Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: AMC-ja humb gjyqin nė Apel, do paguajė 1.6 milionė lekė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
AMC-ja humb gjyqin nė Apel, do paguajė 1.6 milionė lekė
Permalink   


Kompania e telefonisė celulare, AMC do tė paguajė gjobėn 1.6 milion lekė, e vendosur kjo nga Autoriteti i Konkurrencės. Gjykata e Tiranės rrezoi dje padinė e ngritur nga AMC-ja, e cila kishte kėrkuar anulimin e kėsaj gjobe qė ishte vendosur nė fillim tė kėtij viti. Padia e kompanisė sė telefonisė u rrėzua nga Gjykata e Tiranės, me argumentin se ajo ishte e pambėshtetur nė prova e ligj. Burime nga gjykata thanė se gjoba prej 1.6 milion lekėsh ėshtė vendosur nga Autoriteti i Konkurrencės, por AMC-ja ka hedhur pretendime nga ana e saj se gjoba ndaj tyre ishte e padrejtė. Gjyqtarja e ēėshtjes i ka ftuar palėt nė seancėn pėrgatitore, nė prill tė kėtij viti, ta zgjidhnin ēėshtjen me marrėveshje. Por pėrfaqėsuesit e dy palėve nuk kanė rėnė dakord, dhe mė pas ēėshtja kaloi pėr shqyrtim gjyqėsor. Pas shqyrtimit tė provave dhe pretendimeve tė palėve, gjykata vendosi dje tė rrėzonte padinė e AMC-sė, duke pranuar pretendimin e pėrfaqėsuesit ligjor tė Autoritetit tė Konkurrencės, se gjoba ishte e drejtė.
Kompania e telefonisė celulare ėshtė paditėse edhe nė njė tjetėr proces. Bėhet fjalė pėr anulimin e njė gjobe, shifra e sė cilės ėshtė 1.9 milion lekė. Nga kontrolli i bėrė nė financat e AMC-sė, ka dalė se gjatė periudhės maj-qershor tė vitit 2004, kompania kishte paguar disa fatura tė tepėrta taksash. Kompanisė celulare i ėshtė vėnė njė gjobė prej 1.9 milion lekėsh, si pasojė e kėtij veprimi qė ėshtė cilėsuar si shkelje e rėndė. Pas njė viti nga konstatimi, AMC-ja nuk ka paguar, ēka ka bėrė qė ēėshtja tė pėrfundojė nė gjykatė, pėr t'u zgjidhur nga togat e zeza. Sipas burimeve nga gjykata, edhe kjo ēėshtje ėshtė drejt fini****. Ndėrkohė, mėsohet se edhe nė kėtė proces, palėt nuk kanė rėnė dakord tė zgjidhin faktin me kompromis, derisa ka nisur mė pas shqyrtimi gjyqėsor. Ndėrsa gjoba prej 1.6 milion dollarėsh, e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencės disa kohė mė parė, ka si motivacion faktin se AMC-ja kishte shkelur rregullat e tregut, duke mos dhėnė dokumentacionin qė u ishte kėrkuar.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard