Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Palermo shtang Fioren, Amauri "show"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Palermo shtang Fioren, Amauri "show"
Permalink   


Seria A vazhdon tė befasojė. Palermo ia ka dalė mbanė nė javėn e nėntė, ka fituar nė Firence, e udhėhequr nga njė Amauri i papėrmbajtshėm dhe ėshtė ngjitur nė vendin e parė nė renditje bashkė me Interin. Por ka pasur edhe tė reja tė tjera nė javėn e nėntė, tė tė gjitha ngjyrave. Pra nuk ka pasur vetėm rozė dhe tė zezė, por edhe bardhezi. Dhe nuk bėhet fjalė pėr Juven, por pėr Sienėn, e cila ka merituar njė vend nė kopertinė. Toskanėt kanė fituar pėr herė tė parė nė historinė e tyre nė Askoli dhe tani ndodhen nė vendin e katėrt, nė zonėn e Ligės sė Kampioneve. Por mbėrriti edhe fitorja e parė e Kaljarit. Kuqeblutė e arritėn mė nė fund njė sukses, duke mposhtur Sampin pas njė ndeshjeje me shumė episode dhe vetėm njė gjė konkrete: goditjen e dėnimit tė Daniele Kontit qė tundi rrjetėn. Tani vetėm dy skuadra nuk e kanė shijuar ende fitoren: Kievo e Del Nerit qė u mund nė minutat e fundit nga Mesina e kryegolashėnuesit Rigano, dhe Askoli i Teserit, vendi i tė cilit ėshtė gjithnjė e mė nė rrezik.
Pas spektaklit tė dhuruar nga derbi i Milanos (pa harruar suksesin e rėndėsishėm tė Romės nė Udine), tė gjithė sytė ishin pėrqendruar nė Firence, ku luhej ndeshja e madhe midis Fiorentinės dhe Palermos. Sfida nuk ngurroi tė falte emocione. Prandeli vazhdon tė mos e thyejė tabunė Guidolin (5 ballafaqime dhe po aq humbje), por pėr kėtė duhet tė mallkojė vetėm njė lojtar, njė brazilian. Amauri ka qenė protagonisti absolut i ndeshjes, i cili dha njė "asist" tė vyer me trinėn e jashtme, pėr golin e Di Mikeles, dhe mė pas realizoi njė dygolėsh tė jashtėzakonshėm. Ishin tė kota dy barazimet e pėrkohshme tė vjollcėve qė erdhėn si pasojė e njė autogoli tė Barzalit dhe njė goli tė Mutusė. Fiorentina do ta kishte merituar barazimin, por u detyrua tė pėrkulej pėrbri gjenialitetit tė Amaurit.
Ka qenė njė ditė fantastike edhe pėr Sienėn. Toskanėt arritėn tė fitojnė nė minutat e fundit nė "Del Duca", duke arritur tė thyejnė njė tabu qė nuk i kishte parė kurrė tė fitonin nė Askoli, nė 9 ndeshje zyrtare. Meqė ra fjala pėr tabu, Mesina e Xhiordanos vazhdon tė habisė, duke mundur 2 1 Kievon falė njė goli tė Flokarit nė minutat e fundit. Por golashėnuesi verdhekuq, Rigano, nuk ka rreshtur sė shėnuari dhe ka mposhtur pėr herė tė parė nė karrierė Siēinjanon, duke qėndruar nė krye tė renditjes sė golashėnuesve, me 7 gola, dhe duke i ngjitur siēilianėt nė zonėn e plotė UEFA.
Nė takimet e tjera vazhdon tė mos shkėlqejė Torino. Zakeroni, nė fushėn asnjanėse tė Barit, u shpėtua nė minutat e fundit nga barazimi i Franēeskinit, nė sfidėn mes matrikullash ndaj Katanias. Ka arritur tė mbushet me oksigjen Parma qė ka thyer Atalantėn. Njė barazim i varfėr 0-0 mes Lacios dhe Rexhinės.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard