Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Përplasen tre automjete, plagosen rëndë në aksident tre shoferët


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Përplasen tre automjete, plagosen rëndë në aksident tre shoferët
Permalink   


LEZHË – Përplasja e tre automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave, si dhe bllokimin për rreth 30 minuta të qarkullimit në rrugën Mamurras-Laç. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në afërsi të fshatit Gjorm të rrethit të Kurbinit. Burime policore bëjnë të ditur se rreth orës 12:00, në rrugën nacionale janë përplasur fillimisht një furgon me targa të Laçit dhe një makinë tip “Benz” me targa të huaja. Goditja e dy mjeteve ka pasuar dhe me përplasjen me një makinë tip “Fuoristradë”, po me targa të huaja. Për pasojë kanë ngelur të plagosur rëndë drejtuesit e këtyre mjeteve dhe pikërisht Seit Vathi dhe Edi Paja, banues nga fshati Gjorm si dhe Besnik Legisi. E ndërsa policia dhe drejtues të mjeteve të tjera kanë shpejtuar për t’u ardhur në ndihmë viktimave, ngjarja ka shkaktuar panik dhe amulli. Për plot 30 minuta është ndërprerë qarkullimi në rrugën nacionale. Ndërkohë, 50-vjeçari Vathi dhe 35-vjeçari Paja janë dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen në gjendje kome. Kurse i plagosuri tjetër, Legisi, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas uniformave blu, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe të tentativës për të parakaluar nga një prej drejtuesve të automjeteve që u përplasën.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard