Kompania e telefonisë celulare, AMC do të paguajë gjobën 1.6 milion lekë, e vendosur kjo nga Autoriteti i Konkurrencës. Gjykata e Tiranës rrezoi dje padinë e ngritur nga AMC-ja, e cila kishte kërkuar anulimin e kësaj gjobe që ishte vendosur në fillim të këtij viti. Padia e kompanisë së telefonisë u rrëzua nga Gjykata e Tiranës, me argumentin se ajo ishte e pambështetur në prova e ligj. Burime nga gjykata thanë se gjoba prej 1.6 milion lekësh është vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës, por AMC-ja ka hedhur pretendime nga ana e saj se gjoba ndaj tyre ishte e padrejtë. Gjyqtarja e çështjes i ka ftuar palët në seancën përgatitore, në prill të këtij viti, ta zgjidhnin çështjen me marrëveshje. Por përfaqësuesit e dy palëve nuk kanë rënë dakord, dhe më pas çështja kaloi për shqyrtim gjyqësor. Pas shqyrtimit të provave dhe pretendimeve të palëve, gjykata vendosi dje të rrëzonte padinë e AMC-së, duke pranuar pretendimin e përfaqësuesit ligjor të Autoritetit të Konkurrencës, se gjoba ishte e drejtë. Kompania e telefonisë celulare është paditëse edhe në një tjetër proces. Bëhet fjalë për anulimin e një gjobe, shifra e së cilës është 1.9 milion lekë. Nga kontrolli i bërë në financat e AMC-së, ka dalë se gjatë periudhës maj-qershor të vitit 2004, kompania kishte paguar disa fatura të tepërta taksash. Kompanisë celulare i është vënë një gjobë prej 1.9 milion lekësh, si pasojë e këtij veprimi që është cilësuar si shkelje e rëndë. Pas një viti nga konstatimi, AMC-ja nuk ka paguar, çka ka bërë që çështja të përfundojë në gjykatë, për t'u zgjidhur nga togat e zeza. Sipas burimeve nga gjykata, edhe kjo çështje është drejt fini****. Ndërkohë, mësohet se edhe në këtë proces, palët nuk kanë rënë dakord të zgjidhin faktin me kompromis, derisa ka nisur më pas shqyrtimi gjyqësor. Ndërsa gjoba prej 1.6 milion dollarësh, e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës disa kohë më parë, ka si motivacion faktin se AMC-ja kishte shkelur rregullat e tregut, duke mos dhënë dokumentacionin që u ishte kërkuar.
__________________
none
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Ekonomi -> AMC-ja humb gjyqin në Apel, do paguajë 1.6 milionë lekë