Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Mungesa e shirave, fillojnë kufizimet te Rruga e Elbasanit dhe zonat përreth : 'Thahet' Selita, Tirana pa ujë të pijshëm


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Mungesa e shirave, fillojnë kufizimet te Rruga e Elbasanit dhe zonat përreth : 'Thahet' Selita, Tirana pa ujë të pijshëm
Permalink   


Thatësira rrezikon të lërë pa ujë kryeqytetit. Në stinën e shirave, ndërmarrja e Ujësjellësit është detyruar të nisë kufizimet për disa zona të Tiranës. Niveli i ujit në Partitarin e Qytetit Studenti, që furnizohet nga burimi i Selitës dhe Shënmrisë, ka rënë me rreth 30 për qind. Për pasojë, banorët që e marrin ujin e pijshëm nga kjo depo, furnizohen vetëm dy herë në ditë dhe me orare të kufizuara. Zv.drejtori i Ujësjellësit, Ferdinand Petrela ka deklaruar se nëse nuk bie shi, atëherë orari i kufizimeve do të shtohet edhe më, ndërsa shërbimi meteorologjik parashikon vetëm reshje të dobëta.
Depozita
Mungesa e gjatë e shirave ka 'tharë' burimet e ujit të pijshëm. Depozitat e mëdha të ujit, që furnizojnë Tiranën, kanë shënuar ulje të nivelit për shkak të sasisë së vogël të prurjeve që futen në të. Më problematike situate paraqitet në partitarin (depoja e madhe e ujit) e Qytetit Studenti, i cili furnizohet me ujin e Selitës dhe të Shënmrisë. Burime pranë drejtorisë së Ujësjellësit pranojnë se në këtë situatë të krijuar, kanë rikthyer kufizimet e furnizimit me ujë të banorëve pasi janë të detyruar të kursejnë çdo pikë. "Sigurisht që nuk bëhet fjalë për mungesë të ujit të pijshmëm, sqarojnë burime pranë Ujësjellës-Kanalizimeve, por kemi ngushtuar orarin e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave që marrin ujë nga ky Partitar". Kështu çezmat për familjarët, që prej disa ditëve hapen vetëm dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, nga tre herë që furnizoheshin më parë.
Reshjet
Zëvendësdrejtori i Ujësjellës-kanalizimeve, Ferdinad Petrela shpjegon se e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së gjatë të shirave. Ai pohon se nga burimet e Shënmrisë dhe Selitës prej disa ditësh vjen 30 për qind më pak ujë, sasi kjo që nuk arrin të mbushë depot. "Por nëse situata do të vazhdojë të jetë e tillë, është shprehur Petrela, ne do të jemi të detyruar ta shtojmë edhe më orarin e kufizimeve me ujë të pijshëm". Sipas tij, më problematike paraqitet situata në Rrugën e Elbasanit dhe në zonat përreth saj. "Furnizimi me ujë, varet nga sasia e reshjeve. Nëse nuk bie shi, situata paraqitet shumë e rëndë", ka pohuar Petrela. Selita furnizon me ujë 45 përqind të kryeqytetit dhe institucionet më të rëndësishme si spitalet, Kryeministria, Kuvendi, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Pallati i Kongreseve, blloku i Ambasadave, Pallati i Brigadave, etj.
Metereologët
E vetmja shpresë që në këtë rast do të zgjidhte përfundimisht problemin janë reshjet. Por, që, me sa duket, do të mungojnë edhe për ca ditë. Sipas shërbimit meteorologjik në vend, gjatë kësaj fundjave do të ketë reshje, por ato do të jenë lokale dhe në mjaft raste të dobëta. Specialistët e Ujësjellësit shprehen skeptikë me këtë parashikim moti, pasi sipas tyre, duhet të ketë reshje shiu për një javë rrjesht që të mund të përmirësohet situata në depozita dhe ata të rikthejnë furnizimin normal me ujë të pijshëm të banorëve.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard