Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Biznesi i huaj i kėrcėnuar nga informaliteti


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Biznesi i huaj i kėrcėnuar nga informaliteti
Permalink   


Shqipėria nuk ka krijuar ende njė mjedis biznesi tėrheqės pėr investitorėt e huaj. Pavarėsisht nismės sė fundit tė qeverisė “Shqipėria njė euro” pėr thithjen e investitorėve tė huaj, nė rezolutėn pėr Shqipėrinė Parlamenti Europian thekson ndėr tė tjera se ekonomia informale shqiptare mbetet njė fenomen i dukshėm. “Ekonomia informale shqiptare mbetet njė konkurrues i pandershėm i tregut dhe se mjedisi i biznesit nuk ėshtė edhe aq atraktiv pėr investitorėt e huaj”, thuhet nė njė nga pikat e rezolutės sė Parlamentit Europian. Sipas tyre, konkurenca e pandershme e tregut vazhdon tė jetė njė problem jo i vogėl qė ende mban “larg”, investitorėt e huaj nė Shqipėri. Sipas statistikave ekonomia informale ishte pothuajse nė 30% tė tregut, por shifrat kanė ardhur nė ulje. Tė pėrfshirė nga ēėshtjet politike, anėtarėt e delegacionit shqiptar nė Parlamentin Europian thuajse nuk e prekėn fare kėtė vėrejtje tė eurodeputetėve edhe pse ka tė bėjė me investimet e huaja nė vend. Ndėr tė tjera, nė rezolutėn e Parlamentit Europian theksohet se ėshtė e nevojshme qė dialogu politik tė zhvillohet nė njė atmosferė mė pak konfliktuale dhe institucionet shqiptare tė ndjekin rekomandimet e OSBE/ODIHR-it tė nxjerra pas zgjedhjeve parlamentare tė 2005-ės. PE dėnon pėrkeqėsimin e ndjeshėm dhe tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve mes Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste, gjatė verės 2006 nė lidhje me debatet pėr reformėn zgjedhore dhe thekson se njė marrėveshje e arritur nga ndėrkombėtarėt, apo n jė kompromis nuk ėshtė zėvendėsimi i duhur pėr debatin civil brenda partive parlamentare pėr reformat qė i duhen Shqipėrisė. Nė rezolutė theksohet gjithashtu se Shqipėria ka nevojė pėr njė pėrmirėsim tė sistemit tė saj tė drejtėsisė, pėr ta bėrė sa mė tė pavarur dhe mirėpret politikėn e “tolerancės zero” tė shpallur nga qeveria pėr korrupsionin.

Informacioni eshte marre nga Gazeta Shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard