Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kreu i qeverisė ngulmon tė bėhen nė dhjetor zgjedhjet vendore : Zgjedhjet, Berisha frikė nga kriza energjetike


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kreu i qeverisė ngulmon tė bėhen nė dhjetor zgjedhjet vendore : Zgjedhjet, Berisha frikė nga kriza energjetike
Permalink   


Situata e paparashikuar energjetike, duket se ėshtė njė nga arsyet kryesore qė Kryeministri Sali Berisha, kėmbėngul qė zgjedhjet vendore tė zhvillohen nė dhjetor tė kėtij viti, apo sikurse ka shprehur datėn 17 dhjetor. Koperturė pėr kėtė qėllim po pėrdoren afatet kushtetuese tė zgjedhjeve. Opozita ka deklaruar se zhvillimi i zgjedhjeve nė tė gjithė vendin nė mesin e dimrit, ėshtė tėrėsisht i papėrshtatshėm, pėr shkak tė vėshtirėsive qė mbart procesi si pasojė e tė ftohtit, errėsirės, rrugėve tė bllokuara, ngricave, shirave etj. etj.
Kundėrshtimi i lidershipit tė PD-sė, pėr tė arritur njė konsensus me opozitėn qė zhvillimi i zgjedhjeve tė bėhet nė fillim tė pranverės, mė shumė se me respektimin e afateve kushtetuese duket se ka tė bėjė me faktin se askush nė qeveri nuk ėshtė nė gjendje tė parashikojė sesi do tė jetė situata energjetike gjatė muajve janar dhe shkurt 2007. Mungesa e energjisė elektrike, oraret e kufizimit, ndėrprerjet e vazhdueshme tė energjisė, detyrimisht do tė ēonin nė pakėnaqėsi tek njerėzit, do tė jepte si pasojė njė krizė ekonomike, gjė qė sipas njėrit prej kėshilltarėve tė Kryeministrit, “do tė kishte efekte tė pashmangshme elektorale”. “Ēdo krizė, e ēdo natyre qoftė, pėrkthehet nė problematikė elektorale”, - nėnvizon pėr “Gazeta Shqiptare”, njė prej kėshilltarėve tė Kryeministrit Berisha, i cili kėrkon qė tė mos citohet me emėr. Ripėrsėritja e krizės energjetike e vitit tė kaluar, mendohet se do tė kishte pasoja mjaft tė rėnda pėr qeverinė, sa i pėrket rezultatit tė votimit.
Problematika
Ministri i Energjetikės, Genc Ruli bėri tė ditur pak kohė mė parė, se qeveria ka siguruar energji elektrike deri nė fund tė muajit dhjetor tė vitit 2006. Ai deklaroi se vendi nuk do tė pėrballet me krizė energjetike. Por ndėrsa duket se ėshtė zgjidhur problemi i energjisė deri nė fund tė dhjetorit, nga muaji janar dhe nė vazhdim, nuk ėshtė e qartė se cila ėshtė perspektiva e furnizimit me energji elektrike. Nė vendin tonė ka muaj qė nuk bien shira, moti ka filluar tė ftohet, ndėrsa rezervat ujore nė hidrocentrale kanė filluar tė pakėsohen. E gjithė kjo situatė, tė jep vetėm idenė e njė krize qė po pėrgatitet tė “trokasė nė derė”. Qeveria po heziton tė hapė tender pėr blerje tė energjisė elektrike, me shpresėn e fillimit tė rėnies sė shirave. Nga ana tjetėr, edhe vetė tenderat e hapura nga qeveria pėr blerje tė energjisė, kanė qenė tė dėshtuara, me gjithė ndryshimet e njėpasnjėshme ligjore qė ajo bėri. Kjo bėri qė qeveria ta blejė energjinė “sa frėngu pulėn”, gjė qė solli dhe njė rritje galopante tė ēmimit tė energjisė elektrike pėr konsumatorėt familjarė dhe atyre tė afrofesė. Mungesa e energjisė, oraret e kufizimit tė energjisė, si dhe rritja e ēmimit, mendohet se janė elementė tė cilėt do tė sjellin detyrimisht efekte elektorale. Ndėrsa skema e kompensimit tė energjisė, duket se ka fatin e skemės sė naftės pa akcizė, thjesht ėshtė e dėshtuar.
Zgjedhjet
Zhvillimi i zgjedhjeve nė dhjetor apo fillim janari, do tė bėnte qė kriza e energjisė elektrike tė mund tė administrohej nga ana e qeverisė. Ndėrsa shtrirja nė kohė e zgjedhjeve pėr nė fillim tė pranverės, nuk do tė bėnte gjė tjetėr, vetėm se do ta vinte jo pak nė telashe qeverinė, pasi mungesa e energjisė dhe mospėrgatitjet e saj pėr tė pėrballuar krizėn nė fjalė, do tė shfrytėzoheshin nga opozita gjatė fushatės elektorale. Kjo krizė do tė reflektohej nė njė masė jo tė pakėt edhe nė rezultatin e zgjedhjeve. Nė kėto rrethana, qeveria ėshtė e detyruar tė lėvizė me kartėn e afateve kushtetuese, me qėllim pėr tė minimizuar pakėnaqėsinė qė do tė buronte nga ky problem, pėr tė mos u reflektuar gjatė zgjedhjeve.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard