Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Spaleti: Titulli? Gjithēka varet nga Toti


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Spaleti: Titulli? Gjithēka varet nga Toti
Permalink   


Roma synon titullin? Absolutisht po pėr Franēesko Totin. Por Luēiano Spaleti ka disa rezerva dhe e sqaron kėndvėshtrimin e tij. "Mund t'i krijojmė vėshtirėsi ēdo skuadre. Besojmė se kėtė vit mund tė bėjmė diēka tė mirė. Toti ėshtė nga ata qė pėr tė folur kėshtu, duhet mė parė tė pėrmirėsohet, siē duhet ta bėjnė tė gjithė, duke filluar nga unė. Nėse Franēesko mendon kėshtu, atėherė duhet tė japė mė tepėr". Duke filluar nga sfida e sotme kundėr Askolit, ndeshje qė Spaleti fton lojtarėt tė mos e nėnvlerėsojnė, pavarėsisht krizės sė rezultateve pėr skuadrėn bardhezi. "Askoli ka ndryshuar shumė krahasuar me vitin e kaluar, - shpjegon trajneri verdhekuq. - Kam shumė respekt pėr skuadrėn e Teserit dhe uroj tė kenė edhe ata pėr lojtarėt e mi".
Spaleti nuk dėshiron mė hapa tė gabuar dhe shton: "E njoh mirė Teserin. Eshtė njė trajner i pėrgatitur qė di t'i japė njė fytyrė shumė tė saktė skuadrave qė stėrvit. Askoli u kompletua disi me vonesė dhe prandaj hasi nė vėshtirėsi, kishte probleme tė vogla nė formimin e grupit. Nė aspektin psikologjik, mendoj se skuadra nuk ka pėsuar goditje nga barazimi tė dielėn. E mbyllėm ndeshjen nė rritje dhe ishin episodet qė vendosėn. Sigurisht qė njė pikė nė dy ndeshje ėshtė pak. Mund tė merrnim mė tepėr".
Edhe pėr sfidėn me Askolin, Roma nuk do tė grumbullohet para ndeshjes nė klub. "Eshtė njė vendim qė e kam marrė unė. Klubi nuk ėshtė dakord, por duke parė qė pėrkushtimi i djemve tė dielėn ishte maksimal, unė nuk ndėrroj mendje. Kėto gjėra mė pėlqen t'i vendos unė. Klubi mė ka lėnė "carta bianca", sepse unė jam nė kontakt me dhomat e zhveshjes dhe di hollėsi qė ata ndoshta nuk i dinė".
Spaleti nuk beson se Milani ėshtė jashtė luftės pėr titull. "Duhet t'i lėmė tė qetė. Janė vetėm 11 pikė larg vendit tė parė dhe janė akoma shumė ndeshje pėr t'u luajtur". Spaleti ėshtė i bindur qė Palermo mund tė luftojė deri nė fund pėr titullin kampion. "Mendoj se po, por mos e nėnvlerėsoni edhe Udinezen". Ky ėshtė njė kampionat qė i pėlqen trajnerit tė Romės. "Eshtė mė i ekuilibruar. Skuadrat stėrviten mirė, sulmuesit shėnojnė mė pak, sepse po konsolidohen repartet mbrojtėse". Edhe ai do t'ia jepte ēmimin prestigjioz europian, "Topin e artė", njė lojtari italian. "Pa dyshim Xhanluixhi Bufonit. Ka bėrė pritje tė jashtėzakonshme. E ka demonstruar me kohė qė ėshtė profesionist i madh nė rolin e tij. Po paraqitet shumė mirė edhe nė Serinė B. Nuk e pėrēmoi kategorinė inferiore dhe si rrallė ndonjė portier, ka njė vazhdimėsi pėr t'u admiruar. Pėr mė shumė, e vlerėsoj edhe pėr zgjedhjen e bėrė pas vendimeve tė skandalit: pėr njė kampion bote do tė ishte e vėshtirė tė qėndronte njė kategori mė poshtė dy muaj pas triumfit botėror, por pėr Bufonin s'paska qenė. Vėrtet njė kampion."
Informacione eshte marre nga gazeta sporti shqiptar

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard