Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Mourinjo: Triumfoi loja nė skuadėr


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Mourinjo: Triumfoi loja nė skuadėr
Permalink   


Ēelsi kryeson i shkėputur me 5 pikė nė grupin e Ligės sė Kampioneve, pavarėsisht se Shevēenko s'po gjen rrugėn e golit. Trajneri Mourinjo s'ka ndėr mend ta lėrė nė stol sulmuesin ukrainas, tė blerė 29 milionė paund (54 milion dollarė), madje ka vlerėsuar kontributin e tij pėr skuadrėn. Sheva ishte kolegu i Didiė Drogbasė, qė me golin fantastik nė minutėn e 47-tė u dha fitoren 1-0 kampionėve tė Anglisė kundėr Barcelonės, kampiones nė fuqi tė "Champions"-it. Bashkė me tregolėshin e shėnuar pėr Ēelsin kundėr Levskit nė fitoren 3-1, Drogba bėhet shėnuesi mė i mirė i kompeticionit deri tani. Shevēenko, shėnuesi mė i mirė aktiv nė "Champions" me 56 gola gjithsej pėr Dinamon e Kievit dhe Milanin, akoma nuk ka bėrė "sefte" nė Ligėn e Kampioneve pėr klubin e ri. Ai s'ka shėnuar nė nėntė ndeshje rresht qė nga humbja e vetme e Ēelsit nė Premier Ligė: kundėr Misdėllsbrout nė 23 gusht. Por Mourinjo vazhdon ta mbajė titullar, i bindur se Sheva do tė kthehet nė formė. I pyetur nėse do tė vazhdojė t'i besojė 30-vjeēarit ukrainas, Mourinjo u pėrgjigj: "Nė ēdo ndeshje, pa dyshim, vetėm nėse ka ndonjė problem fizik ose unė vendos ta lė pushim, pėr shkak tė rotacionit". Mourinjo shtoi se me njė kalendar kaq tė ngjeshur, sulmuesit mund t'i duhet njė ndeshje pushim pėr tė ripėrtėrirė fuqitė. Shevēenko ka luajtur nė ēdo ndeshje deri tani pėr kampionėt e Anglisė. Kundėr Barēės tregoi disa momente klasi dhe iu afrua golit nga njė herė nė secilėn pjesė. Mourinjo deklaroi se kontributi i ukrainasit ishte i paēmuar. "Ndeshjen e fituan Drogba dhe Shevēenko, bashkė me nėntė lojtarėt e tjerė nė fushė. Ndoshta nė mars Sheva do tė shėnojė dhe Didiė jo kaq shumė. Ne luajmė si skuadėr dhe pėr ne skuadra ėshtė mė e rėndėsishme sesa individėt". Ēelsi mundi 2-0 Verder Bremenin nė ndeshjen e parė tė grupit A dhe me tri fitore nė tri ndeshje deri tani mund tė thuhet se "blutė" e kanė siguruar kualifikimin nė fazėn me eliminim, ēka i jep Shevēenkos edhe njė mundėsi mė tepėr pėr tė shėnuar. Hoze Mourinjo lėvdoi portierin e tretė, Hilario, pasi debutuesi portugez e ruajti tė paprekur portėn kundėr kampionėve tė Europės, Barcelonės. "Hilario demonstroi siguri qė nė momentin e parė, - tha Mourinjo pėr bashkėkombasin e blerė me parametra zero nga Nacionali nė qershorin e kaluar. - Ekipi i dha besim dhe ai zhvilloi njė ndeshje shumė tė mirė". Hilario, pak i njohur para kėtij takimi ku rastėsisht i erdhi radha pėr tė luajtur, pasi dy portierėt e parė u dėmtuan kundėr Ridingut tė shtunėn, sprapsi me siguri gjuajtjet e Ronaldinjos me shokė. Petr Ēeh do tė mungojė disa muaj, pėr shkak se pėsoi frakturė nė kafkė, kurse Kudiēini do tė jetė i gatshėm qė javės tjetėr. Mourinjo tha se agjentėt e "mbytėn" me telefonata pėr t'i ofruar portierė dhe shtoi se Bartezi, i sugjeruar nga mediat si zėvendėsues i mundshėm, nuk ėshtė nė planet e Ēelsit: "Ne duam portier tė tretė dhe Fabien Bartez nuk ėshtė i tillė. Ai ėshtė portier klasi". Nė lidhje me fitoren kundėr Barēės, Mourinjo tha se ekipi luajti mirė dhe e meritoi fitoren. "Ishte njė ndeshje e vėshtirė, por luajtėm shumė mirė si ekip dhe si individė. Tani jemi pesė pikė para dhe me njėrėn kėmbė nė fazėn tjetėr". Mourinjo tha se fitorja ndryshoi objektivin e Ēelsit, nga kualifikim nė fitimin e grupit. "E di qė kemi dy ndeshje jashtė dhe njė brenda, por kemi pesė pikė avantazh", - tha ai. Ēelsi shkon nė "Kamp Nou" nė ndeshjen e kthimit mė 31 tetor dhe pastaj do tė ndeshet me Verder Bremenin nė Gjermani, para se tė presin Levskin e Sofjes nė "Stamford Brixh" nė dhjetor.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard