Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Shqiptari qė vrau veten ishte agjent i Berishės”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Shqiptari qė vrau veten ishte agjent i Berishės”
Permalink   


Personi qė vrau veten nė Nea Halkidhona ,Anesti Agolli ėshtė i njėjti person me Shkėlqim Agollin, ish kryetar i Sherbimit Sekret tė Sali Berishės nė Vlorė. Shkėlqim Agolli i cili ishte i papunė nė Greqi ,kishte ndryshuar nė mėnyrė tė ligjshme emrin nė atdheun e tij dhe tashmė quhej Anesti Agolli ,pėr arsye qė tė mundej tė largohej. Hetimet e pardjeshme tė Sigurimit tė Athinės zbuluan se shqiptari qė vrau veten ,i cili duket qė ka kaluar zyrtarisht kufirin nė datėn 19 qershor ,kishte kryer edhe udhėtime tė tjera nė Greqi me njė pashaportė false me emrin Anesti Zebra. Pas ikjes sė tij nga Shqipėria, mbrėmjen e 28 Shkurtit, kur besniku i Sali Berishės nuk mbėshteti mėnyrat e presidentit shqiptar nė ngjarjet e Vlorės, askush nuk dinte se ku kishte ikur. Por nė datėn 10 mars, bashkėshortja e tij, Dorita, duket qė ka hyrė nga pika kufitare e Kristalopigjisė dhe duket se ka ikur pėrsėri nė datėn 20 maj nga Greqia drejt Shqipėrisė.
Shkėlqim Agolli ose Anesti Agolli vepronte dhe kontrollonte kryesisht nė zonat e Korcės dhe Pogradecit, me pėrjashtim tė muajit shkurt kur rrėmujat nė Shqipėri gradualisht po rriteshin dhe kėshtu qė ju desh tė shkonte ne Vlorė.
Pasi mbėrriti nė Greqi zyrtarisht d.m.th nė 19 qershor, nuk ka shqetėsuar organet greke, tė cilat kėrkojnė tashmė pashaportėn e tij tė dytė, e cila ndoshta ėshtė e fshehur nė shtėpinė ku u vetėvra, tė hėnėn e kaluar, pėr tė zbardhur atė periudhė pėr tė cilėn konsiderohet, nė mėnyrė tė sigurt, se ndodhej nė Greqi, pra para 19 qershorit.
Por mė se i sigurt pėr oficerėt e Sigurimit grek ėshtė fakti se Agolli, babai I tre fėmijėve, nuk u vra dhe as qė ekziston ndonjė mister rreth vdekjes sė tij ashtu sic shkruan gazetat shqiptare, por vrau veten pas nje zėnke tė madhe me fjalė, me gruan e tij Doritėn, sepse ajo donte tė kthehej nė Shqipėri dhe mė pas e goditi nė grykė me njė send tė fortė dhe e plagosi. Skena ndodhi nė sytė e mbesės sė tij, e cila vrapoi nė shtėpinė ngjitur dhe kėrkoi ndihmė nga nėna e vet, motra e Doritės. Nė kėto pesė minuta qė pasuan, Agolli i cili e donte shumė gruan e tij dhe besoi se e kishte vrarė, kur e shikoi pa ndjenja nė dysheme, rrėmbeu njė thikė dhe e nguli nė gjoksin e tij duke shkruar me kėtė mėnyrė epilogun e njė tragjedia familjare.
Informacione eshte marre nga Gazeta Shqiptare


 



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard