Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Premtimet e qeverisë, rritet defiçiti 10 mld lekë


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Premtimet e qeverisë, rritet defiçiti 10 mld lekë
Permalink   


Taksapaguesve shqiptarë u është shtuar në buxhetin e ri 2007 kostoja e pagesës së taksave për të paguar borxhet e shtetit shqiptar. Këtë kosto pagese, të shtrirë në vite, pritet ta paguajnë edhe brezat që do të vijnë. E rëndësishme është të dallohet nëse kjo do të investohej për infrastrukturën, apo do të investohej për çështje pensionesh apo rrogash. Në projekt-buxhetin e ekspozuar dje nga qeveria, deficiti buxhetor është rritur si në terma nominalë ashtu edhe në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndryshe nga sa demokratët kishin deklaruar gjatë fushatës elektorale, niveli i deficitit buxhetor po shkon drejt rritjes. Duke iu referuar shifrave të projektbuxhetit 2007, vërehet se deficiti i brendshëm parashikohet që të jetë 46.8 miliardë lekë, dhe në raport me PBB-në zë 4.8 për qind, çka krahasuar me vitin e kaluar, kjo shifër është në rritje. Në buxhetin e vitit 2006, deficiti i brendshëm ishte 36.6 miliardë lekë, dhe në raport me PBB-në zë 4.1 për qind. Gjatë fushatës elektorale, të djathtët kanë kritikuar shpeshherë qeverisjen socialiste për nivelin e deficitit buxhetor. Por ndryshe nga sa ishin zotuar këta të fundit, qeveria e tanishme nuk ka mundur të mbajë premtimin për uljen e deficitit buxhetor.
Deficiti nga 97-ta
Për herë të parë pas vitit 1997, niveli i deficitit buxhetor filloi të rritet gjatë vitit 2006. Shifrat tregojnë se edhe për vitin 2007, niveli i deficitit buxhetor do të jetë më i lartë se ai i vitit 2006. Konkretisht, deficiti në projektbuxhetin e vitit 2007 është parashikuar të jetë 36.8 miliardë lekë dhe zë 4.8 për qind të PBB-së. Sipas shifrave që ka bërë të ditura Ministria e Financave, deficiti i brendshëm parashikohet 26 miliardë lekë dhe zë 2.6 për qind të PBB-së. Nga këto, 1 miliard lekë janë të ardhura nga privatizimet dhe zënë 0.1 për qind të PBB-së. Ndërsa 25 miliardë lekë janë huamarrje të brendshme dhe zënë 2.5 për qind të PBB-së. Ndërsa 20.8 miliardë lekë është deficiti i huaj dhe zë 2.1 për qind të PBB-së. Duke iu referuar shifrave, rezulton se gjatë vitit 2006, deficiti është 36.6 miliardë lekë dhe zë 4.1 për qind të PBB-së. Nga kjo shifër deficiti i brendshëm është 26.7 miliardë lekë, ndërkohë, rreth 3 miliard lekë janë të ardhurat nga privatizimet, ndërsa huamarrja e brendshme është 23.7 miliardë lekë. Deficiti i huaj është 9.8 miliardë dhe zë 1.1 për qind të PBB-së.
Deficiti buxhetor ka kapur majën e tij në vitin 1997, ku zinte 13 për qind të PBB-së, me një shifër prej 41.7 miliardë lekësh. Pas këtij viti, niveli i deficitit buxhetor nisi të përmirësohej. Kështu në ’98-ën, deficiti zinte 9.5 për qind të PBB-së, ndërsa në vitin ’99, raporti me PBB-në ishte 9 për qind. Niveli i deficitit buxhetor vazhdoi drejt uljes edhe në vitin 2000, ku zinte 6.9 për qind të PBB-së. Përmirësime të ndjeshme u shënuan në vitin 2003, kur deficiti ishte 33.9 miliardë lekë dhe zinte 5 për qind të PBB-së. Ulja vazhdoi deri në vitin 2005, ku zinte 3.9 për qind të PBB-së. Ndërkaq, në vitin 2006 nisi rritja, ku deficiti buxhetor zë 4.1 për qind të PBB-së. Shifrat tregojnë se për herë të parë pas vitit ‘97, niveli i deficitit buxhetor nisi të rritet pikërisht në vitin 2006, periudhë kjo që përkon edhe me vitin e parë të qeverisjes nga forca politike demokrate. Por edhe gjatë vitit 2007, niveli i deficitit buxhetor është drejt rritjes. Shkak për këtë mund të jetë fakti, që premtimet për fonde kanë qenë më të mëdha, sesa kanë qenë të ardhurat e pritshme reale.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard