Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Flash


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Flash
Permalink   






GREQI. Rojat bregdetare kanė ndaluar 58 klandestinė nė detin Egje dhe kanė arrestuar dy tė dyshuarit si trafikantė, qė tė dy nga Turqia. Njė anije me flamur turk me 35 emigrantė nė bord u ndalua nė afėrsi tė ishullit Agathonissi. Dy anėtarėt turq tė ekuipazhit u arrestuan. Nuk ka tė dhėna pėr kombėsinė e klandestinėve. Dy klandestinė tė tjerė, njė shqiptar dhe njė palestinez, u arrestuan kur pėrpiqeshin tė hipnin nė njė traget qė shkonte nė Itali, me pasaporta false.





TIRANE. Presidenti i dėrgoi njė mesazh urimi Presidentit tė Republikės sė Hungarisė, Lazlo Solyom, me rastin e 50-vjetorit tė Revolucionit Hungarez pėr Liri. Pėrmes kėtij mesazhi Moisiu shprehet se “kjo ngjarje e shėnuar nė historinė e popullit Tuaj, dėshmoi haptazi se aspiratat pėr liri e demokraci ishin ideale tė rrėnjosura nė shpirtin e hungarezeve.





BERLIN. Njė punėtor ndėrtimi vdiq dhe pesė persona tė tjerė u plagosėn sot, kur njė makineri preku nė njė mjet plasės gjatė punimeve nė njė rrugė nė jug tė Gjermanisė. Policia deklaroi se nuk ishte ende e sigurtė, por shtoi se incidenti mund tė kishte ndodhur nga shpėrthimi i njė bombe tė pashpėrthyer tė Luftės II Botėrore.





KROACI. Njė gjykatė urdhėroi arrestimin e njė deputetit tė rėndėsishėm i dyshuar pėr krime kundėr civilėve serbė gjatė luftės pėr pavarėsi tė Kroacisė nė vitet 1991-95. Gjykata urdhėroi arrestimin e Branimir Glavas, i cili ndodhet nėn hetim pėr rrėmbim, torturim dhe vrasje tė serbėve nė qytetin lindor tė Osijekut nė fund tė 1991 kur ai ishte i ngarkuar me detyrėn e mbrojtjes sė qytetit.





TIRANE. “Kufoma e gjetur nė Zall Herr dyshohet se i pėrket njė shtetaseje tė huaj”, bėnė tė ditur sot nga Policia e Tiranės. Sipas burimit tė cituar, “ky version ėshtė ngritur paraprakisht nga Policia e Tiranės, pas verifikimeve tė bėra nė lidhje me shenjat qė janė gjetur nė trupin e vajzės sė masakruar si edhe mbi informacionet e shqyrtuara deri mė tani pėr vajzat e larguara nė Tiranė dhe rrethe”.





RIAD. Njė klerik i lartė saudit deklaroi sot se komentet kontradiktore tė papa Benediktit XVI pėr Islamin ishin njė shprehje e zemėrimit dhe frikės ndaj pėrhapjes sė gjerė tė fesė myslimane. Shumė liderė myslimanė kanė kritikuar ashpėr komentet e Atit tė Shenjtė nė njė fjalim nė muajin shtator, ku citoi njė perandor bizantin tė shekullit XIV i cili kishte deklaruar se feja islame ishte e "dėmshme, e paarsyeshme dhe se ishte pėrhapur me tehun e shpatės". "Kėto komente bėhen pėr shkak tė zemėrimit nė zemrat e kundėrshtarėve lidhur me pėrhapjen e Islamit pėrtej tė gjithė kufijve dhe pengesave", deklaroi Sheikh Saleh bin Humaid nė njė predikim nė Xhaminė e Madhe tė Mekės me rastin e festės sė Bajramit tė Madh.





TIRANE. "Qeveria ėshtė e vendosur pėr tė pasur njė reformė sociale tė sigurtė dhe njė ndarje tė drejtė tė fondeve tė tyre", u shpreh Kryeministri Sali Berisha, sot gjatė njė prononcimi pėr shtyp, pas vizitės sė tij nė Komunitetin Mysliman Shqiptar, me rastin e festės sė Bajramit. Kreu i Qeverisė tha, se "kjo ėshtė njė ditė e angazhimit tė madh, pėr njė shpėrndarje mė tė drejtė, mė tė ndershme tė pasurive kombėtare, ėshtė njė ditė thirrje qė suksesi dhe arritja tė mos na pengojnė tė shohim dhimbjen, vuajtjen, hallin, dertet e pafundme tė qytetarėve nė nevojė".





KORĒĖ. Besimtarėt myslimanė tė qytetit tė Korēės kanė kremtuar sot festėn e tyre mė tė rėndėsishme fetare tė Bajramit tė Madh me njė sėrė ceremonish tė kultit tė tyre, tė organizuara si nė xhaminė e vjetėr tė qytetit, edhe nė ambiente tė tjera familjare dhe shoqėrore. Dhjetėra e dhjetėra besimtarė myslimanė kanė marrė pjesė nė faljen e mėngjesit nė xhaminė e vjetėr " Iljaz bej Mirahori", tashmė e rikonstruktuar pėr organizimin mė tė mirė tė ceremonive fetare.





KABUL. Lideri taleban nė arrati, Mullah Mohammad Omar ka shfrytėzuar festėn e shenjtė myslimane tė Bajramit tė Madh pėr tė paralajmėruar se luftėtarėt nėn komandėn e tij do tė intensifikonin veprimet e tyre luftarake nė Afganistan, nė "nivele tė papritura" pėr tė dėbuar forcat e huaja nga vendi.





USA. Aktori domenikan Nelson de la Rosa, i konsideruar si burri mė i shkurtėr nė botė vdiq sot nė Nju Jork dhe do tė varroset nė Republikėn Domenikane , njoftonte e pėrditshmja spanjolle “El Pais” . De la Rosa, 54 centimetra i gjatė u bė i famshėm kur interpretoi nė 1996 sė bashku me Marlon Brando nė filmin “Ishulli i Dr.Moreau”. Sipas “El Pais”, problemet me shėndetin aktorit, 39 vjeēar, iu shfaqėn teksa fluturonte me njė avion nga Kili nė Boston, mbasi kishte marrė pjesė nė njė spektakėl nė kėtė vend amerikano-jugor .





MADRID. Shtypi spanjoll ka pershendetur te henen fitoren e dyte radhazi te Fernando Alonso, si "padron i ri te Formula 1", pas gares te se dieles per Cmimin e madh te Brazilit, ku fitoi ndaj rivalit te madh, gjermanit Michael Schumacher. "Alonso do te jete piloti me i madh ne histori", titullonte nje shkrim gazeta sportive Marca, shoqeruar me nje foto te dy here kampionit te botes me flamurin spanjoll.





ELBASAN. Besimtarėt myslimanė elbasanas kanė kryer sot faljen e Ditės sė Bajramit tė Madh, pas njė muaj agjėrimi. Falja u krye nė orėt e para tė mėngjesit nė ambientet e Pallatit tė Sportit "Tomorr Sinani". Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, ka uruar tė gjithė besimtarėt myslimanė tė rrethit tė Elbasanit, por dhe tė gjithė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, pėr mbarėsi dhe gėzime.





SARANDĖ. Njė armė luftarake granatėhedhėse u gjet mbrėmjen e kaluar brenda njė vendstrehimi, nė lagjen nr. 1 tė qytetit tė Sarandės, nga disa fėmijė. Burime zyrtare nga policia lokale thanė sot se "arma luftarake u gjet nga fėmijėt e lagjes nr.1 tė qytetit, tė cilėt po luanin aty pranė". Sipas burimeve, nė vendngjarje shkuan menjėherė njohės tė armatimit dhe specialistė tė kėsaj fushe, duke sekuestruar mė pas armėn.





TIRANE. Kryeministri Berisha ka deklaruar se vendi ynė do tė shtojė trupa ushtarake nė Afganistan dhe se do ēojė trupa nė Liban. Sipas Berishės prioritet mbetet integrimi nė NATO. Deklaratat e Berishės u bėnė nė tryezėn e vendeve tė Adriatikut. Nė kėtė tryezė ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit Topalli e cila duke iu referuar mocionin qė opozita ka kėrkuar ndaj saj tha se mocion mund tė kėrkohet vetėm nga Qeverisė. Sipas Topallit pėr kryetarin e Kuvendit mund tė nisin procedurat pėr shkarkimin e saj.





KANBERRA. Australia ėshtė gati tė dėrgojė njė nga luftanijet e saj pėr tė ndihmuar nė pėrforcimin e sanksioneve tė OKB-sė kundėr Koresė sė Veriut, meqenėse ka kryer njė provė bėrthamore, deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes, Brendan Nelson. Nelson deklaroi pėr kanalin televiziv vendas se kishte gjasa qė njė anije e flotės t'i bashkohej pėrpjekjeve tė ndėrkombėtarėve pėr tė kontrolluar anijet qė hynė dhe dalin nga ujėrat e Koresė sė Veriut pėr t'u siguruar qė ato nuk transportojnė materiale pėr prodhim armėsh.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard