Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Pas ferexhesė, rektori Kukeli edhe kundėr mjekrės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Pas ferexhesė, rektori Kukeli edhe kundėr mjekrės
Permalink   


Pa u shuar mirė polemikat lidhur me ferexhenė e studentes Behie Hoxha, njė tjetėr skandal me ngjyrim fetar ėshtė konstatuar nė auditorėt e universitetit “Aleksandėr Moisiu”.


Studentit tė degės sė Administrim-Biznesit, Julian Mebelli, i ėshtė lėnė nga rektorati njė afat dyjavor pėr tė rruar mjekrėn e tij tė gjatė. Burimet universitare citohen tė kenė deklaruar pėr “Panorama”-n, se 19-vjeēari nga Lushnja ėshtė thirrur nga rektori Agim Kukeli nė zyrėn e tij, ku i ėshtė komunikuar edhe urdhri pėr tė reflektuar nė segmentin kohor tė 15 ditėve lidhur me mjekrėn e tij. Gjatė qėndrimit nė zyrė, nė prani edhe tė anėtarėve tė bordit drejtues tė Universitetit, djaloshi jo vetėm qė ėshtė pyetur pėr mjekrėn, por edhe mėnyrėn e jetesės tė tij. Nė pėrfundim tė bisedės verdikti i rektorit Kukeli, ka qenė sėrish afati dyjavor. “Brenda dy javėve ti duhet tė rruash mjekrėn. Nėse nuk e bėn njė veprim tė tillė brenda dy javėve, atėherė duhet tė braktisėsh studimet”, i ka deklaruar Kukeli tė riut nga Lushnja. Por studenti besimtar nuk e ka pritur mirė njė gjė tė tillė. Ai ėshtė ndjerė i fyer, qė dikush i kėrkon tė heqė dorė nga mėnyra e tij e tė besuarit, nė emėr tė ruajtjes sė laicitetit tė shkollės.
Vetėm njė javė mė parė, rektori Kukeli hapi njė prej debateve mė delikate nė lidhje me mbajtjen e simboleve fetare nė shkollė. Ai kėrcėnoi me pėrjashtim njė studente nga Durrėsi, e cila vinte nė shkollė e mbuluar, e veshur sipas traditės myslimane. Debate e polemika tė shumta kanė shpėrthyer gjatė kėsaj jave nė lidhje me veprimin e rektorit Kukeli, i cili nuk ėshtė i mbėshtetur nė asnjė ligj.
Pėrsėritja e ngjarjes ka sjellė reaksion edhe te studentėt, tė cilėt tashmė e kanė shndėrruar nė njė argument fiks tė bisedave tė tyre konfliktin mes rektoratit dhe besimtarėve myslimanė. Burime studentore shprehen se Julian Mebelli i ka bėrė me dije si bashkėmoshatarėve tė tij, ashtu edhe rektorit, se edhe Naim Frashėri, apo Fan Noli kanė pasur mjekėr tė gjatė. “Madje edhe ateisti mė i madh i tė gjitha kohėrave, Karl Marks, gjatė tė gjithė jetės sė tij ka mbajtur mjekėr tė dendur”, mėsohet se i ka deklaruar rektorit adoleshenti nga Lushnja.


 


Reagon rektori Agim Kukeli pas akuzave pėr anti-islamik
“Jam ateist, por nėna ime ka mbajtur ramazan pėr 30 ditė”


DURRES - I gjendur pėrballė akuzave si “antimysliman”, pasi ka shėnuar aktin e dytė ndaj besimtarėve tė kėsaj feje, rektori Agim Kukeli shprehet pėr gazetėn se nuk ka asgjė me besimin islam. Ai vazhdon tė mbėshtesė idenė e tij se ka dalė nė mbrojtje tė laicitetit tė universitetit “Aleksandėr Moisiu”, i cili ėshtė ngritur mbi parimin e autonomisė. “Unė jam ateist dhe institucioni qė drejtoj ėshtė laik. Kam respektin maksimal pėr myslimanėt, pasi edhe mamaja ime ėshtė njė e tillė. Ajo ka agjėruar gjatė gjithė muajit tė Ramazanit, por kjo nuk do tė thotė qė unė tė shkel mbi Kodin e Etikės universitare, duke lėnė studentė me pamje aspak laike tė shkelin nė auditore. E ritheksoj, nuk lejoj mjekrat, ferexhetė dhe as studentėt me veladon”, ėshtė shprehur Kukeli gjatė njė prononcimi tė tij pėr gazetėn “Panorama”. Megjithatė, njė vendim i tillė, si nė rastin e parė ashtu dhe nė rastin e dytė, nuk ėshtė pritur mirė nga studentėt. Njė pjesė e mirė e tyre e kanė kundėrshtuar aktin pėrjashtues, ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr, ka qėndruar indiferente ndaj vendimit tė rektorit.
Sipas vetė Kukelit, iniciativa pėr tė pėrjashtuar studentėt nuk ka qenė personale. Ajo ka ardhur pas konsultimit me bordin drejtues tė Universitetit, tė cilėt kanė rėnė dakord me propozimin e rektorit. Por megjithėse rektori Kukeli ėshtė shprehur i bindur dhe kėmbėngulės nė vendimet e tij, madje duke i ndėrmarrė njėri pas tjetrit, nė asnjė vend tė rregullores sė shkollės nuk ėshtė e caktuar sesa duhet tė jetė mjekra e studentit. Tashmė tė hėnėn studentja Behija Hoxha duhet tė marrė njė prej vendimeve mė tė rėndėsishme tė jetės tė saj: tė vazhdojė tė jetė njė besimtare e devotshme e tė lėrė shkollėn, apo tė vazhdojė shkollėn duke hedhur mėnjanė besimin. Para njė dileme tė tillė, rektori ka vendosur edhe studentin Mebelli nga Lushnja.


 


Shezai Rrokaj
“Nuk ka rregull pėr mjekrėn”


“Nė asnjė dokument tė universiteteve, nė asnjė rregullore apo status, nuk ėshtė parashkruar qė tė pėrjashtohen studentė pėr shkak tė ferexheve apo mjekrės. Mendoj qė ka ardhur koha qė Ministria e Arsimit, apo edhe Konferenca e Rektorėve t’i kėrkojė Gjykatės Kushtetuese njė interpretim kushtetues, sepse nė tė kundėrt ne do tė endemi mes tė drejtės dhe tė padrejtės, midis moralit dhe disiplinės institucionale. Nė tė tilla kushte, do tė duhet qė kėtė problem ta zgjidhin institucionet gjyqėsore. Gjykata Kushtetuese duhet tė shprehet nėse cenohet laiciteti i shkollės sė lartė nga kjo sjellje, apo shkolla tė tilla si Medreseja dhe shkollat fetare a e cenojnė laicitetin. Ka ardhur koha qė ėshtė universitetet tė kenė ndoshta njė kod etike akademik, por unė mendoj se ēėshtje tė tilla duhet t’i zgjidhin sociologėt, historianėt, psikologėt, sepse janė ēėshtje tė shoqėrisė shqiptare nė tranzicion, duke pasur parasysh se flitet pėr njė moshė mbi 18 vjeē”, thotė rektori i UT-sė.


 


Hoxha: Debim i panevojshėm


Pėr rektorin e Universitetit Politeknik Pėrparim Hoxha, dėbimi i studentit tė Universitetit tė Durėrsit, pėr shkak tė mjekrės sė tij, nuk ishte i nevojshėm. Ashtu siē ėshtė shprehur edhe herė tė tjera, rektori Hoxha, kėto ēėshtje mund tė zgjidhen me vendime administrative. “Unė jam shprehur edhe mė parė se duhet njė vendim administrativ pėr tė rregulluar kėtė ēėshtje. Nė shkollat publike duhet tė funksionojė etika personale e secilit. Ky ėshtė kufiri minimal. Ka njė nen nė statutin e shkollės sė lartė, sipas tė cilit duhet respektohet etika e sjelljes. Ndėrsa nė kuadėr tė diskutimit tė draftit pėr projektligjin e arsimit tė lartė ėshtė pėrfshirė edhe diskutimi pėr kodin e etikės nė universitete. Unė mendoj se ėshtė komisioni i senatit ai qė duhet tė vendosė nė tė tilla raste, jo vetėm pėr paraqiten nga ana fetare tė studentėve, por nė tė gjitha aspektet e tjera”, thotė rektori i Universitetit
Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha.


Informacioni eshte marre nga Gazeta Panorama



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard