Olimpik i Marsejes kunder Olimpikut te Lionit do te jete kryendeshja e javes se dhjete te liges se pare franceze, e cila do te luhet te dielen. Kryesuesit me ndjekesit, dominuesit aktuale me skuadren me te famshme te futbollit francez, kaq mjaftojne per ta ndezur vigjiljen, cka nik ka ngurruar ta beje me deklaratat e tij provokuese edhe presidenti marsejeze Pape Diuf. Por, do te kete edhe me teper, do te jete dueli i mesfushes midis pitbullit shqiptar Lorik Cana kunder asit brazilian te Lionit, Zhuninjo. Do te jete pikerisht kjo perplasja me intriguese brenda perplasjes se madhe ne Velodrome dhe kete e ka nenvizuar edhe Bibla e futbollit francez, revista France Football, e cila pret me kureshti duelin e dy futbollisteve te spikatur. Cana vjen pas nje fundjave nervoze, kur ne nje duel me te, braziliani Hilton i Lensit simuloi, duke fituar nje penallti qe solli barazimin, kur Marseja kryesonte 1 0. Nga e perditshmja LEquipe eshte konsideruar si nje nga gabimet e medha ne gjykim gjate ketij sezoni. Zhuninjo nderkohe ka pesuar nje demtim ne ndeshjen e Liges se Kampioneve ne Kiev, por do te jete i gatshem te luaje. Ne renditje, Lioni kryeson me pese pike me teper se Marseja, e cila synon nje vend ne Ligen e Kampioneve per sezonin e ardhshem, ndonese mesfushori kuqezi eshte shprehur se skuadra e tij ka mundesi te sulmoje edhe titullin kampion.