Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Opozita: Tetė arsyet pse duhet tė ikė Topalli


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Opozita: Tetė arsyet pse duhet tė ikė Topalli
Permalink   


Opozita ka dorėzuar dje nė kryesinė e Kuvendit, kėrkesėn pėr shkarkimin e Kryetares Jozefina Topalli, por shanset qė ajo tė kalojė nė Kuvend rezultojnė tė jenė negative. Burimet nga Kuvendi bėjnė tė ditur se kėtė radhė kėrkesa e opozitarėve qė e akuzon Topallin pėr 8 shkelje ligjore, mund tė bllokohet qė nė fillim pa kaluar fare nė votim nė Kuvend. Sipas rregullores, kėrkesa e hartuar nga deputetėt e opozitės duhet tė hartohet nė komisionin parlamentar tė ligjeve, i cili pritet tė pėrpilojė edhe njė raport. Dhe po sipas tė njėjtave burime, meqenėse shumica e anėtarėve nė komisionin e ligjeve i pėrket maxhorancės, edhe raporti mendohet tė jetė pozitiv pėr Kryetaren e Kuvendit, qė do tė thotė se ky komision pritet qė sipas planit, ta quajė tė paligjshme dhe tė pabazuar nė rregullore kėrkesėn. Nga ana tjetėr, vetė Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nė emisionin “Opinion plus”, la tė kuptohej se kėtė herė nuk do tė lejonte qė tė hidhej nė votim kėrkesa, por relacioni i komisionit tė ligjeve. E nėse relacioni do tė miratohej nė seancė, gjė qė ėshtė tejet e vėshtirė, pasi e djathta i ka numrat e nevojshėm, atėherė Kryetarja e Kuvendit tha se do tė pranojė qė votimi pėr shkarkimin e saj tė bėhet i fshehtė. Vetė deputetėt e opozitės kanė mbledhur tė gjitha firmat e nevojshme dje, por i vetmi dyshim qė ata kanė pasur deri nė pėrfundim tė kėrkesės ka qenė nėse do tė drejtonin njė “kėrkesė pėr shkarkim”, e cila lejohet me Kushtetutė, apo njė “mocion” pėr tė cilin rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon.
Kėrkesa
Kėrkesa ėshtė firmosur dje prej mė shumė se 35 deputetėsh tė opozitės, edhe pse nevojiten 28 firma. Nismėtarėt Skėnder Gjinushi dhe Sabit Brokaj janė mbėshtetur nė nenet 75/1,2 dhe 78/1 tė Kushtetutės si dhe nenit 114/1,5 tė rregullores sė Kuvendit pėr tė kėrkuar shkarkimin e Topallit. Deputetėt e opozitės akuzojnė Topallin se “ėshtė bėrė faktori kryesor i veprimtarisė antikushtetuese dhe antiproceduriale tė Kuvendit nė njė numėr rastesh tė konfirmuara tashmė edhe nga Gjykata Kushtetuese, tė denoncuara dhe tė kontestuara nga institucione tė pavarura dhe vetė Kuvendi i Shqipėrisė”. Sipas opozitės, Topalli ka krijuar konflikt institucional me Presidentin e Republikės, KLD-nė dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm, duke folur padrejtėsisht nė emėr tė Kuvendit. Po sipas kėsaj kėrkese, Topalli akuzohet se ka lejuar procedura qė kanė ēuar nė shkelje tė Kushtetutės, siē janė amendamente pėr prekjen e mandateve tė institucioneve tė pavarura, objekti i komisionit hetimor pėr shkarkimin e kryeprokurorit, etj. Sipas opozitės, Topalli ėshtė bėrė shkak pėr bllokimin e reformės zgjedhore, ka lejuar e mbėshtetur ndryshimin e paprecedent, jo konsensual tė rregullores sė Kuvendit, me synim heqjen e votės sė fshehtė, ka ushtruar presion mbi median e pavarur. Topalli akuzohet edhe pėr krijimin e precedentėve tė rrezikshėm dhe me pasoja anti- institucionale, kur lejoi zhvillimin e seancės jashtė godinės sė Kuvendit nė 28 korrik 2006.

Lajmi eshte marre nga gazeta shqiptare

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard