Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Student nė Tiranė, kostoja 200 mijė lekė nė muaj


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Student nė Tiranė, kostoja 200 mijė lekė nė muaj
Permalink   


Aty nga ora shtatė e mėngjesit, kur korridoreve tė ngushta tė godinave tė Qytetin Studenti ndihet zvarritja e pėrtuar e shapkave, Igli Laze ende nė shtrat, nis e bėn llogaritė e ditės qė e pret. Njė matematikė e thjeshtė me dy vakte ushqim, katėr ose pesė kafe nė ditė, gjysmė orė nė internet dhe plot 2 orė studim. E gjithė menuja e ditės, me antipastat e zbavitjes nuk kushton as mė pak, as mė shumė, plot 5-8 mijė lekėve tė vjetra. Bilanci i njė fundmuaji arrin nė 200 mijė lekė tė vjetra, duke pėrfshirė argėtimin, ushqimin, studimet, internetin apo qiranė e fjetinės. Si ai, edhe 10 mijė studentė qė strehon kryeqyteti, kanė tė njėjtin itinerar ditor. “Tirana ėshtė shumė e shtrenjtė. Pjesa mė e madhe e lekėve shkon pėr kafe, tė tjerat ushqim, internetin dhe blerjen e librave”, -rrėfen Igli Laze, studenti i vitit tė tretė nė Ekonomik. Atij nuk i vjen mė turp qė tė thotė se tė jesh student, ke njė status, ku tė ardhurat nuk tė mjaftojnė pėr ushqimin, jo mė pėr argėtimin.
Ushqimi
Njė mėngjes pa vėnė gjė nė gojė, me pėrjashtim tė kafes. Sė bashku, njė tufė studentėsh, gjerbin kafen e parė tė ditės tė lokali pėrbri fakultetit. Pas ca minutash, teksa filxhanit ka nisur tė zbardhet pėrbrenda, gjithsecili e di fare mirė se kush e ka radhėn sot pėr tė paguar. “Zakonisht drekėn e ha nė orėn 2 ose 3. Supė, patate tė skuqura, sallatė, fasule dhe deri te tava e dheut ose tasqebapi, kėto hamė zakonisht”, - tregon studenti. Pjata mė e shtrenjtė nuk i kalon 1200 lekė tė vjetra, por ai zgjedh zakonisht njė pėrzierje kalorike. Supa kushton 50 lekė, patatet e skuqura 30, ndėrsa sallata 250 lekė, njė pjatė kos 300 shto edhe 100 lekė bukė. Nė total njė drekė 150 lekė tė reja, po kaq edhe darka. Nė fakt, kurrkujt mund t’i duket njė menu e pasur, qė tė nxit zilinė pėr tė ngrėnė ndonjė fundjavė nė Qytetin Studenti, por nėse pyet studentėt, kjo menu ndodh qė ta sjell edhe nė majė tė hundės. “Nuk kemi zgjedhje tjetėr, e shumta mund tė hamė hamburger ose sufllaqe nė darkė, pėr tė harruar atė qė kemi ngrėnė njė vakt mė parė”, - tregon Arsen Luga, njė student i Juridikut.
Argėtimi
Nėse pėr ushqimin njė student nuk mendohet dy herė tė “agjėrojė” njė vakt, kur bie fjalė pėr argėtimin, axhendės pėr t’u kthyer nė fundjavė nė shtėpi, i vihet vizė e kuqe. “Unė jam nga Puka dhe udhėtimi kushton 8 mijė lekė, kėshtu qė preferoj tė qėndroj nė Tiranė pėr pak jetė nate, e cila shkon jek e jek me biletėn e udhėtimit”, - tregon njė student. Njė prej mėnyrave tė argėtimit padyshim qė ėshtė edhe kafja pasditeve, por qoftė edhe nė mes tė orėve bosh, qė nė total njė studenti i shkon nė 200 lekė tė reja nė ditė. “Duke parė ēmimet e ish-Bllokut, zgjedhja e vetme qė na mbetet pėr tė porositur janė kafet, nė kėtė mėnyrė mund tė kalojmė disa orė nė zhurmėn e zonės mė trendy nė Tiranė”, - rrėfen studenti i Ekonomikut. Sigurisht qė nėse argėtimit do t’i shtosh edhe prezencėn studentore nė pub-e apo disko, tarifa ditore e argėtimit pothuajse mund tė 10-fishohet.
Bursa
Aktualisht, qeveria shqiptare mbulon shpenzimet mujore tė njė studenti, deri nė 40 pėr qind. Tė pėrfitosh bursėn mujore duhet tė plotėsosh kriteret, tė ardhura pėr frymė minimale apo edhe doemos tė afėrm tė papunė ose me ndihmė ekonomike. Studentėt rrėfejnė se shuma prej 7500 lekėsh nė muaj, qė ėshtė edhe tavani i bursės ekonomike, nuk mjafton pėr blerjen e librave, fotokopjimin e leksioneve, qė pothuajse janė kthyer nė detyrim nga ana e profesorėve. Megjithatė, vajzat studente duket se mbeten nė krye tė listės sė kursimtareve, qė tregojnė se shpesh u mjafton edhe gjysmė burse pėr hequr shpenzimet e njė muaji, ushqime, libra, argėtim dhe veshje.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard