Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Trafikantėt e hasha****, tani me mushkė drejt Greqisė : Udhėtim nė kufirin shqiptaro-grek, ku viza Shengen nuk tė hyn nė punė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Trafikantėt e hasha****, tani me mushkė drejt Greqisė : Udhėtim nė kufirin shqiptaro-grek, ku viza Shengen nuk tė hyn nė punė
Permalink   


Kuqja po kalonin brezin e butė. Mos nxito shumė, te pylli djegur ėshtė rrugė e keqe e mezi kalohet”. Ky nuk ėshtė ndonjė komunikim i sofistikuar qė kėrkon specialistė ta ēkodifikojnė. Njėri nga bashkėudhėtarėt e mi, njė 28 vjeēar nga fshatrat e Mallakastrės i flet me celularin e tij grek, udhėrrėfyesit, njė pėrmetari tė shkathėt qė nuk dihet sesa herė i ėshtė dashur ta kalojė kufirin shqiptaro-grek, ditėn e natėn, nė kohė tė mirė dhe tė keqe. Ndėrsa “Kuqja” ėshtė emri mushkės. Mbi samar ajo ka dy ēanta sportive me njė ngarkesė rreth 70 kilogramė. Dielli ėshtė gati nė tė perėnduar dhe njė shtėllungė reshė vjeshte qė ndodhen pas shpinės sonė, janė duke ia prerė para kohe dhe atė pak ndriēim tė zbehtė qė i ka mbetur. Pragperėndimi i diellit dhe ngjyrat e arta qė kanė marrė pyjet e ahut nė kėtė mesvjeshte ia shtojnė bukurinė shpateve tė pjerrta tė malit Smolikas, mali i dytė mė i lartė i Greqisė pas Olimpit tė famshėm. Por rruga e gjatė qė kemi pėr tė bėrė dhe nata qė ka nisur tė bjerė, nuk na lėnė kohė pėr tė shijuar kėtė mrekulli tė rrallė tė natyrės. “Muzgu ėshtė orari mė i mirė pėr tu nisur, nė mėnyrė qė tė jemi diku rreth orės 23.00 nė zallin e Sarandaporit”, na thotė mallakastrioti. Sarandapori ėshtė njė lum malor, degė e rėndėsishme e lumit tė Vjosės, qė rrjedh nga shpatet e larta tė maleve tė Pindit, dhe Smolikasit.
Udhėtarėt
Nisja jonė ėshtė bėrė diku afėr vendit tė quajtur Ēezma e Thatė, nė aksin Leskovik-Gėrmenj. Udhėrrėfyesi dhe unė jemi nisur me njė autoveturė nga Pėrmeti pėr tė formuar grupin e vogėl prej katėr vetash pikėrisht aty nė njė lėndinė me barė tė thatė jo mė shumė se 20 minuta nga rruga nacionale. Ai jep instruksionet e para dhe pėrcakton itinerarin me dy personat e tjerė, njėrin nga fshatrat e Mallakastrės e tjetrin nga Fieri, tė cilėt kanė nė pėrgjegjėsi dhe ngarkesėn e mushkės. “Besoj se nuk i keni vėnė shumė peshė mushkės, se rruga ėshtė e keqe dhe ka pak lagėshtirė”, u flet udhėrrėfyesi dy tė rinjėve qė kanė ngarkesėn. “Aq sa dhe herėn e kaluar”, i pėrgjigjet njėri nga kėta tė fundit. Marrshimi, nėse do ta quajmė kėshtu do tė bėhet nė kėtė mėnyrė. Udhėrrėfyesi do tė niset 10 minuta pėrpara, pas tij do tė jetė mallakastrioti. Afro dhjetė minuta pas kėtij tė fundit do tė niset mushka, dhe nė po kėtė distancė pas saj do tė nisemi ne tė fundit. Tė dy djemtė qė kanė ngarkesėn dhe udhėrrėfyesi kanė nė pėrdorim celularė grekė, me tė cilėt do tė komunikojnė gjatė gjithė kohės. Secili prej nesh ėshtė i paisur me veshje tė trasha, pasi do tė udhėtojmė gjatė natės dhe bėn ftohtė. Si pjesė tė paimeve kemi marrė dhe ndonjė mushama pėr tė mos u lagur nėse bie shi. Nė ēantat e shpinės kemi pak ushqim, vezė tė ziera, djath tė bardhė, bukė dhe ēokollata “Snikers”, tė cilat na i kanė rekomanduar si mjaft produktive pėr udhėtime tė tilla.
Mushka
Ndėrsa presim nisjen e udhėtimit sipas radhės, kemi kohė tė shkėmbejmė dy fjalė. Fieraku mė thotė se kohė mė parė kanė pėrdorur njė kalė “Ēil”(kėshtu quhen kuajt e me njė ngjyrė pėrzierje e sė bardhės me grinė). “Na e kapėn dhe na bėn hatanė. Na u desh goxha kohė tė mėsonim dhe tė stėrvitnim pėr udhėtim mushkėn tjetėr. Nė shpinė sa do qė tė mbash, nuk mban dot mė shumė se 20 kile nė udhėtime tė tilla”, qahet fieraku. Radha na vjen kur errėsira ka mbuluar gjithēka nga majat e maleve deri poshtė nė shtratin e Sarandaporit. Ecim pa nxituar shumė, dhe me veshėt pipėz, tė gatshėm pėr ēdo tė papritur. Ēdo zhurmė, qoftė dhe mė e vogla mund tė jetė njė kėrcėnim apo njė sinjal se rreziku ėshtė afėr. Pikėrisht pėr kėtė fakt nuk mund tė shkėmbejmė asnjė fjalė dhe nuk mund tė mbajmė ndezur elektrikėt e dorės. I ftohti i natės, karakteristik pėr zonėn nuk na bėn mė pėrshtypje, pasi rruga dhe ankthi i kalimit tė kufirit na kanė nxehur. Nė fillimin e viteve ’90, nėse kaloje nė kėto anė mund ta dalloje qartė brezin e butė apo klonin nė afėrsi tė vijės sė kufirit. Por qysh nga ajo kohė ka kaluar mė shumė se njė dekadė e gjysmė dhe tashmė ka mbetur tek tuk ndonjė grup bunkerėsh apo llogore tė bėra nė shpatin e ndonjė kodre mbizotėruese. Vendi qė dikur quhej pylli i djegur, tashmė ėshtė kthyer nė njė xhungėl dhe duhet tė jesh goxha i pėrqėndruar pėr tė mos e humbur rrugėn. Gjithsesi zhurma qė nuk na ndahet dhe qė e dėgjojmė herė pas here, janė hapat e mushkės ndėrsa zbret ndonjė tė tatėpjetė, apo zhurma qė bėjnė ēantat nė samarin e saj kur kapin nė shkurret anės rrugės. Sapo kalojmė shpatin nė krah tė ish-postės sė vjetėr tė ushtrisė Greke, matanė Radatit, shquajmė dritat e Konicės. Konica shtrihet nė shpatin e malit deri poshtė nė shtratin e Vjosės, pak a shumė si Gjirokastra, por vilat e saj janė kryesisht tė mbuluara me ēati me tjegulla tė kuqe. e vendosur nė prehėrin e maleve, Konica me rreth 7 mijė banorė ėshtė qyteti mė i afėrt me kufirin shqiptar. Nė errėsirėn e natės dritat e saj vezullojnė si prushi i njė zjarri tė madh.
Trafikantėt
Ashtu siē e kishim parashikuar, pas afro tre orė e gjysėm rrugė kemi mbėrritur pranė zallit tė Sarandaporit. Udhėrrėfyesi gjen njė va tė gjerė ku lumi ėshtė i cekėt dhe mushka tė kalojė pa probleme. Nė kėtė kohė lumi ka mė pak se kurrė ujė. Bora e maleve ka shkrirė me kohė dhe ka muaj tė tėrė qė nuk ka patur shira tė fortė. Fieraku na thotė se duhet ta kalojmė lumin para se tė dalė hėna, e cila pritet tė shfaqet nė zenitin e qiellit mbushur gjithė yje diku rreth orės 02.00 pas mesnate. Udhėrrėfyesi dhe dy djemtė e tjerė bashkė me mushkėn kalojnė lumin pa probleme dhe shkarkojnė mallin matanė bregut. Pas afro njė gjysmė ore udhėrrėfyesi kthehet serish mbrapsht me mushkėn, ndėrsa dy tė tjerėt do tė qėndrojnė deri nė tė gdhirė kur makina e njė ēobani grek qė ka bagėtitė nė kėtė zonė, do tė vijė tė marrė ngarkesėn, pėr ta ēuar nė destinacionin e duhur. Qėndrojmė aty deri sa del hėna dhe marrim rrugėn e kthimit, por kėtė radhė shtegu ėshtė i ndriēuar dhe pėrshkohet mė lehtė. Nė tė zbardhur tė ditės jemi serish aty ku u nisėm. Pėr fat kufiri grek nuk ruhet mė si dikur nga ushtria. Policia e vendit fqinj nuk e merr mundimin tė ngjitet lartė nė shpatet e maleve, ajo ngre postblloqe nė urat sipėr lumenjėve apo nė akset kryesore. Xhipat e saj me ngjyrė kamoflazhi janė shumė tė njohur jo vetėm pėr udhėrrėfyesin tonė qė u ka shpėtuar pėr qime nė shumė raste, por dhe pėr shumė emigrantė tė tjerė qė nė pamundėsi tė njė vize janė detyruar ta kalojnė kufirin ilegalisht. Kėtė radhė bashkė me emigrantėt klandestinė qė ēuan matanė kufirit me Bashkimin Evropian njė ngarkesė prej 70 kile hashash tė presuar, ishte dhe Kuqja mushka qė e kanė “detyruar” tė bėhet trafikante. Udhėrrėfyesi na thotė se ai ka marrė 200 euro pėr kėto shtatė orė, qė nė fshatin e tij nė Pėrmet i kalon mirė disa muaj. Ndėrsa dy bashkėudhėtarėt tanė, korrierė tė drogės, do tė paguhen nga 20 euro pėr ēdo kile, nė ēastin kur malli tė shkojė nė destinacionin e duhur. “Ne nuk jemi trafikantė droge, jemi hallexhinj qė vėmė kokėn nė rrezik pėr tė mbajtur familjet me bukė”, mė thotė udhėrrėfyesi teksa nė mėngjes shijojmė njė kafe turke dhe njė raki tė fortė nė njė local tė vogėl pranė rrapit shekull tė Leskovikut

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard