Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: PLAKA SHAMIBARDHA TE TERRORIZUARA NE TIRANE


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
PLAKA SHAMIBARDHA TE TERRORIZUARA NE TIRANE
Permalink   


Nė rrugėt e ish-Bllokut, nė trotuare, nėpėr rrugica, pėrditė, shohim plaka shamibardha qė shesin prodhimet e pakėta tė bahēes sė tyre. Ndonjė ēikore (apo radhiqe sic i thonė), hudhra tė njoma, qepė, pak sallatė tė freskėt, spinaq, vezė...kėto janė disa nga produktet qė ato sjellin nga fshatrat rreth Tiranės, tė transportuara nė trasta tė vjetra. Por plakat rrinė me frikė, tė mbledhura sa njė grusht e me vėshtrimin qė s’i ndalet kurrė nė njė vend. Kujt i tremben? Pse shesin 10 lekė njė tufė majdanoz e duket sikur me perimet tė lenė nė dorė dhe zemrėn? “Merri edhe kėto o nonė. Se do iki. Erdhi policia”. Nuk do ta besoja po tė ma tregonte ndokush, por qė nga larg, pranė Tiranės sė Re, pashė me sytė e mi tė fluturonte njė arkė e vogėl nga njė anė dhe plaka shamibardhė nė anėn tjetėr. Dy policė tė Policisė Bashkiake, pasi kishin ndaluar makinėn e tyre, po zbonin me dhunė plakėn. “I kemi thėnė 100 herė, nuk do shesin kėtu, tė shkojnė te tregu e tė paguajnė taksėn!”. Imagjinoni fitimet e bashkisė nga tufat me majdanoz tė plakave shamibardha dhe sytė qė mbyll bashkia nga milionat qė ndokush tjetėr fiton nga Reklamat abuzive nė Tiranė, pėr shembull. Po plakat s’janė reklama, ndaj plakat, me ndihmė e policisė, kollaj “fluturojnė” nga njė trotuar nė tjetrin.
Kryeqyteti ka shumė pak gjėra karakteristike dhe, nga plakat shamibardha arkat e bashkisė, s’kanė pėr tė “vėnė dhjamė”; nė vend qė t’i persekutojė e t’i terrorizojė, bashkia do tė bėnte njė punė me mend: T’u ofronte njė treg falas, ku tė gjitha tė mblidheshin e tė ekspozonin ushqimet e veta. Njė treg dinjitoz ku ēdo i huaj, por pse jo, edhe tiranas, do tė blinte me kėnaqėsi ndonjė vezė tė freskėt, fruta dhe perime nga bahēet e plakave. Vetėm shamibardha

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard