėria tė 16 kileve heroinė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Greku pranon trafikimin nga Shqipėria tė 16 kileve heroinė
Permalink   


Shtetasi grek Stavro Papamihali, 28 vjeē, ka pranuar para hetuesve tė Krimeve tė Rėnda, tentativėn e trafikimit tė 16 kilogramėve heroinė nga Shqipėria nė drejtim tė Greqisė. Nė njė kohė qė dosja nė ngarkim tė tij pritet qė sė shpejti tė dėrgohet pėr gjykim, Papamihali ka deklaruar se kishte marrė pėrsipėr trafikimin e lėndės narkotike, pasi ishte kėrcėnuar me jetė nga dy shqiptarė. "Mė thanė qė do tė mė vrasin, nėse nuk e realizoja transportimin e heroinės", mėsohet tė ketė deklaruar 28-vjeēari grek para hetuesve tė ēėshtjes. Por pavarėsisht kėsaj alibie, nuk dihet se kush janė kėta shqiptarė qė e kanė kėrcėnuar. Sipas burimeve pranė organit tė akuzės, greku ėshtė shprehur se nuk ua dinte emrat, duke deklaruar vetėm pėrshkrimin fizik. Ndėrkohė, bashkė me shtetasin grek, akuzohet edhe njė shqiptare, Elena Gjino, 30 vjeēe nga Saranda, e cila ka qenė sė bashku me Papamihalin nė momentin kur policia u ka gjetur sasinė e drogės nė autoveturėn, nė tė cilėn udhėtonin drejt Greqisė. Papamihali dhe Gjino janė arrestuar nė muajin shkurt tė kėtij viti, pasi policia e Doganės sė Kakavijės gjeti nė autoveturėn e tyre tip "Renault Meganė", 16 kilogram lėndė narkotike e llojit heroinė. ga.ja

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard