Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Mosrikandidimi nuk ka lidhje me procesin hetimor tė vėllait” : Koka lė Bashkinė e Durrėsit: Arėsyet tejet personale


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Mosrikandidimi nuk ka lidhje me procesin hetimor tė vėllait” : Koka lė Bashkinė e Durrėsit: Arėsyet tejet personale
Permalink   


Kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka nuk do tė rikandidojė mė pėr kėtė post. Nė prag tė zhvillimit tė zgjedhjeve pėr pushtetin lokal, Koka bėri tė ditur dje tėrheqjen nga rikandidimi pėr postin e Kryetarit tė Bashkisė sė qytetit bregdetar, pa dhėnė arsye konkrete mbi vendimin e marrė. “Arsyet pėr marrjen e kėtij vendimi janė tejet personale”, - tha Koka pa dhėnė mė tej shpjegime se ēfarė e shtyu nė tėrheqjen nga rikandidimi. Kohėt e fundit Koka ėshtė shprehur i pakėnaqur ndaj drejtuesit tė Partisė Socialiste, ēka ėshtė reflektuar edhe nė marrėdhėniet e tyre. Pėrpos kėtij fakti, kreu i Bashkisė sė Durrėsit nuk pėrmend arsye tė tjera qė e shtynė drejt tėrheqjes, pėrveē atyre personale. Madje hidhet poshtė edhe fakti se nė kėtė vendim tė tij ka ndikim edhe procesi hetimor qė ka nisur ndaj vėllait tė tij, Nard Koka. Lefter Koka, nuk pranoi dje se tėrheqja nga rikandidimi ka tė bėjė me procesin hetimor. “Vendimin pėr tė mos rikandiduar e morra nė njė moment reflektimi”, - u shpreh ai pa dhėnė detaje tė tjera mbi vendimin. Koka ėshtė sulmuar shumė pas ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike nga Kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e ka akuzuar ashpėr, kreun e bashkisė sė Durrėsit si njė nga kokat e klanit tė zemunit dhe tė pėrfshirė nė korrupsion.
Bashkėpunimi
Vendimi i Kokės pėr mosrikandidim pėr postin e kreut tė Bashkisė sė Durrėsit, nuk do tė ndikojė nė marrėdhėniet e tij me Partinė Socialiste. Kryetari theksoi dje se do tė vazhdojė tė jetė nė shėrbim tė kėsaj partie dhe tė bashkėpunojė me tė. “Do tė angazhohem pėr tė dhėnė kontributin tim nė zgjedhjet e ardhshme tė pushtetit lokal pėr fitoren e sė majtės nė bashkinė e Durrėsit”, - tha dje Koka. Ai e cilėsoi si tė suksesshme periudhėn trevjeēare nė drejtimin e Bashkisė sė Durrėsit. Pėr Kokėn, bashkė me rezultatet e prekshme nė infrastrukturėn e qytetit, bashkia e Durrėsit ka tashmė njė filozofi tė re komunikimi me qytetarėt. Koka e vlerėsoi si pozitive eksperiencėn e tij nė shėrbim tė qytetit tė Durrėsit. Lefter Koka e drejton bashkinė e qytetit bregdetar tė Durrėsit qė prej vitit 2003. Mandati i tij pėrfundon kėtė vit, ku pritet tė zhvillohen edhe zgjedhjet pėr pushtetin lokal. Nėse Kuvendi arrin tė miratojė ndryshimin e kushtetutės, mandati i tė zgjedhurve vendorė, nuk do tė jetė mė tre vjet por katėr. Kjo ėshtė pjesė e marrėveshjes politike tė 30 gushtit tė nėnshkruar mes PD-PS, e vėnė si njė kusht nga opozita.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard