Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Anibal Basha i implikuar nė rrėmbimin e Remzi Hoxhės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Anibal Basha i implikuar nė rrėmbimin e Remzi Hoxhės
Permalink   


Fillesa e kėsaj historie ka shumė gjasa tė jetė tek deponimet e tė zbėrthyerit si agjent i zbulimit serb, Armando Loshaj, deponime tė cilat nuk kanė qenė tė administruara zyrtarisht nė kėtė organ. Shpjegimet e Armandos na janė dorėzuar nė formėn e njė kujtese tė shtypur nga ish-inspektori i SHIK-ut Anibal Basha”. Kėto paragrafe tė shkėputura nga njė informacion i klasifikuar “Sekret”, me numėr protokolli 2294, i datės 31 korrik 2002, dhe qė mban nė fund tė tij firmėn e ish-shefit tė SHIK-ut Fatos Klosi, dėshmojnė pėrse ky i fundit mund tė ketė rėnė viktimė e agresionit tė djeshėm. Ky material sekret i ėshtė dėrguar Avokatit tė Popullit, Ermir Dobjani, i cili kishte kėrkuar nga shėrbimi inteligjent informacion tė detajuar nė lidhje me zhdukjen e biznesmenit tetovar Remzi Hoxha. Autoritetet policore dhe hetimore po pėrpiqen ta nxjerrin tė “papėrgjegjshėm” agresorin Basha pas ngjarjes sė djeshme, por ky material i klasifikuar “Sekret” dėshmon tė kundėrtėn. Nga ky material rezulton se deponimet e agjentit tė dyfishtė Armand Loshaj, nuk kanė qenė tė administruara zyrtarisht nga SHIK-u i asaj kohe, edhe pse janė cilėsuar aq tė rėndėsishme, sa tė niste menjėherė njė hetim intensiv qė do tė pėrfundonte me fundin tragjik tė Remzi Hoxhės. Anibal Basha i ka ruajtur privatisht deponimet e agjentit tė shėrbimit sekret serb Armando Loshaj, i infiltruar nė Shqipėri nė vitin 1992, dhe mė pas i ka dorėzuar ato nė SHIK, diku nė fillimin e vitit 1998. Por ai nuk ka pranuar t’i firmosė ato duke i ditur mirė pasojat qė mund tė kishte nė tė ardhmen. Ky fakt dėshmon se ish-inspektori i SHIK-ut tė Gazidedes nuk ka qenė aq “budalla” sa ē’rezulton tani pasi ka shėmbur nė “dru” Fatos Klosin.
“I zbėrthyeri”
Nga informacioni qė kishte siguruar SHIK-u i Gazidedes rezultonte se Armando Loshaj(identiti i vėrtetė i tė cilit ėshtė Avdyl Loshaj nga Deēani i Kosovės), ishte agjent i shėrbimit sekret serb i infiltruar nė Shqipėri qysh nė vitin 1992. Nė materialin qė Basha i ka dorėzuar Shėrbimit Informativ nė fillimvitin 1998, thuhet se Loshaj ėshtė “zbėrthyer” nga SHIK-u i Gazidedes duke iu vjelė informacioni qė ai dispononte si dhe instruktimi qė i ishte bėrė nga shėrbimi sekret serb. Loshaj pasi ėshtė pėrpunuar nga SHIK-u Shqiptar ėshtė pėrdorur pėr tė goditur njė celulė tė shėrbimit sekret serb nė Shqipėri, nė tė cilėn pretendohet se bėnte pjesė dhe Remzi Hoxha. Nė materialin e klasifikuar “Sekret” qė ia ėshtė dėrguar Avokatit tė Popullit, thuhet se “Armando Loshaj… ėshtė zbėrthyer si agjent i shėrbimeve sekrete Jugosllave dhe mė pas ėshtė dėrguar me detyra nė Maqedoni”. Pikėrisht mbi deponimet e tė “zbėrthyerit” Loshaj, SHIK-u i Gazidedes ka nisur gjuetinė mbi “anėtarėt e celulės sė UDB-sė”, Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli. Kristopulli ka deklaruar se ėshtė pyetur nga SHIK-asit e Gazidedes se:”ēfarė udhėzimesh merrje kryesisht nga Ruēi, Meta, Angjeli, Dokle, Agolli…? Cilėt janė kryetarėt e grupeve tė agjenturės sėrbe nė Sarandė, Vlorė, Shkodėr, Durrės, Elbasan etj? Kė keni kryetar? Sa armė e dinamit do tė sillje nga Serbia nė Shkodėr? Ku janė depot nė Shkodėr? Ēfarė strategjie keni pėr fushatėn e zgjedhjeve po humbėt? Cilėt udhėheqės tė partisė keni nė lista pėr vrasje? Po Remziu ēfarė detyrash ka? Ku dhe sa herė je takuar me tė? Paratė kush jua sillte…?
Inspektori
Nuk dihet pse ish-inspektori i SHIK-ut tė Gazidedes, Anibal Basha, ndėrroi mėndje pėr tė bashkėpunuar nė zbardhjen e rrėmbimit tė Remzi Hoxhės. Ai fillimisht ka nisur tė bashkėpunojė, madje ka dorėzuar nė SHIK dhe deponimet e shtypura tė Armand Loshajt. Por pas disa ditėsh, mė datė 12 mars 1998, kur ėshtė thirrur serish qė tė firmoste mbi dorėshkrimet e dorėzuara prej tij, Basha ka refuzuar nė mėnyrė kategorike. Madje ėshtė shprehur se “po tė thirrej nga organet e drejtėsisė do tė mohonte gjithēka”. Qysh nga ky moment Anibal Basha i ka shkėputur kontaktet me strukturat shtetėrore duke mos preferuar mė tė flasė as pėr vendodhjen e kufomės sė Remzi Hoxhės. Arrestimi i tij ditėn e djeshme mund tė jetė njė shpresė e rilindur pėr tė afėrmit e biznesmenit Remzi Hoxha, tė cilėt pas 11 vjetėsh do tė kenė sėpaku njė varr ku ta qajnė.

Informacione eshte Marre nga Gazeta Shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard