Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ndash Beso E Ndash Jo Po Mundet Me Pat Jashtetokesore


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Ndash Beso E Ndash Jo Po Mundet Me Pat Jashtetokesore
Permalink   


Fizikanti i madh Enriko Fermi thoste qe me 1950 "Nqs jashtetoksoret ekzistojne, atehere ku jane?" Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu (psh si tek filmi 'Man in Black'), por eshte fakt, qe shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshm mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore. Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike. Nese do te gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me miliarda. Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e mundur, do te krijoheshin qyteterime. Kjo jete mund te mendohet si e ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi. Sipas ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet e mesiperme. Qe nga lindja e jetes mbi toke, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore. POR edhe nese jeta shume qelizore do te lindete, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente. Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinosauret e mbreteruan token per 140 milion vitesh, por kurre nuk evoluan drejte nje jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi(renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente. Pra me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes. Se fundi ketyre po i shtoj dhe nje tjeter te bere nga shkencetaret. Nese e marrim si fakt te kryer ekzistencen e qeneieve jashtetokesore - atehere i bie qe gjate 12 miliarde viteve te ekzistences se gjithesise te jene krijuar miliona apo miliarda qyteterime. Duke u bazuar mbi nje teknologji qe nuk eshte aspak fantastike, por shume e mundshme. Psh: Nga nga nje planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset nje grup eksploruesish dhe kolonizatoresh. Eshte llogaritur qe me nje udhetim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjate 500 apo 1000 viteve keto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kane me afer dhe keshtu me radhe.
Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecen shume shpejt perpara, pa folur me pas per kalimin e shekujve. Keshtu brenda 2000 vjetesh do te kolonizohej nje hapesire prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetesh qindra yje dhe pas 5000 vjetesh nje pjese e konsiderueshme e galaktikes. Duke vazhduar llogaritjet ne kete menyre del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite per te kolonizuar tere galaktiken.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard