Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Greku pranon trafikimin nga Shqipëria të 16 kileve heroinë


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Greku pranon trafikimin nga Shqipëria të 16 kileve heroinë
Permalink   


Shtetasi grek Stavro Papamihali, 28 vjeç, ka pranuar para hetuesve të Krimeve të Rënda, tentativën e trafikimit të 16 kilogramëve heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Në një kohë që dosja në ngarkim të tij pritet që së shpejti të dërgohet për gjykim, Papamihali ka deklaruar se kishte marrë përsipër trafikimin e lëndës narkotike, pasi ishte kërcënuar me jetë nga dy shqiptarë. "Më thanë që do të më vrasin, nëse nuk e realizoja transportimin e heroinës", mësohet të ketë deklaruar 28-vjeçari grek para hetuesve të çështjes. Por pavarësisht kësaj alibie, nuk dihet se kush janë këta shqiptarë që e kanë kërcënuar. Sipas burimeve pranë organit të akuzës, greku është shprehur se nuk ua dinte emrat, duke deklaruar vetëm përshkrimin fizik. Ndërkohë, bashkë me shtetasin grek, akuzohet edhe një shqiptare, Elena Gjino, 30 vjeçe nga Saranda, e cila ka qenë së bashku me Papamihalin në momentin kur policia u ka gjetur sasinë e drogës në autoveturën, në të cilën udhëtonin drejt Greqisë. Papamihali dhe Gjino janë arrestuar në muajin shkurt të këtij viti, pasi policia e Doganës së Kakavijës gjeti në autoveturën e tyre tip "Renault Meganë", 16 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë. ga.ja

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard