Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Uejn Runi: Mė nė fund "u ēlirova"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Uejn Runi: Mė nė fund "u ēlirova"
Permalink   


Sulmuesi Uejn Runi ėshtė shprehur i lumtur qė i dha fund thatėsirės sė golit nė Premier Ligė, duke shėnuar tre tė tillė nė fitoren 4-0 tė Manēesterit ndaj Boltonit. Shtypi britanik ėshtė treguar tepėr i ashpėr me lojtarin, duke e quajtur tė pajustifikueshme zgjedhjen e Fergusonit pėr t'i besuar kaq gjatė dhe se njė pushim nė stol do t'i bėnte mirė. Pėr Runin, kthimi te goli ka qenė njė lehtėsim dhe gėzim i madh, por edhe njė kundėrpėrgjigje konkrete ndaj skeptikėve qė vinin nė dyshim rolin e tij jo vetėm te Manēesteri, por sidomos te kombėtarja e Anglisė. Runi u shpreh: "Jam i lumtur qė u riktheva. Ka pasur shumė zėra javėt e fundit qė unė s'mund tė shėnoja mė. Emocioni qė ndjeva kur hyri goli i parė, ishte i papėrshkrueshėm. Ishte njė ēlirim i madh, sepse u ktheva te goli pas njė periudhe tė gjatė. Ishte edhe mė e bukur ngaqė iu ktheva golit me njė tregolėsh". Pas 10 ndeshjesh pa shėnuar, ish-ylli i Evertonit gjeti formėn kundėr Boltonit tė shtunėn, duke shėnuar dy herė brenda 16 minutash para se ta kompletonte tregolėshin nė minutat e fundit. Ky ishte tregolėshi i parė i sulmuesit qė nga debutimi me Manēesterin nė 2004-n, nė ndeshjen kundėr Fenerbahēesė qė u mbyll 6-2. "Mė vjen mirė qė po shėnoj dhe qė morėm tri pikė nė njė ndeshje tė vėshtirė dhe shumė tė rėndėsishme pėr ne. Ndihem krenar me lojėn time".
Ndėrkohė, Sėr Aleks Ferguson qė me 6 nėntor feston 20-vjetorin nė krye tė "Old Trafordit", deklaroi se synon tė fitojė Ligėn e Kampioneve edhe njė herė, para se tė lėrė stolin e Manēester Junajtid. Fergusoni ka fituar tetė tituj Premier Lige, pesė Kupa Anglie, dy Kupa Lige, njė Kupė Kupash dhe njė Kupė Kampionesh me Manēesterin. Ekipi i skocezit duket se ėshtė pretendent sėrish pėr Ligėn e Kampioneve, me tri fitore radhazi deri tani. Kjo do tė thotė se njė pikė tė mėrkurėn nė transfertėn e Kopenhagenit do tė jetė e mjaftueshme pėr "Djajtė e kuq" qė tė kualifikohen nė fazėn me eliminim dy ndeshje para kohe. "E kemi prioritet qė tė paraqitemi mirė nė "Champions" dhe kjo s'ka pėr tė ndryshuar, sepse Europa ėshtė njė motivim pėr tė gjithe ne, - shprehet Fergusoni. - Nė periudhėn time te Junajtid duhej tė kishim bėrė mė mirė. Nė disa vite ishim tė pafat, nė vite tė tjera na shpėtoi pėr pak dhe ndonjėherė nuk ishim tė mirė sa duhet. Me pak fjalė, duhej tė kishim fituar tė paktėn edhe njė Kupė Europe gjatė drejtimit tim te klubi dhe shpresoj ta arrijmė kėtė gjė pėrpara se tė largohem nga skena sportive". Fergusoni nuk ka bėrė tė qartė edhe sa vite do tė qėndrojė te Junajtidi dhe duket se gėzon imunitet tė plotė ndaj shtypit, pėr shkak se klubi beson plotėsisht te plani i Sėrit pėr rigjenerimin e ekipit dhe ngjitjen nė nivelet e larta.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard