Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shėnon Shevēenko, Ēelsi merr kryesimin : Ukrainasi gjen golin e parė nė Premier Ligė, nė fitoren 2-1 ndaj Portsmuthit. Sot luhet Manēester-Liverpul


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Shėnon Shevēenko, Ēelsi merr kryesimin : Ukrainasi gjen golin e parė nė Premier Ligė, nė fitoren 2-1 ndaj Portsmuthit. Sot luhet Manēester-Liverpul
Permalink   


Sulmuesi ukrainas, Andrei Shevēenko, ka shėnuar golin e tij tė parė nė Premier Ligė, teksa i hapi rrugėn fitores 2-1 qė Ēelsi arriti dje ndaj Portsmuthit, duke marrė kreun e klasifikimit. Ish-futbollisti i Milanit shėnoi pas dhjetė ndeshjesh "agjėrim", duke thyer rezistencėn e miqve qė zgjati deri nė minutėn e 55-tė. Sheva kishte shėnuar mė parė vetėm nė ndeshjen e Superkupės sė Anglisė. Mesfushori Mikael Balak dyfishoi rezultatin dy minuta mė vonė, pėrpara se Benxhamin Mvaruvari tė ngushtonte diferencėn pėr Portsmuthin nė tė 69-ėn. Fitorja e ngjit skuadrėn e Mourinjos tri pikė para Manēesterit qė do tė luajė sot nė "Old Traford" me Liverpulin. Nė ndeshjet e tjera tė luajtura dje, Evertoni mundi 2-0 Shefildin e mbetur me dhjetė futbollistė. Ndėrsa Uigani arriti fitoren e tij mė tė thellė nė historinė e Premier Ligės, pasi "shkatėrroi" 4-0 Manēester Sitin. Nė barazim pa gola u mbyll sfida ndėrmjet dy skuadrave tė fundrenditjes.
"Old Traford". Emocionet dhe pasioni nuk do tė mungojnė nė sfidėn mes Manēesterit dhe Liverpulit, por pritet qė kėsaj here mbrojtėsi dhe kapiteni Geri Nevill t'i kontrollojė disi emocionet. Mbrojtėsi i Anglisė dhe i Manēester Junajtid, nė ndeshjen e sezonit tė kaluar ku Rio Ferdinand shėnoi golin e fitores nė minutėn e fundit, vrapoi gjatė tė gjithė fushės duke bėrtitur dhe duke treguar me krenari stemėn e "Djajve" mbi fanellėn e tij. Ai u gjobit me 5 mijė paund pėr mėnyrėn se si festoi fitoren dhe u paralajmėrua pėr sjelljen e tij nė tė ardhmen. "A ėshtė e thėnė qė pas njė rasti si ai, vetėm sa duhet tė buzėqeshėsh lehtė dhe tė futesh menjėherė nė dhomat e zhveshjes? - tha Nevill pas asaj ngjarjeje. - Njerėzit kėrkojnė qė futbollistėt tė jenė shumė tė rregullt. A mos ndoshta kėrkojnė qė ne tė jemi robotė?" Manēesteri kryesues me 19 pikė sė bashku me Ēelsin, po pėrjeton njė periudhė shumė tė mirė, sidomos pas fitores sė tretė radhazi nė Champions, me anė tė sė cilės siguruan kalimin nė raundin tjetėr. Liverpuli ka mundur francezėt e Bordosė dhe po kėrkon stabilitet nė Premier Ligė, pasi gjendet nė mesin e tabelės me vetėm 11 pikė nga tetė ndeshjet e para. Pritet rikthimi i kapitenit Stiven Xherrard. Mesfushori i Anglisė ka munguar nė sfidėn ndaj "zhirondinėve", pėr shkak tė njė dėmtimi.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard