Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Francezi paralajmėron Bufonin: Meriton trofeun, por do tė paguajė dėnimin e Juves nė Serinė B: Trezege: Xhixhi, harroje "Topin e artė"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Francezi paralajmėron Bufonin: Meriton trofeun, por do tė paguajė dėnimin e Juves nė Serinė B: Trezege: Xhixhi, harroje "Topin e artė"
Permalink   


Specialistėt e akuzojnė se nuk luan pėr skuadrėn, numrat e ekzaltojnė: 130 gola me Juven, 24 nė A nė 2001-02, 23 nė sezonin e shkuar, 5 gola pas 6 ndeshjeve nė kėtė sezon, golashėnuesi mė i mirė i B-sė dhe... i A-sė, para Luka Tonit. Njė pasim pėr Trezegenė dhe ėshtė gol i sigurt, edhe jashtė fushe, asnjėherė banal pėrballė telekamerave e kronistėve. Tre emra: Bufon, Domenek, Ibrahimoviē dhe tri goditje, "silurė" tė pakapshėm, qė lėnė shenjė. Pas dy muajsh heshtjeje, Trezegeja kthehet tė flasė dhe luan nė tė gjithė fushėn: nga Seria B te Championsi. Pa shumė fjalė, siē e ka zakon, paralajmėron mikun Bufon ta shuajė ėndrrėn pėr fitimin e "Topit tė artė", polemizon me trajnerin e kombėtares franceze Domenek, mbron ish-shokėt e akuzuar pėr tradhėti dhe pėr rinovimin e kontratės... merr kohė.
SERIA B - "Njė realitet i vėshtirė pėr t'u pranuar pėr ne lojtarėt, pėr klubin dhe tifozėt. Niveli teknik ėshtė inferior, por ka mė shumė agonizėm, tė gjithė kundėr tė gjithėve pėr 90 minuta dhe kundėr Juves tė gjithė dyfishojnė energjitė. E kuptuam nė Rimini dhe u ndėrgjegjėsuam."
GOLAT - Pesė gola nė katėr ndeshje tė luajtura, njė mė shumė se Toni (4). "Nė Serinė A ose nė B, goli ka tė njėjtėn vlerė, madje nė B ėshtė mė e vėshtirė, sepse ka mė pak hapėsira, mbrojtje tė mbyllura dhe mbrojtės qė nuk tolerojnė. Jam stėrvitur edhe mė mirė nė tė shkuarėn. Nė A arrihet me bashkėpunimin e tė gjithėve, shokėt, mjedisin dhe ne do tė kthehemi, - premton sulmuesi bardhezi. - A mund tė shėnoj 40 gola nė kėtė sezon? Numrat s'mė interesojnė. Jam i lidhur dhe varet nga shokėt e mi tė skuadrės; dua Serinė A."
MERKATO DHE "TRADHĖTARĖT" - Nė verėn e 2002-****, Juvja e bleu nga Monako pėr 21 milionė euro. Kėtė verė, Emersoni iu **** Realit pėr 16 milionė. "Kush pėrfitoi mė shumė? Gjithnjė Juvja, - pėrgjigjet francezi. - Futbolli po ndryshon dhe paratė nuk qarkullojnė mė. Vetėm Ēelsi mund t'i lejojė vetes njė luks tė tillė, ne jetojmė jashtė botės reale." Kujtimi dhe nostalgjia pėr shokėt si Kanavaro, Emerson, Turam, Zambrota, Ibra e Vieira nuk mungon: "Por nostalgji kanė edhe ata, - reagon Trezege. - Dėgjohemi shpesh nė telefon. U ndamė me njė titull tė fituar nė Bari dhe njė Champions pėr t'u fituar me ēdo kusht, por pas rikthimit nga botėrori, ajo Juve s'ishte mė. Kam dėgjuar tė flitet pėr "tradhėtarė", e vėrteta ėshtė se do tė doja tė isha edhe unė mes tyre, nėse klubi nuk do tė mė kishte bllokuar dhe Deshampi nuk do tė mė kishte telefonuar. Mė 10 gusht isha nė Torino me kokėn nė A dhe kėmbėt nė B. Asnjė nuk tradhėtoi. Nė fund paguan lojtarėt dhe tifozėt, kėtė e dinė edhe kundėrshtarėt tanė. Ishin tituj tė merituar, tė marrė me djersė. Ajo qė sillej rreth nesh as qė e imagjinonim, pastaj, pse nė Europė ishim tė fortė ose thuajse? Juvja ishte si njė familje. Jo rastėsisht fitohej edhe duke ndryshuar trajner. Nuk kishte asnjėherė "revolucione" nė merkato. Megjithatė, Ibra ėshtė e ardhmja e Interit, ėshtė vetėm 24 vjeē."
"TOPI I ARTĖ - Me kandidatė, Franca mund Italinė 11 me 7. Kush do tė fitojė? A do tė jetė njė pėrballje Henri-Bufon? "Nėse do ta vendosja unė, do ta fitonte Xhixhi, - komenton Trezege, - ėshtė numri njė, por Barcelona ka pas shpine njė sezon tė shkėlqyer. Ronaldinjo, Eto e Henri janė gjithnjė nė pod. Mė vjen keq pėr Bufonin, por kam frikė se nė fund, nė aspektin e imazhit, do tė paguajė se ka mbajtur veshur fanellėn bardhezi nė sezonin e dėnimin nė Serinė B. Pse nuk jam unė nė listė? Nuk e synoj, e kam thėnė gjithnjė, njė ēmim si ky shkon pėr ata qė zbavisin dhe unė do tė paguaja biletėn pėr tė parė Ronaldinjon duke luajtur."

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard