Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Avokati i Popullit: Femrat me ferexhe diskriminohen


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Avokati i Popullit: Femrat me ferexhe diskriminohen
Permalink   


“Kam ardhur pėr vendin e punės…. Jam e diplomuar dhe kam aftėsi tė mira komunikimi….Njoh dhe gjuhė tė huaj….”. Mė pas, nė duart e personit qė e pret, lė tė dhėnat e saj, si dhe numrin e telefonit me shpresėn se njė ditė, zilja do tė bjerė pėr ta ftuar, pėr t’u gjendur nė ndonjė zyrė, klasė, dyqan apo gjetkė. Por nuk ėshtė e lehtė. Jo vetėm pėr shkak tė problemit tė madh social tė papunėsisė qė ka pllakosur shoqėrinė shqiptare, por edhe si pasojė e diskriminimit fetar. Mbajtja e ferexhesė nga vajzat dhe gratė nė ambientet e punės, kryesisht nė institucione, duket se ėshtė e papranueshme. Madje, disa prej kėtyre vajzave i janė drejtuar Avokatit tė Popullit. Burime nga ky institucion shprehen se vajzat dhe gratė, besimtare tė fesė myslimane, qė mbajnė ferexhe, kanė sjellė ankesat e tyre pėr mospranimin nė punė, nė institucione tė ndryshme. Por me kėtė problem nuk janė pėrballur vetėm femrat qė mbajnė ferexhe, por edhe meshkujt besimtarė tė fesė myslimane, qė kanė mjekėr tė gjatė. Numri i kėtyre tė fundit ėshtė i vogėl, gjithsesi shqetėsues ėshtė fenomeni. Ekspertė tė Avokatit tė Popullit, kanė marrė nė shqyrtim tė gjitha ankesat dhe pasi janė njohur me problemet qė kanė hasur besimtaret, u kanė bėrė relacione dhe rekomandime pėrkatėse krerėve tė tyre. Institucioneve u ėshtė rekomanduar qė tė mos bėjnė diskriminime, pėr shkak tė pėrkatėsisė fetare tė njerėzve

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard