Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Krim nė familje apo ekzekutim mafioz? : Prerja e gjuhės, dyshimi se vrasėsi ka dashur tė ndėshkojė nxjerrje sekreti


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Krim nė familje apo ekzekutim mafioz? : Prerja e gjuhės, dyshimi se vrasėsi ka dashur tė ndėshkojė nxjerrje sekreti
Permalink   


Njė krim brenda familjes apo ekzekutimi i ndonjė prostitute nga vendet e Evropės Juglindore, qė ndodhet tranzit nė Shqipėri. Kėto janė dy pistat ku janė pėrqendruar hetimet e zyrės sė zbulimit tė vrasjeve nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Nė fakt, prerja e gjuhės ėshtė njė mėnyrė e njohur ekzekutimi nga organizatat kriminale, pėr personat qė kanė treguar apo kanė qenė bashkėpunėtorė tė grupeve rivale apo policisė. Nė cilėsinė e provave materiale tė krimit, janė vetėm pak pjesė tė njė fashoje me tė cilėn ėshtė lidhur viktima. Policia nuk ka gjetur ndonjė thes, apo gjurmė tė automjetit qė mund tė ketė transportuar viktimėn dhe dėshmitė pėr persona tė dyshimtė qė i janė afruar liqenit, janė tė pakta. Mungesa e identifikimit tė viktimės i ka vėshtirėsuar disi hetimet e policisė, ndėrsa nė mbrėmje, policia vendosi njė shpėrblim prej 50 mijė eurosh, pėr personin qė do tė sjellė informacione rreth krimit. Policia ka siguruar anonimatin e informatorit, ndėrsa numri ku mund tė jepet ky informacion, veē sallės operative 129 ėshtė edhe ai i zyrės sė drejtorit tė policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku; 042 34 876. Nė fakt, nė morg kishte pasur disa prindėr tė interesuar pėr tė parė viktimėn, por deri nė orėt e vona ajo nuk ishte identifikuar ende. Policia ka kryer edhe krahasimin e gjurmėve tė gishtave tė viktimės me ato tė kontingjenteve tė policisė, por edhe kjo mėnyrė nuk ka mundur tė sigurojė identitetin e viktimės.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard