Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Korrupsioni tė trajtohet urgjentisht”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Korrupsioni tė trajtohet urgjentisht”
Permalink   


Zyrtarja e Departamentit tė Shtetit Colleen Graffy vlerėsoi nė njė intervistė ekskluzive pėr Gazeta Shqiptare se forcat politike nė Shqipėri duhet tė gjejnė mėnyrėn pėr tė bashkėpunuar dhe tė shtojnė pėrpjekjet nė luftėn kundėr korrupsionit. Sipas saj, kėtij qėllimi i shėrben edhe programi i Sfidave tė Mijėvjeēarit ku Shqipėria ėshtė pėrfshirė nė program. Duke vėnė nė dukje tre shtyllat kryesore ku mbėshtetet programi, zonja Graffy bėri tė qartė se Shqipėria duhet tė plotėsojė nė kohė kėto detyrime, sepse kjo ėshtė njė nga sfidat kryesore pėr integrimin nė NATO dhe BE.
Programi i Sfidave tė Mijėvjeēarit sapo ka filluar pėr Shqipėrinė dhe do tė vazhdojė pėr dy vitet e ardhshme. Pse e aprovuat aplikimin e Shqipėrisė pėr kėtė program?
Sikurse jam e sigurt qė ju e dini, programi i Sfidės sė Mijėvjeēarit, ėshtė njė program qė synon tė shpėrblejė vendet qė qeverisen nė mėnyrė tė drejtė, nė vendet ku investohet tek njerėzit dhe nė vendet qė janė tė pėrgjegjshme. Nė vend qė tė jepet thjesht njė ndihmė dhe kaq, kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė ndihmuar kėto vende qė tė arrijnė ndryshimet pėr tė arritur demokratizimin dhe pėrparimin ekonomik. Ishte vetė Shqipėria qė pėrcaktoi synimet pėr kėtė program, pėrmes tė cilave kėrkon tė arrijė pėrparimin ekonomik nė tė mirė tė qytetarėve tė saj.
Programi pėrfshin tre fusha: reformėn nė administratėn e tatimeve, nė prokurimin publik dhe regjistrimin e bizneseve. Secili prej kėtyre pėrbėrėsve, pasi tė implementohen do tė sjellin njė ndryshim tė dukshėm nė jetėn si tė popullit shqiptar ashtu edhe tė vetė vendit. Pėrshembull, ideja e “one stop shop” ėshtė njė mėnyrė, nėpėrmjet tė cilės bizneset mund tė investojnė nė vendin e tyre me lehtėsi pėrmes njė procesi transparent dhe besim nė kėtė proces. Qė tė bėjė pėrparim, Shqipėrisė i duhen investime. Atėherė biznesmenėt kanė nevojė pėr pėrgjegjshmėri, ērrėnjosje tė korrupsionit dhe njė proces tė drejtė nė mėnyrė qė kėta tė fundit, pra bizneset, tė duan tė investojnė nė vendin tuaj.
Nė fund fare mė konkretisht cilat do tė jenė tė mirat, pėrfitimet e Shqipėrisė nė pėrfundim tė kėtij programi dy vjeēar?
Pėrfitimet e drejtpėrdrejta janė qė kur bizneset investojnė nė vendin tuaj, krijohen vende tė reja pune. Taksat do tė arrijnė tė mblidhen siē duhet, tė ardhurat nga tatimet shkojnė pėr investime pėrshembull nė sektorin e shėndetėsisė apo arsimit. Kėshtu qė gjatė gjithė procesi ka investime tė drejtpėrdrejta qė vijnė nga kėto investime nė vendin tuaj.
Qė prej disa muajsh duket se nė Shqipėri ėshtė stopuar jeta normale politike e parlamentare dhe partitė politike, gjithmonė e mė shumė janė duke akuzuar njėra tjetrėn pėr ēėshtjen e korrupsionit. A mendoni se gjithė kėto zhvillime nė nivelin politik, do tė zbehin luftėn kundėr korrupsionit dhe efektet qė do tė sjellė edhe ky program i Sfidave tė Mijėvjeēarit nė luftėn kundėr tij?
Ērrėnjosja e korruopsionit, kėrkon jo vetėm punėn e qeverisė apo bėrjen e ligjeve dhe reformave, por pėrfshin tė gjithė shoqėrinė, edhe shoqėrinė civile duke kėrkuar pėrpjekjet e tė gjithėve. Sigurisht pėrpjekjet bipartizane nga ana e politikanėve janė shumė tė rėndėsishme me qėllim qė tė mund tė ecet pėrpara. Por jo vetėm pėrpjekjet bipartizane, por pėrpjekjet e tė gjithė shoqėrisė.
Demokracia nuk mund tė mbijetojė nėse rrėnjėt e korrupsionit janė mė tė thella sesa rrėnjėt e vetė demokracisė. Rrėnjėt e korrupsionit do tė pengojnė rrėnjėt e demokracisė qė tė shtrihen dhe tė fuqizohen. Korrupsioni pengon besimin e popullsisė dhe tė njerėzve nė punėn e policisė, apo tė drejtėsisė apo edhe tek vetė qeveria. Eshtė diēka qė shkurajon investimet e brendshme apo edhe ato tė huaja. Prandaj ėshtė me rėndėsi absolute qė pėrpjekjet antrikorrupsion tė zhvillohen nė tė gjithė shoqėrinė.
Megjithatė, pėr tė qenė mė konkretė, nė kėtė situatė tejet konfliktuale kur parlamenti akoma nuk po zhvillon dot njė seancė normale ku partitė parlamentare tė diskutojnė pėr reformat dhe janė duke u zėnė gjithmonė e mė shumė pėr kodin zgjedhor, a mendoni se do tė arrijė Shqipėria tė pėrmbushė ato objektiva pėr tė cilat ju flisni, apo qė konkretisht kėrkoni nga vendi ynė?
Ne e dimė qė e ardhmja e Shqipėrisė varet nga ērrėnjosja e korrupsionit. Eshtė njė prej hapave drejt anėtarėsimit nė BE dhe anėtarėsimit nė NATO dhe tė suksesit tė Programit tė Llotarisė sė Mijėvjeēarit. Pra janė shumė gjėra qė varen nga kėto pėrpjekje. Prandaj ėshtė shumė e nevojshme qė pėrpjekjet tė bėhen pėr ta trajtuar atė nė mėnyrė urgjente.



Kush ėshtė Colleen Graffy
Colleen P. Graffy, zv.asistente sekretare e shtetit pėr Diplomacinė Publike nė Departamentin e Shtetit, ka qėndruar nė Shqipėri nė njė vizitė dyditore gjatė njė turi qė ėshtė duke zhvilluar nė vendet e Ballkanit pėr t’u njohur me vendet qė mbulon nė Departamentin e Shtetit. Zonja Graffy ka pasur gjatė kėtyre dy ditėve tė qėndrimit tė saj nė Shqipėri takime me zyrtarė tė lartė tė administratės dhe qeverisė, me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, medias, kulturės dhe personalitete tė tjera pėr t’u njohur sa mė nga afėr me realitetin shqiptar dhe ēėshtjet e demokracisė nė vendin tonė. E emėruar nė Departamentin e Shtetit nė shtator tė vitit 2005, ajo ėshtė e para zv.asistente sekretare pėr Diplomacinė publike nė Departamentin e Shtetit. Nė pozicionin e saj, ajo mbulon pėrpjekjet pėr diplomacinė publike pėrreth 55 vende duke bėrė kordinimin mes Asistent Sekretararit pėr Evropėn dhe Eurazinė Daniel Fried dhe nėn sekretarin pėr Diplomacinė Publike dhe Ēėshtjeve publike Karen Hughes. Ka njohuri pėr median sepse gjatė kohės sė qendrimit tė saj nė Britani, gjatė dy dekadave tė fundit ka shėrbyer edhe si komentuese e pėrhershme e ēėshtjeve transatlantike pėr radio dhe televizione tė ndryshme.
Informacioni eshte marre nga Gazeta Shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard