Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Bastet: Bufon dyshohet pėr 5 ndeshje: Portieri i Juventusit dėgjohet nė zyrėn e hetimeve. Nė shėnjestėr ndeshjet me Djurgardenin, Palermon e Atalantėn


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Bastet: Bufon dyshohet pėr 5 ndeshje: Portieri i Juventusit dėgjohet nė zyrėn e hetimeve. Nė shėnjestėr ndeshjet me Djurgardenin, Palermon e Atalantėn
Permalink   


Pesė ndeshje, njė seri tė ardhurash bankare (e fundit nė 2006-ėn): kanė qenė kėto kundėrshtimet qė zėvendėsi i zyrės sė hetimeve, Karlo Loli Pikolomini, i ka bėrė portierit tė kombėtares dhe tė Juventusit (kandidat pėr trofeun "Topi i artė"), Xhianluixhi Bufonit. Dosjet erdhėn nga zyra e hetimeve, ndėrsa ato tė Prokurorisė sė Parmės janė shumė tė qarta: Bufoni me Julianon, Kimenti e Mareska janė dėgjuar nga gjykatėsit emilianė. Ka pasur edhe derdhje bankare qė kanė nxjerrė nė pah lėvizjet e parave mes llogarive korrente, por edhe pėrgjimet qė kanė evidentuar ndeshjet, nė tė cilat janė vėnė baste. Ka qenė njė fat qė faktet u pėrqendruan tė gjitha para 23 nėntorit 2005, kur ka ndryshuar Neni 5 i Kodit tė Drejtėsisė Sportive dhe dėnimet pėr bastvėnėsit u bėnė edhe mė tė ashpra.
MBROJTJA - Bufoni doli pas dy orėsh nga selia e zyrės sė hetimeve, ku u dėgjua (para tij ishin dėgjuar ditėt e shkuara Kimenti e Juliano). I qetė, i shoqėruar nga dy avokatėt (Marko Valerio Korini e Luixhi Kuapeo), nuk iu fsheh kronistėve: "Jam i qetė dhe i kėnaqur, - tha portieri bardhezi, - shkoi si herėt e tjera. Nėse nė fillim kanė pasur dyshime ndaj meje, mendoj se tani nuk kanė mė." "Po shkėputet filli i procedurave, - shpjegoi avokati Korini, - edhe nė Prokurorinė e Parmės e kemi referuar motivin e derdhjes sė 10 mijė eurove qė shėrbenin pėr tė paguar njė borxh dhe nuk iu referuam nė asnjė mėnyrė ndonjė basti."
AKUZA - Nuk bėhet fjalė vetėm pėr atė derdhje parash nė 2006-ėn: tė dhėnat bankare kanė evidentuar sikur tė ishte "pėrdorim i konsoliduar", derdhje parash nė atė llogari, por ndonėse Bufoni iu pėrgjigj nė "mėnyrė ezauruese" pyetjeve tė hetuesve federalė, kundėrshtimet janė tė tjera. Dy ndeshjet paraeliminatore tė Ligės sė Kampioneve kundėr Djurgardenit (2-2 nė Torino dhe 4-1 pėr Juven nė Suedi), Juventus-Palermo mė 25 shtator 2004, 1-1 dhe dy ndeshjet e Kupės sė Italisė kundėr Atalantės qė mė pas sollėn skualifikimin e Juves nga kupa, 2-0 pėr Atalantėn dhe 3-3).
Nė kėto ndeshje luajtėn edhe Kimenti e Juliano. Nga dosjet qė Prokuroria e Parmės i ka dorėzuar zyrės sė hetimeve (Torino ka dėrguar vetėm njė pjesė, ndėrsa nga Udine nuk ka mbėrritur ende asgjė), rezultojnė vėnie "bastesh" pėr kėto ndeshje dhe pėr kėtė, si Bufonit, ashtu edhe Kimentit me Julianon iu janė kėrkuar sqarime.
HETIMI - Me seancėn dėgjimore tė Bufonit, zyra e hetimeve ka plotėsuar tė parėt nga dy vėniet e basteve. Tani, Karlo Loli Pikolomini qė kishte dėgjuar Kimentin e Julianon, i ka tė gjitha elementėt pėr tė plotėsuar relacionin qė do t'i jepet prokurorit federal, Stefano Palaci. Do t'i takojė atij tė vendosė nėse duhet tė paralajmėrojė nė komisionin disiplinor futbollistėt (mund tė ketė edhe ndonjė pėrgjegjėsi objektive pėr klubet), ose ta arkivojė dosjen. Me akuzėn e 5 ndeshjeve, gjėrat vėshtirėsohen vetėm me problemin derdhjes sė parave, por me gjendjen aktuale rreziku do tė ekzistonte vetėm pėr bastvėnien, ndonėse i kufizuar: sipas gjykimit tė parė, bėhet fjalė pėr 6 muaj pezullim, por mesatarja ėshtė 3.
MARESKA Enxo Mareska luan sot te Sevilja, roli i tij nė kėtė ēėshtje ka mundėsi t'i kalohet pėr kompetencė Federatės Spanjolle.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard