Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Opozita kundėr ndryshimit tė historisė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Opozita kundėr ndryshimit tė historisė
Permalink   


Grupi socialist ka pėrgatitur njė projekt-re zolutė pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, paralelisht me atė qė ka hartuar Partia Demokratike.Tė majtėt depozituan dje nė Kuvend projekt-rezolutėn ku veē dėnimit tė krimeve tė komunizmit, kėrkohet edhe dėmshpėrblimi i shpejtė i tė pėrndjekurve politikė. “Kuvendi nxit qeverinė dhe institucionet shqiptare qė tė pėrshpejtojnė nxjerrjen e akteve ligjore pėr kompensimin e gjithanshėm tė shtresės sė tė persekutuarve politikė tė diktaturės komuniste”, theksohet nė tė. Por nė projektin e tė majtėve ndryshe nga maxhoranca nuk pėrmendet aspak ndryshimi i datave historike apo i teksteve shkollore, ku flitet pėr sistemin komunist. Pėrkundrazi sugjerohet qė akademikėt edhe historianėt tė verifikojnė gjithēka qė ka ndodhur gjatė dekadave tė sundimit tė diktaturės komuniste. Si dhe qė e kaluara tė mos mbulohet me propagandė e as tė zbulohet nė funksion tė interesave partiake.
Ndryshimi
Partitė politike nuk arrijnė konsensus as pėr projekt-rezolutėn pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Pas PD-sė, ėshtė grupi socialist qė depozitoi dje njė variant tė tij pėr dėnimin e komunizmit dhe bashkėpunėtorėve e qė ndryshon shumė nga ajo ēka ofron maxhoranca. Palėt bashkohen nė dėnimin e krimeve qė i kanė ardhur njerėzimit nga diktatura komuniste dhe figurėn e Enver Hoxhės, por ndahen nė shumė ēėshtje tė tjera. PD-ja kėrkon rishikimin e datave historike qė janė simbol i komunizmit, ndėrsa PS-ja nuk pėrmend fare prekjen e datave apo historisė pėr kėtė ēėshtje. Ky ndryshim do tė hasė debate tė mėdha, pasi njė prej datave tė diskutuara mes partive pritet tė jetė 29 nėntori, ēlirimi i Shqipėrisė. Prej vitesh PD ka synuar ndryshimin e datės, pėr tė quajtur 28 nėntorin fesėn e ēlirimit, duke e konsideruar 29, datė kur ėshtė instaluar sistemi komunist.
Nga ana tjetėr, PD-ja propozon ndryshimin e teksteve shkollore, ēka nuk sugjerohet nga PS-ja. Tė majtėt kėrkojnė nxitjen e qeverisė pėr tė dėmshpėrblyer sa mė shpejt tė pėrndjekurit politikė. Projekti i maxhorancės ka njė sėrė pikash tė tjera tė cilat kėrkojnė caktimin e njė date pėr nderimin e viktimave tė komunizmit dhe ngritjen e monumenteve nė vendet ku janė kryer krimet.
Debati
Diskutimet pėr projektrezolutėn qė dėnon krimet e komunizmit nė Shqipėri, do tė zhvillohen nė seancėn e ditės sė hėnė. Me konsensus Kuvendi vendosi ta shtyjė, nė mėnyrė qė projekti tė rishihet edhe njė herė. Gjatė kėtyre ditėve, PD-PS do tė negociojnė pėr tė shkrirė projektet e tyre nė njė tė vetėm. Nga grupi socialist u caktua Kastriot Islami si personi qė do tė merret me negociatat me Aleksandėr Biberaj, pėr tė arritur nė njė projekt tė vetėm. Debati mes palėve do tė pėrqendrohet mbi data historike dhe rishikimin e teksteve, ku PD-PS ndryshojnė nė qėndrim.



Rezoluta e PS
n Dėnon dhunimet, burgosjet dhe krimet e kryera ndaj viktimave tė pafajshme nga regjimi komunist nė Shqipėri dhe shpreh dhimbje, respekt e mirėnjohje pėr vuajtjen e tyre.
n Nxit qeverinė dhe institucionet qė tė pėrshpejtojnė nxjerrjen e akteve ligjore pėr kompensimin e gjithanshėm tė shtresės sė tė persekutuarve politikė tė diktaturės komuniste.
n Kėrkon hapjen e arkivave sekrete tė regjimit komunist dhe krijimin e njė qendre tė dokumentimit tė periudhės komuniste, e cila duhet tė jetė njė hap i parė institucional pėr sistemimin nė vazhdimėsi tė tė gjitha dokumenteve, fakteve e dėshmive.
n Kėmbėngul nė skanimin e politikanėve, deputetė e drejtues institucionesh kushtetuese e publike, pėrmes transparencės sė tė kaluarės sė tyre, si njė domosdoshmėri pėr vetėpastrim moral tė politikės shqiptare, ku kanė gjetur strehė njė numėr shqetėsues bashkėpunėtorėsh nė krimet e komunizmit.

Rezoluta e PD
n Dėnon krimet qė i janė shkaktuar njerėzimit nga komunizmi dhe figurėn e Enver Hoxhės, si drejtuesi i sistemit mė tė egėr diktatorial komunist nė europėn lindore.
n Tė hiqen titujt dhe dekoratat e diktatorit Enver Hoxha tė dhėna nga regjimi komunist si dhe rishikimin e datave historike tė cilat janė simbole tė sistemit komunist.
n Tė hapen dosjet pėr politikanėt, drejtuesit e institucioneve kushtetutese, drejtuesit e sistemit tė drejtėsisė por edhe institucioneve tė pavarura e mediave kombėtare.
n Tė rishikohen datat historike dhe tė caktohet njė datė pėrkujtimore pėr viktimat e komunizmit si dhe tė rishikohen tekstet shkollore.

Informacione eshte marre nga Gazeta Shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard