Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Rud Van Nistėlroi dhe Devid Bekham, pas sukseseve me Manēesterin, kėrkojnė lavdi me fanellėn "merengese" : Shpėrthimi i dyshes "ēudibėrėse"!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Rud Van Nistėlroi dhe Devid Bekham, pas sukseseve me Manēesterin, kėrkojnė lavdi me fanellėn "merengese" : Shpėrthimi i dyshes "ēudibėrėse"!
Permalink   


Goli ka qenė kaq i bukur, sa tifozėt kundėrshtarė u ngritėn nė kėmbė pėr ta duartrokitur. Nė ndeshjen e parė tė Realit tė Madridit, nė stadiumin e Steauas, Rud Van Nistėlroi u dhuroi 25 mijė tifozėve rumunė njė "perlė" nga repertori i tij, duke mposhtur portierin kundėrshtar, Karlos Fernandez, me njė parabėl "tė mrekullueshme" dhe tė papritshme.
I pakapshėm. Goli i shkėlqyer pėrkon me tė 50-in e shėnuar nga holandezi nė Ligėn e Kampioneve, pėrfshi edhe ndeshjet paraeliminatore. Pasi ka shėnuar nėntė gola me PSV Eindhovenin, 38 me Manēesterin dhe tre me Realin, Van Nistėlroi arrin kėshtu njė legjendė tė futbollit europian si Alfredo Di Stefano. "E vura re qė mbrojtja nuk ishte e pozicionuar mirė, u shkėputa dhe Diarra ma shėrbeu topin ashtu siē e kėrkoja, - tregon "bomberi" 30-vjeēar. - Pasi hyra nė zonė, vura re se portieri po dilte dhe pėr njė moment hezitova. Nė atė pikė mendova se mėnyra e vetme pėr ta kaluar, ishte ta godisja topin nga poshtė dhe e realizova ashtu si duhet."
Arritja e Bekhamit. Goli i shėnuar nė minutėn e 76-tė, ishte arritja e dytė pėr Realin nė tė njėjtėn mbrėmje. E para kishte ndodhur pesė minuta mė parė, kur me aktivizimin e tij Bekhami shėnoi praninė numėr 100 nė Ligėn e Kampioneve. Van Nistėlroi dhe Bekhami njihen qė nė kohėn kur luanin me Manēesterin. "E dija qė Rudi do tė shėnonte, - tha ish-kapiteni i kombėtares angleze. - E vura re qė e pa portierin pėrpara se t'i vinte topi. Ai ėshtė njė nga sulmuesit mė tė mirė nė botė dhe goditje tė tilla i ka nė repertor."
Ndeshja e preferuar. Bekhami, nga ana e tij, mund tė krenohet me njė "mal" me kujtime nga kėto 100 ndeshje nė Champions. Pa dyshim mė i lumturi ėshtė ai i vitit 1999, kur Manēesteri fitoi Championsin nė finalen ndaj Bajernit. "Djajtė" e Fergusonit shėnuan dy herė nė tri minutat shtesė, duke pėrmbysur golin e gjermanėve dhe duke fituar trofeun mė prestigjioz. Por nuk mund tė harrohet as ndeshja e parė, kur Devidi 19-vjeēar aktivizohej mė 7 dhjetor 1994, ndaj Gallatasarajit. "Ajo ėshtė njė nga ndeshjet mė tė preferuara, - kujton 31-vjeēari Bekham. - Mbaj mend qė shėnova dhe festėn pas ndeshjes me Kantonanė. Mbetet njė moment i paharrueshėm nė turneun mė tė rėndėsishėm. Kam luajtur me Manēesterin dhe tani po provoj me Realin tė njėjtat kėnaqėsi." Bekhami, i cili ka shėnuar 16 gola nė Ligėn e Kampioneve, ėshtė i treti pėr sa i pėrket numrit tė ndeshjeve tė luajtura nė kėtė veprimtari, pas Roberto Karlosit (104) dhe Raulit (102).
Ambiciet europiane - Sipas Bekhamit, ndeshja e Bukureshtit ishte e rėndėsishme pėr tė heshtur kritikat pas humbjes nė kampionat ndaj Getafes. "Reali ėshtė pretendent pėr fitore nė ēdo sezon, - saktėson anglezi. - Nėse do tė luajmė si ndaj Steauas, mundėsitė pėr t'ia dalė mbanė janė shumė tė mėdha. Luajtėm njė ndeshje shumė tė mirė, duke treguar se cili ėshtė futbolli qė mund tė prodhojmė." Ndėrkohė, nėn drejtimin e Kapelos, Bekhami nuk e ka vendin e titullarit tė garantuar dhe ashtu siē ndodhi nė Rumani, mund ta nisė ndeshjen edhe nga stoli. "Nuk kam asnjė pėr t'u ankuar, - vazhdon ai. - Nė Bukuresht luajta pėr 25 minuta dhe jam i kėnaqur. Jemi njė grup i bashkuar dhe e rėndėsishme ėshtė qė morėm tri pikėt."
Ēėshtje karakteri - Van Nistėlroi ka konfirmuar fjalėt e kolegut: "Kemi dominuar me qarkullimin e topit dhe kemi pasur shumė raste pėr shėnim. Mendoj se kjo ėshtė ajo qė tifozėt kėrkojnė nga Reali i Madridit. Duhej tė bėnim kthesėn pas humbjes sė tė shtunės dhe ia arritėm. Treguam se kemi karakter. Humbja ndaj Getafes ishte njė sinjal alarmi qė skuadra e shfrytėzoi pėr tė bėrė kthesėn." Pra, duket se ėshtė rikthyer morali i duhur te "merengesit" dhe Barcelona tė dielėn nė "El Klasiko" ėshtė paralajmėruar.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard