Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: KLSH: Tatimet, 1.6 miliardė lekė dėme : Kontrolli i Lartė i Shtetit publikon shkeljet e tatimeve nė Fier dhe nė doganėn e Kakavijės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
KLSH: Tatimet, 1.6 miliardė lekė dėme : Kontrolli i Lartė i Shtetit publikon shkeljet e tatimeve nė Fier dhe nė doganėn e Kakavijės
Permalink   


Tatimet dhe doganat i kanė shkaktuar miliona lekė dėme buxhetit tė shtetit. Kontrolli i Lartė i Shtetit ka publikuar dje raportin pėr kontrollin e ushtruar nė degėn e Tatim-Taksave nė Fier si edhe nė degėn e Doganės nė Kakavijė. Edvin Morava, zėdhėnės i KLSH-sė, tha dje se dėmi i shkaktuar nga dega e Tatim-Taksave nė Fier arrin nė 1.6 miliardė lekė, ndėrsa nė doganėn e Kakavijės dėmi arrin nė 113 milionė lekė. Pėr kėto dėme KLSH-ja ka bėrė kallėzim penal pėr katėr kryedoganierė tė Kakavijės. Dėmet janė shkaktuar gjatė vitit 2004-2005.
Tatimet
Nė degėn e Tatim-Taksave nė Fier, dėmi ekonomik qė i ėshtė shkaktuar buxhetit tė shtetit arrin nė 1.6 miliardė lekė. Sipas raportit tė KLSH-sė, ky dėm ėshtė shkaktuar nga moszbatimi i ligjit pėr TVSH-nė. Nga kjo shkelje janė evidentuar 773 milionė lekė dėme. Konkretisht pėr ****je tė kryera nga subjekte tė biznesit tė madh me emėrtimin “Klient”, pra pėr ****je tė paidentifikuara. Dėmi i shkaktuar ėshtė 509 milionė lekė. Pėr detyrime pėr TVSH-nė e gjoba tė pallogaritura, dėmi i shkaktuar ėshtė 237 milionė lekė. Shkeljet e degės sė Tatim-Taksave nė Fier nuk mbarojnė me kaq. Sipas raportit tė KLSH-sė, si pasojė e moszbatimit tė ligjit pėr Tatimin mbi tė Ardhurat, dėmi i shkaktuar pėr tatim-fitim e gjoba, arrin nė 507 milionė lekė. Ndėrkaq, si rezultat i moszbatimit tė ligjit pėr procedurat tatimore nė kryerjen e transaksioneve CASH, ėshtė shkaktuar njė dėm prej 294 milionė lekė. Pėr kėto shkelje KLSH-ja ka rekomanduar 21 masa administrative pėr punonjėsit e kėsaj dege.
Doganat
Buxhetit tė shtetit i janė shkaktuar dėme tė konsiderueshme edhe nga shkeljet nė dogana. Sipas raportit tė KLSH-sė, nė degėn doganore tė Kakavijės nuk ėshtė zbatuar “Kodi Doganor”, veprim i cili i ka shkaktuar buxhetit tė shtetit njė dėm prej 113 milionė lekėsh. Nė kėtė degė nuk ėshtė llogaritur vlera reale e mallrave, ēka ka shkaktuar njė dėm prej 111 milionė lekė. Rreth 2 milionė lekė ėshtė i shkaktuar nga detyrimet doganore tė papaguara nė autorizimet e mbyllura tė regjimit tė pėrpunimit aktiv. Ndėrkaq, pėr gjobat e pallogaritura tė rezultuara si diferencė e ēmimit tė faturės me atė tė verifikuar nė origjinale, dėmi i shkaktuar arrin nė 0.5 milionė lekė. Pėr dėmet e shkaktuara KLSH-ja ka bėrė kallėzim penal pėr 4 ish-kryetarė tė kėsaj dege dhe ka rekomanduar 27 largime nga puna.
Zyrat vendore
Nė zyrat vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme (ZVRPP) nė Lezhė, janė konstatuar shkelje nė regjistrimin e objekteve me leje ndėrtimi dhe trojeve tė ****ura nga Komunat dhe Bashkia, nė kundėrshtim me ligjin e urbanistikės. Janė konstatuar shkelje nė regjistrimin e apartamenteve tė privatizuara nga Bashkia dhe subjektet e tjera tė kaluara nėpėrmjet Entit Kombėtar tė Banesave. Sipas raportit tė KLSH-sė, janė konstatuar shkelje edhe nė regjistrimin e 22.260 metėr/katror truall nė kundėrshtim me ligjin “Pėr rezervat ujore”. Ndėrsa nė ZVRRPP, nė Korēė, nė 34 raste me sipėrfaqe 90.154 metėr/katror janė kryer transaksione dhe janė bėrė regjistrime fillestare, duke shkelur legjislacionin pėrkatės. Nė 17 raste janė bėrė regjistrime nė sipėrfaqe prej 3030 metėr/katror mė tepėr se nė kartelat e pasurive tė paluajtshme. Ndėrkaq, nė njė rast ėshtė regjistruar njė sipėrfaqe prej 3000 metėr/katror, truall publik i ****ur nga kėshilli i qarkut Korēė, brenda vijės kufizuese tė qytetit.



KLSH, kallėzim penal pėr:

4 ish-kryedoganierė tė Kakavijės
Jorgo Faro, shef i hartografisė Korēė
Artur Brahimllari, shef i zyrės juridike Korēė
Robert Shore, ish-kryeregjistrues nė Korēė
Pėrparim Llamllarinė, ish- kryeregjitrues i Lezhės
Pjetėr Miloti, shef i zyrės juridike nė Lezhė

Masa te tjera
27 largime nga shėrbimi civil pėr punonjėsit e Doganės
21 masa administrative pėr punonjėsit e Tatim-Taksave nė Fier

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard