Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Trajneri i Holandės: Nuk mė pėlqen tė humbas dhe dua tė shoh gjithmonė njė ndeshje spektakolare : Filozofia e Marko Van Bastenit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Trajneri i Holandės: Nuk mė pėlqen tė humbas dhe dua tė shoh gjithmonė njė ndeshje spektakolare : Filozofia e Marko Van Bastenit
Permalink   


Marko van Basten kurrė s'i ėshtė dashur tė shpjegojė ēfarė tip lojtari ishte. Holandezi gjithmonė ėshtė shprehur mė mirė me kėmbė, duke shėnuar njė mori golash me Ajaksin, Milanin dhe me pėrfaqėsuesen holandeze. Goli i shėnuar nė Mynih kundėr Bashkimit Sovjetik nė finalet e kampionatit europian 1988, mishėron mė sė miri karrierėn e tij tė jashtėzakonshme. Sot Van Basten ėshtė trajner i Holandės qė kryeson grupin G eliminator me 10 pikė pas katėr ndeshjesh.
Fitore argėtuese. Si futbollist, djaloshi nga Utrehti ndėrthurte fantazinė holandeze me pragmatizmin italian, cilėsi qė e ngritėn nė stadin e kampionit. Sot, dora e Van Bastenit e ka rigjallėruar ndjeshėm formacionin holandez. "Mendoj se futbolli im nuk ėshtė as holandez e as italian", - shpjegon trajneri i "tulipanėve". - Dua qė skuadra tė fitojė dhe tė luajė mirė. Eshtė e rėndėsishme tė argėtosh tifozėt, por edhe tė fitosh. E vėrteta, si gjithmonė, ndodhet nė mes: loja e mirė, thuajse gjithmonė, tė ēon drejt suksesit."
Idealizmi. "S'mė pėlqen tė humbas, por e admiroj lojėn e mirė. Ēdo herė qė ulem nė stol, dėshiroj tė jem nė njė sfidė spektakolare. Mė pėlqen kur njė skuadėr merr nismėn dhe ndėrton lojė. Natyrisht, duhet tė bėsh llogaritė me forcėn e kundėrshtarit dhe tė vendosėsh nėse ta leverdis apo jo tė hidhesh menjėherė nė sulm. Tė gjithė duan tė fitojnė; unė e pranoj edhe humbjen, sepse ėshtė pjesė e lojės. Tė qahesh pėr njė humbje, do tė thotė tė pėrqendrosh energjitė nė mėnyrėn e gabuar. Duhet tė mėsosh ta pranosh humbjen, sidomos kur skuadra qė tė ka mundur, zotėron kampionė tė kalibrit tė Tierri Henrisė. Mund edhe tė mė gjykojnė si idealist dhe e di qė ata qė merren prej shumė vitesh me futboll, po e humbin kėtė cilėsi. Sidoqoftė, unė i mbaj fort idetė e mia". Mendėsia e Van Bastenit ėshtė tipike e futbollit holandez. "Jam rritur me modulin 4-3-3; nė Holandė ėshtė moduli mė i pėrhapur dhe i preferuar. Kjo pėrbėn avantazh pėr ne, sepse skuadrat e huaja nuk janė mėsuar tė pėrballen me dy lojtarė krahu tė mirėfilltė. Ky detaj mund tė rezultojė vendimtar pėr suksesin tonė".
Burimi i frymėzimit
Van Basten u emėrua trajner i Holandės para dy vitesh, pa drejtuar kurrė mė parė ndonjė skuadėr. Fati i tij kanė qenė trajnerėt e mėdhenj qė e stėrvitėn kur ishte futbollist, duke i lejuar njė kalim pa dhimbje nga fusha nė stol. "Nė karrierėn time kam pasur shumė trajnerė tė shquar. Me shumė prej tyre, raporti nuk ka qenė i lehtė, por kam mėsuar shumė. Johan Krojf e konceptonte futbollin si kontroll topi, ndėrsa Arrigo Saki na nxiste tė bėnim presion dhe tė studionim lėvizjet e kundėrshtarit. Fabio Kapelo mė mėsoi tė ndjek suksesin nė ēdo situatė, edhe nė momentet e vėshtira, ndėrsa Rinus Mishels qė mė stėrviti vetėm nė kombėtare, mė mėsoi rėndėsinė e organizimit tė lojės."
Vendimi i drejtė
Krojfi ka luajtur njė rol thelbėsor nė vendimin e Van Bastenit pėr tė pranuar drejtimin e Holandės. "S'ma priste mendja tė mė ofrohej njė stol kaq prestigjioz qė nė vitin tim tė parė si trajner. Kisha punuar mirė me skuadrėn e dytė tė Ajaksit, por as qė e ėndėrroja njė detyrė tė tillė. Kur federata mė kontaktoi tė mė propozonte stolin e Holandės, mendova se nuk isha akoma gati. Reflektova pėr 10 ditė dhe pasi fola me Krojfin, u binda qė ta pranoja. Besoj se ishte vendim i drejtė".
Rėndėsia e Krojfit
Qė nė fillim, Krojfi ishte njė ndėr mbėshtetėsit mė besnikė tė Van Bastenit. "Krojfi vazhdon tė mbulojė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė futbollin holandez. Pata fatin tė luaj me tė, ta kem si trajner dhe shok. E njoh nga ēdo aspekt dhe kjo mė ka ndihmuar shumė. Eshtė njė figurė shumė e rėndėsishme pėr mua; pėrvoja e tij ėshtė thelbėsore".
Shumė kohė tė lirė
Por tani pėrgjegjėsia ėshtė e gjitha mbi supet e Van Bastenit. "Siguria ime e vetme ėshtė dėshira pėr tė fituar, qė nuk ėshtė zbehur aspak me kalimin e viteve. Ana pozitive e kėsaj pune ėshtė se tė lejon tė kesh shumė kohė tė lirė", - ka pėrfunduar Van Basten me njė buzėqeshje.

Nigel de Jong, mesfushori i Hamburgut, ka probleme me gjurin dhe nuk do tė jetė i gatshėm pėr tė paktėn 4 javė, duke shtuar kėshtu infermierinė e klubit pėrpara ndeshjes sė tė dielės kundėr Bajer Leverkusenit. Mesfushori holandez do t'i nėnshtrohet operacionit nė Amsterdam, bėri tė ditur klubi nė faqen zyrtare. Hamburgu qė nuk ka fituar asnjė ndeshje nė Bundesligė nė kėtė sezon, gjendet i parafundit nė renditje.

Klaudio Pizarro ėshtė pezulluar nga kombėtarja e Perusė pėr njė afat tė papėrcaktuar, pėr shkak se refuzimi pėr tė luajtur nė miqėsoren kundėr Kilit, u cilėsua si shkelje e rregullave tė Federatės sė Futbollit. Pizarro u kthye nė Gjermani pėr t'u stėrvitur me Bajernin e Mynihut, duke munguar nė miqėsoren e dytė kundėr Kilit mė 11 tetor, tė fituar nga Kili 1-0. Miqėsoren e parė nė transfertė mė 7 tetor, Peruja e humbi 3-2. Lojtari ishte shprehur se drejtuesit e federatės s'e kishin miratuar kėrkesėn e tij pėr tė mos luajtur, ndėrkohė qė federata e mohon njė gjė tė tillė.

Ouen Hargrivs, mesfushori anglez i Bajernit tė Mynihut, po rikuperohet shpejt, pasi theu kėmbėn muajin e kaluar. Agjenti i tij, Roman Grill, konfirmoi se Oueni ėshtė drejt pėrmirėsimit dhe i vendosur pėr tė rifilluar stėrvitjen sa mė shpejt. "Hargrivsi ėshtė nė gjendje shumė tė mirė psikologjike dhe mezi pret tė luajė sėrish. Dėmtimi i erdhi nė njė moment tė keq, por Oueni gjithmonė ka qenė optimist. Allēinė ia kanė hequr dhe shpreson tė ecė pa probleme nė kėto dy-tri ditė". Hargrivsi pritet tė kthehet nė fushėn e lojės nga fundi i nėntorit.

Oliver Noivill, lojtari i kombėtares gjermane, ka shprehur dėshirėn pėr ta mbyllur karrierėn me Borusian e Mynshengladbahut. "Dua ta pėrfundoj karrierėn me Mynshengladbahun, - deklaron Noivilli, - kontrata ime skadon nė 2008-n. S'e di nėse do tė vazhdoj mė tutje; duhet tė shohim nėse do tė zhvilloj dy sezone tė mira kėtu dhe nėse klubi mė ofron njė shtyrje tė kontratės. Nuk kam pishmane tė mėdha pėr karrierėn time, por do tė kishte qenė mė mirė sikur tė kisha luajtur mė gjatė nė Spanjė (vetėm njė sezon me Tenerifen). Kampionati atje ėshtė mė sulmues, ka mė tepėr hapėsirė. Do tė kisha dashur tė luaja edhe nė Angli. Sidoqoftė, jam i lumtur me karrierėn time".

Loren Perper, ish-presidenti i Paris SG, ėshtė vėnė nė paraqitje tė detyruar nga gjykata, pėr shkak tė njė hetimi pėr transferimet nė klub gjatė drejtimit tė tij. Perperi, president mė 1998-2003, u pėrfshi nė hetim nga gjykatėsi Fransua Dese, i cili tė mėrkurėn sanksionoi tė njėjtėn masė edhe pėr agjentin Roberto Rodrigez. Rodrigezi po merret nė pyetje pėr transferimet e tre lojtarėve argjentinas: mbrojtėsi Gabriel Hajnze (u transferua nė 2001-shin nga Valadolidi), sulmuesi Martin Kardeti (2002) dhe mbrojtėsi Mauricio Poketino (u transferua nė 2001 nga Espanjoli).

Gi Lakomb, trajneri i Paris SG, ka dalė nė mbrojtje tė sulmuesit Pierr-Alen Frau, qė ėshtė vėnė nė qendėr tė kritikave. Frau u ndėshkua me karton tė kuq pėr njė ndėrhyrje tė rėndė ndaj Stefan Noro tė Sedanit, nė ndeshjen e fituar 4-2 nė fundjavė. "Veprimi i tij ėshtė i dėnueshėm, - deklaron Lakombi. - Bėri njė ndėrhyrje tė parregullt, sepse donte tė korrigjonte gabimin teknik. Si sulmues, ai ka marrė shumė ndėrhyrje tė tilla. Frau ėshtė i vetėdijshėm qė bėri njė gabim tė madh. Pėr kėtė mori njė karton tė kuq dhe tė mos harrojmė qė ky ėshtė kartoni i parė i kuq nė karrierėn e Fraut".

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard