Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Vrasėsi i vajzės, njė maniak seksi : Shtohen misteret pėr kufomėn e Zall-Herrit. Ekspertėt rindėrtojnė skenėn e krimit mbi 20 vjeēaren


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Vrasėsi i vajzės, njė maniak seksi : Shtohen misteret pėr kufomėn e Zall-Herrit. Ekspertėt rindėrtojnė skenėn e krimit mbi 20 vjeēaren
Permalink   


TIRANE- Janė larguar pas dy ditė kėrkimesh polumbarėt; kufoma ndodhet tashmė nė morgun e Tiranės, por drejtuesit e policisė kriminale tė kryeqytetit, nuk kanė mbaruar ende punė. Hetuesit e ēėshtjes kanė hedhur dyshime serioze pėr ekzistencėn e njė vrasėsi maniak, ndonėse nuk e pranojnė zyrtarisht. Dhe pikėrisht kjo mundėsi i ka bėrė ata tė kėnė frikė pėr ndonjė ‘bis’ tė mundshėm tė krimit makabėr, vrasjes sė njė vajze tė re dhe gjymtimi i saj total mbas vdekjes. Hetuesit janė vėnė nė kėrkim tė vrasėsit, por ende nuk kanė nė dorė asnjė tė dhėnė qė do t’i shpjerė tek ai, madje nuk kanė as emrin e viktimės, qė do tė ishte gjurma e parė nga ata do tė nisnin kėrkimin. Pėr momentin, ata mendojnė se krimi ka ndodhur nė njė ambient tjetėr, kurse trupi ėshtė transportuar dhe hedhur nė liqen, pėr tė humbur gjurmėt. Policia nuk ka gjetur rroba tė viktimės veē reēipetave tė saj, kurse nė breg janė gjetur pjesė fashoje.
Polumbarėve tė RENEA-s iu deshėn dy ditė pėr tė gjetur dhe nxjerrė tė gjitha pjesėt e trupit tė viktimės. Ato janė gjetur nė njė rreze tė afėrt nga njėra-tjetra dhe nga pozicioni, mendohet se ajo ėshtė mbajtur nė krahė, pa pėrdorur ndonjė mjet lundrues pėr tė hyrė nė thellėsi. Por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, nuk ishte bėrė ende i mundur identifikimi i kufomės. Karakteristikat e kufomės, mėsohet se nuk korrespondojnė me ndonjė tė zhdukur javėt e fundit, ndėrsa prindėrit e interesuar qė kanė parė trupin e pajetė nė morg, nuk e kanė njohur.
Karakteristikat
Viktima ėshtė njė 20-vjeēare, flokė gėshtenjė me onde, trup mesatar, sytė me nuanca bojė qielli, pa asnjė shenjė dalluese, pėrveēse dhėmbit tė sipėrm pak mė tė errėt se tė tjerėt, si pasojė e mbushjes. Ekspertėt e mjekėsisė ligjore qė kanė bėrė kqyrjen e trupit kanė ndėrtuar dhe dinamikėn e mundshme sesi ka ndodhur ngjarja; viktima, pasi ėshtė vrarė me sėpatė, ėshtė prerė nė katėr pjesė tė veēanta me sharrė. Vrasėsi apo vrasėsit i kanė prerė gjuhėn, buzėt dhe organin gjenital. Njė masakrim qė pėr llojin e tij numėrohet i dyti pėr krimet monstruoze, pas atij tė vrasjes se studentes Kozeta Hyseni, e cila pasi ishte vrarė, ekspertet konstatuan se i ishin copėtuar pjesė tė trupit, pėrfshi edhe organin gjenital.
Ekzekutimi
“Njė krim i kryer me njė “pasion” nė kufijtė e ēmendurisė”. Ky ėshtė mendimi i ekspertėve tė Kriminalistikės pėr kufomėn e gjetur. Vrasėsi sipas tyre ėshtė njė pėrbindėsh i vėrtetė, ndėrsa veprimet, ngjajnė si tė shkėputur nga skenari i njė filmi horror. E ka qėlluar me sėpatė pas koke, goditje qė edhe dyshohet tė ketė shkaktuar vdekjen e viktimės. E ka zhveshur, pastaj me thikė i ka prerė buzėt, gjuhėn, organin gjenital. Por ēmenduria e vrasėsit nuk ėshtė ndaluar as me kaq. I ka prerė kokėn, pastaj trupin, nė pjesėn e legenit dhe gjymtyrėt. Hetuesit kanė arritur nė konkluzionin se prerja ėshtė kryer me sharrė. Vrasėsi nuk ka pėrdorur gur flesibėl pėr kėtė, pasi nuk janė vėrejtur shenja tė djegies sė pjesėve tė prera, ndėrsa sėpata e pėrdorur pėr ta qėlluar pas kokės, do tė linte dėmtime tė njė natyre tjetėr. Janė tė gjithė kėto elementė tė krimit, qė ngrejnė dyshimin e tmerrshėm qė vrasėsi mund tė jetė njė maniak i vėrtetė, i shtyrė edhe nga pasione tė pakontrolluar seksuale. Dhe kjo gjė ka shkaktuar dhe frikėn e policisė se ngjarja mund tė pėrsėritet me tjetėr viktimė, ndaj dhe fshatarėt e zonės janė kėshilluar tė kenė kujdes nė punėt e tyre tė pėrditshme.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard