Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kreu i Komisionit tė Shėrbimit Civil akuzon qeverinė pėr shkarkimet : Roland Pėrmeti: Pėr administratėn, hetim ministrave


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kreu i Komisionit tė Shėrbimit Civil akuzon qeverinė pėr shkarkimet : Roland Pėrmeti: Pėr administratėn, hetim ministrave
Permalink   


Padi penale pėr ministrat qė shkarkojnė nga puna pa arsye punonjėsit e tyre dhe nuk zbatojnė ligjin pėr nėpunėsin civil. Kėtė masė do tė ndėrmarrė Komisioni i Shėrbimit Civil (KSHC), ndaj largimeve tė shumta nga puna qė janė bėrė nga qeveria nė pushtet brenda njė viti. Kryetari i kėtij komisioni, Roland Pėrmeti tha dje pėr “Gazeta Shqiptare”, se nė fund tė vitit, do tė ndėrmarrė dhe masa tė tilla si padi penale pėr ato funksionarė politikė apo publik qė kanė shkelur ligjin duke larguar pa arsye nga puna shumė nėpunės dhe nuk pranojnė rikthim edhe pse ka njė vendim tė komisionit.
“Janė bėrė shumė largime nė administratėn qendrore doganore e tatimore dhe nga ankesat qė janė bėrė tek ne, rezultojnė se kanė qenė pa shkak. Edhe pse komisioni ka marrė vendime qė tė rikthehen nė punė punonjėsit qė janė larguar pa motiv, vendimi ynė nuk ėshtė marrė fare parasysh edhe pse institucionet janė tė detyruara ta zbatojnė. Ndaj pasi tė bėjmė dhe kontrollet e verifikimet e fundit pėr kėtė vit, sigurisht do tė bėjmė padi penale. Ndėrkohė qė pėr ēdo gjė ne informojmė Bankėn Botėrore dhe ata po e ndjekin kėtė proces”, tha Pėrmeti. Pėr kryetarin ėshtė shumė shqetėsues fakti qė punonjėsit e administratės nuk janė tė sigurt nė punėn e tyre, sa herė qė ndėrron pushteti. Me ndėrrimin e qeverisė, ndryshojnė njė pjesė e madhe e nėpunėsve dhe kjo sipas Pėrmetit, nuk sjell stabilitet nė administratė. Shqetėsimet, i janė bėrė me dije edhe ndėrkombėtarėve. Pėrmeti pohoi se pėr ēdo problem nė Komisionin e Shėrbimit Civil, si pėr shkarkimet e padrejta, konkurset e “manipuluara” pėr njė vend pune nė administratė, e moszbatimin e vendimeve tė KSHC-sė pėr rikthim nė punė tė atyre qė janė larguar pa tė drejtė, ja pėrcjellė me detaje ndėrkombėtarėve.
Konkurset
Vėshtirė tė fitosh njė vend pune nė administratė, pasi fituesit mund tė jenė tė paracaktuar. Prej vitesh, administrata shtetėrore nuk po mundet tė shpėtojė nga ky fenomen. Pėr kryetarin e Komisionit tė Shėrbimit Civil, nė shumė raste nuk ka arsye tė shpallen fare konkurse pėr vende tė lira pune, pasi qindra vetė janė nė listat e pritjes pėr njė vend pune tė lirė. “Nė kohėn kur nė administratė krijohet njė vend i lirė pune, atėherė titullari e kėrkon atė sipas specializimit qė ka nė listėn e pritjes. Nuk ka pse kėrkon tė tjerė”, - theksoi Pėrmeti. Por asnjėherė nuk zbatohet kjo kėrkesė edhe pse humbjet financiare tė shtetit janė tė mėdha. Zgjidhja ideale sipas tij pėr problemet e shumta nė administratė, do tė ishte krijimi i njė shkolle tė posaēme pėr nėpunėsit publik. Nė kėtė mėnyrė sipas tij, njerėzit do tė ishin tė kualifikuar dhe kjo do i jepte zgjidhje edhe lėvizjeve masive nė administrata me ndėrrimin e qeverisė. “Me njė shkollė, do tė kemi nėpunės tė kualifikuar edhe qė nuk cėnohen tė pushohen nga puna nė momentin kur ndėrron pushteti”, tha Pėrmeti. Edhe pėr kėtė vit, raporti qė do i pėrcillet kuvendit nga KSHC-ja, do tė jetė kritik edhe do tė nxjerrė nė pah shumė probleme.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard