Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Bekham: Dua tė qėndroj nė Madrid


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Bekham: Dua tė qėndroj nė Madrid
Permalink   


Devid Bekham deklaroi dje se dėshiron tė qėndrojė te Reali i Madridit, duke hedhur poshtė shkrimet qė parashikonin njė transferim tė ish-kapitenit nė Angli ose SHBA. "E ardhmja ime ėshtė kėtu, edhe jeta ime, - tha Bekhami nė njė konferencė shtypi. - S'do tė kontaktoj me asnjė ekip, sepse nė janar s'kam pėr t'u larguar qė kėtu". Flitej qė Bekhami do tė kalonte te Totenhemi, Sėlltiku ose nė kampionatin amerikan, ky ku i fundit i ka bėrė edhe ofertėn mė joshėse, sipas shtypit spanjoll. Bekhami tha se bisedimet pėr zgjatjen e kontratės u ndėrprenė, pėr shkak tė ndėrrimit tė presidentit dhe trajnerit tė Reali tė Madridit para fillimit tė sezonit. "Bisedimet pėr kontratėn kanė vazhduar prapė para dy javėsh dhe do tė mbajmė njė takim tjetėr javėn e ardhshme", - tha ish-kapiteni i Anglisė. Bekhami mohoi zėrat se presidenti i Realit, Ramon Kalderon, ka vėnė uljen e rrogės sė anglezit si kusht pėr ripėrtėritjen e kontratės. "Kėto janė thjesht hipoteza, sepse kjo gjė nuk ka ndodhur. Aq mė tepėr qė pėr mua nuk ėshtė ēėshtje parash. Dua tė qėndroj me ekipin, sepse besoj se mund tė fitojmė diēka kėtė vit", - shtoi Bekhami. Devidi ka luajtur si titullar vetėm nė tri nga tetė ndeshjet e Realit nė kėtė kampionat, por pyetjes nėse dėshiron tė largohet nga Reali, ngaqė nuk ėshtė titullar nėn drejtimin e Fabio Kapelos, ai sqaroi: "Kur tė vijė rasti im, duhet ta shfrytėzoj. Po tė shkojė mirė, atėherė do tė zė vend nė ekip. Sigurisht qė dua tė luaj".


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard