Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Mungesa e shirave, fillojnė kufizimet te Rruga e Elbasanit dhe zonat pėrreth : 'Thahet' Selita, Tirana pa ujė tė pijshėm


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Mungesa e shirave, fillojnė kufizimet te Rruga e Elbasanit dhe zonat pėrreth : 'Thahet' Selita, Tirana pa ujė tė pijshėm
Permalink   


Thatėsira rrezikon tė lėrė pa ujė kryeqytetit. Nė stinėn e shirave, ndėrmarrja e Ujėsjellėsit ėshtė detyruar tė nisė kufizimet pėr disa zona tė Tiranės. Niveli i ujit nė Partitarin e Qytetit Studenti, qė furnizohet nga burimi i Selitės dhe Shėnmrisė, ka rėnė me rreth 30 pėr qind. Pėr pasojė, banorėt qė e marrin ujin e pijshėm nga kjo depo, furnizohen vetėm dy herė nė ditė dhe me orare tė kufizuara. Zv.drejtori i Ujėsjellėsit, Ferdinand Petrela ka deklaruar se nėse nuk bie shi, atėherė orari i kufizimeve do tė shtohet edhe mė, ndėrsa shėrbimi meteorologjik parashikon vetėm reshje tė dobėta.
Depozita
Mungesa e gjatė e shirave ka 'tharė' burimet e ujit tė pijshėm. Depozitat e mėdha tė ujit, qė furnizojnė Tiranėn, kanė shėnuar ulje tė nivelit pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė prurjeve qė futen nė tė. Mė problematike situate paraqitet nė partitarin (depoja e madhe e ujit) e Qytetit Studenti, i cili furnizohet me ujin e Selitės dhe tė Shėnmrisė. Burime pranė drejtorisė sė Ujėsjellėsit pranojnė se nė kėtė situatė tė krijuar, kanė rikthyer kufizimet e furnizimit me ujė tė banorėve pasi janė tė detyruar tė kursejnė ēdo pikė. "Sigurisht qė nuk bėhet fjalė pėr mungesė tė ujit tė pijshmėm, sqarojnė burime pranė Ujėsjellės-Kanalizimeve, por kemi ngushtuar orarin e furnizimit me ujė tė pijshėm tė zonave qė marrin ujė nga ky Partitar". Kėshtu ēezmat pėr familjarėt, qė prej disa ditėve hapen vetėm dy herė nė ditė, nė mėngjes dhe nė darkė, nga tre herė qė furnizoheshin mė parė.
Reshjet
Zėvendėsdrejtori i Ujėsjellės-kanalizimeve, Ferdinad Petrela shpjegon se e gjithė kjo situatė ka ardhur si pasojė e mungesės sė gjatė tė shirave. Ai pohon se nga burimet e Shėnmrisė dhe Selitės prej disa ditėsh vjen 30 pėr qind mė pak ujė, sasi kjo qė nuk arrin tė mbushė depot. "Por nėse situata do tė vazhdojė tė jetė e tillė, ėshtė shprehur Petrela, ne do tė jemi tė detyruar ta shtojmė edhe mė orarin e kufizimeve me ujė tė pijshėm". Sipas tij, mė problematike paraqitet situata nė Rrugėn e Elbasanit dhe nė zonat pėrreth saj. "Furnizimi me ujė, varet nga sasia e reshjeve. Nėse nuk bie shi, situata paraqitet shumė e rėndė", ka pohuar Petrela. Selita furnizon me ujė 45 pėrqind tė kryeqytetit dhe institucionet mė tė rėndėsishme si spitalet, Kryeministria, Kuvendi, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Pallati i Kongreseve, blloku i Ambasadave, Pallati i Brigadave, etj.
Metereologėt
E vetmja shpresė qė nė kėtė rast do tė zgjidhte pėrfundimisht problemin janė reshjet. Por, qė, me sa duket, do tė mungojnė edhe pėr ca ditė. Sipas shėrbimit meteorologjik nė vend, gjatė kėsaj fundjave do tė ketė reshje, por ato do tė jenė lokale dhe nė mjaft raste tė dobėta. Specialistėt e Ujėsjellėsit shprehen skeptikė me kėtė parashikim moti, pasi sipas tyre, duhet tė ketė reshje shiu pėr njė javė rrjesht qė tė mund tė pėrmirėsohet situata nė depozita dhe ata tė rikthejnė furnizimin normal me ujė tė pijshėm tė banorėve.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard