Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Edi Rama: Olldashi nė Prokurori : Fillon dueli mes rivalėve tė PD dhe PS pėr postin e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Edi Rama: Olldashi nė Prokurori : Fillon dueli mes rivalėve tė PD dhe PS pėr postin e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės
Permalink   


PS-ja ka depozituar dje nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, padinė pėr ministrin e Brendshėm, Sokol Olldashi. Zėdhėnėsi i PS-sė, Saimir Tahiri, i cili dorėzoi edhe padinė e firmosur nga sekretari i pėrgjithshėm, Pandeli Majko tha se PS-ja e akuzon ministrin pėr shpėrdorim detyre. Sipas padisė, “Ministri i Brendshėm, duke lejuar shpėrndarjen e certifikatave nė mungesė tė plotė tė elementėve tė sigurisė sė tyre, ka konsumuar elementėt e veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės, vepėr kjo e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”. Kėto veprime, thuhet nė padinė e dorėzuar dje nė Prokurori, kanė cenuar dhe dėmtuar nė mėnyrė tė qenėsishme interesin shtetėror. Sipas zėdhėnėsit tė PS-sė, janė mbi 1 milionė certifikata tė cilat janė jo vetėm tė parregullta, por edhe lehtėsisht tė falsifikueshme dhe ministri Olldashi sipas PS-sė, nuk respektoi vendimin e ekspertėve, por urdhėroi nė mėnyrė tė paligjshme shpėrndarjen e tyre. “Kjo e kthen z. Olldashi nė shpėrdorues tė rrezikshėm tė detyrės dhe besimit publik, fakt ky qė potencialisht mund tė sjellė pasoja tė rėnda”, - tha dje zėdhėnėsi Tahiri. Sipas tij, “Olldashi tanimė nuk ėshtė i vetmi person pėr tė cilin PS-ja ka depozituar kallėzim penal. Z. Berisha, Z. Nishani, Z. Basha, Z. Pone dhe disa zyrtarė tė tjerė, u bė kohė qė shpėrfillin detyrimin e tyre ligjor pėr tė dhėnė llogari nė Prokurorinė e Pėrgjithshme”.
Procedurat
Nė padinė e tyre, socialistėt sqarojnė se nė gusht tė kėtij viti, Ministria e Brendshme ka lidhur kontratė me fituesin e tenderit subjektin “ILAR” sh.p.k, pėr prodhimin e certifikatave tė Gjendjes Civile. Pas gjithė procedurave tė fazės sė parė, ėshtė ngritur edhe komisioni i kolaudimit pėr pritjen dhe kolaudimin tė certifikatave tė gjendjes civile tė prodhuara nga subjekti “ILAR” sh.p.k., i cili konstatoi se pėrveē mangėsive nė dokumentacionin shoqėrues tė mallit, ekzistonin edhe mangėsi tė ndryshme tė cilat preknin cilėsinė dhe sigurinė e elementėve tė sigurisė sė certifikatave, elementė kėto tė cilat ishin kėrkuar nga enti prokurues me dokumentet e tenderit, si dhe ne kontratėn e nėnshkruar mes palėve. Ėshtė vėrejtur se certifikatat kanė tonalitet tė ndryshėm ngjyrash nga specimeni i kėrkuar, ka mungesė tė hologramės nė certifikata, ka prerje jo tė saktė tė hologramės, ka certifikata tė dubluara me tė njėjtin numėr kodi dhe tė njėjtin numėr serie. Pėr tė gjitha mangėsitė e vėrejtura ėshtė njoftuar ministria, ndėrkohė qė Komisioni i Kolaudimit, pasi bėri kėto konstatime, vendosi qė mallin ta quajė mall nė ruajtje, pa e bėrė hyrje nė magazinė. Sipas padisė sė socialistėve, me gjithė shkeljet e vėrejtura, certifikatat janė shpėrndarė. PS-ja i ka bashkėngjitur padisė edhe prova tė tilla si; specifikimet teknike tė certifikatave tė gjendjes civile; procesverbalin nr. 8 dhe procesverbalin nr. 17 tė Komisionit tė Kolaudimit, ku konfirmohet se malli i ardhur nuk ėshtė sipas specifikimeve teknike; fotokopje e specimenit tė kėrkuar, fletė-dalje nga magazina e QFMT-sė pėr njė sasi malli, etj.

Informacion i marre nga gazeta shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard