Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Probleme me ujin e pijshėm, mbyllet shkolla e Laknasit : Higjiena: I frikemi njė epidemie tjetėr tė hepatitit A


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Probleme me ujin e pijshėm, mbyllet shkolla e Laknasit : Higjiena: I frikemi njė epidemie tjetėr tė hepatitit A
Permalink   


Drejtoria .e Higjienės sė kryeqytetit ka firmosur gjatė javės sė kaluar njė vendim mbylljeje pėr njė tjetėr shkollė. Kėsaj radhe bėhet fjalė pėr shkollėn dhe kopėshtin e Laknasit, nė bashkinė e Kamzės, e cila sipas inspektorėve, ka probleme me ujin e pijshėm. Specialistėt pohojnė se shkolla do tė hapet vetėm pasi tė jetė zgjidhur ēėshtja e ujit tė pijshėm qė rrjedh nė ēezmat e kėsaj shkolle, ndėrsa mėsohet se inspektorėt e higjienės thonė se i friken njė epidemie tė hepatitit A nga uji i pijshėm, ndaj kanė deklaruar se do tė mbyllin tė gjitha ata shkolla qė nuk kanė furnizim normal me ujė tė rrjedhshėm.
Vendimi
Gjatė njė kontrolli tė ushtruar nga inspektorėt e Higjienės sė kryeqytetit nė shkollėn e Laknasit, ka rezultuar se ajo ka probleme serioze higjieno-sanitare. Sipas drejtorit tė Drejtorisė sė Higjienės, Manush Thanasi, njė javė mė parė ata janė detyruar qė tė firmosin njė vendim mbylljeje pėr kėtė shkollė dhe kopshtin e Laknasit pėr arsye se kanė konstatuar probleme me ujin e pijshėm. Thanasi pohon se pėr kėtė ka vėnė nė dijeni edhe bashkinė e Kamzės dhe Drejtorinė Arsimore pėr tė sistemuar diku tjetėr 1200 nxėnėsit e kėsaj shkolle. Sipas tij, nxėnėsit duhet tė rikthehen sėrish nė ambjentet e kėsaj shkolle, vetėm pasi tė jetė zgjidhur problemi me ujin e pijshėm. Vetėm pak ditė pas nisjes sė kėtij viti shkollor, drejtoria e Higjienės firmosi njė tjetėr vendim mbylljeje pėr shkollėn "Abdulla Keta", pėr shkak tė shpėrthimi tė ujėrave tė zeza. Nxėnėsit iu rikthyen mėsimit nė ambjentet e tyre vetėm pasi u rregulluan kanalizimet e ujėrave tė zeza, tė cilat pėrmbytnin shkollėn sa herė qė binte shi.
Kontrollet
Pas epidemisė me origjinė hidrike tė hepatit A gjatė sezonit tė verės, specialistėt e Higjienės po kontrollojnė cilėsinė e ujit tė pijshėm nė tė gjitha institucionet arsimore. Sipas drejtorit tė Higjienės, Manush Thanasi do tė mbyllen tė gjitha objektet qė kanė probleme me ujin e pijshėm. "Nėse ne konstatojmė probleme me ujin e pijshėm ose mangėsi nė furzimin e shkollave dhe kopshteve me tė, atėherė ata duhet tė mbyllen mė parė se tė kthehet nė njė burim infeksioni". Sipas drejtuesve tė Higjienės ata po monitorojnė situatėn nė shkolla, pasi aty ka grumbullime kolektive dhe mundėsia e pėrhapjes sė sėmundjeve ėshtė shumė e madhe. "Njė epidemi nėpėr shkolla do tė ishte shkatėrruese", pohojnė specialistėt.

Informacione eshte marre nga gazeta shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard