Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Vetëplagosja zbulon thesin me lekë : Vajza qëllon veten me armën e të atit, i gjendej 4.8 milionë lekë e 3600 euro


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Vetëplagosja zbulon thesin me lekë : Vajza qëllon veten me armën e të atit, i gjendej 4.8 milionë lekë e 3600 euro
Permalink   


Festim Peposhi nuk e kishte menduar ndonjëherë se një fejesë me mblesëri e vajzës së tij, Shpresa Peposhi me një shqiptar në Angli, do i sillte kaq shumë peripeci. Shpresa tenton vetëvrasjen me pistoletën e tij "Volter" që e mbante pa leje, ndërsa policia e ardhur për këtë ngjarje zbulon se Festimi 47-vjeçar kryente kontrabandë viçash me Kosovën. Sikur të mos mjaftonte gjendja tepër e rëndë e së bijës e cila është përkeqësuar sërish mbrëmë, Festimit i janë bllokuar 4,79 milionë lekë të reja dhe 3600 euro që iu gjetën brenda një thesi. Policia i ka bllokuar një kamion që përdorete për transportin e viçave si dhe stallat ku i janë gjetur edhe viça. Në fakt, ngjarja e ka zanafillën pasditen e së mërkurës, kur Shpresa qëllon veten brenda në banesën në Sharrë të Tiranës, me pistoletën e veçantë të të atit. Burime policore u shprehën se vajza dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen si hakmarrje ndaj familjes, për fejesën me shkuesi me një emigrant shqiptar në Angli. Vajza ishte fejuar me të qysh në moshën 15-vjeçare. Por nuk ka qenë vetëm ky interesimi i shërbimeve të Koisariatit numër 6 të kryeqytetit. Një shumë e konsiderueshme lekësh dhe eurosh të gjetura në një thes kanë ngjallur dyshime për policinë. Festim Peposhi është siguruar menjëherë në ambientet e izolmit të komisariatit të policisë, me akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe kontrabandës së viçave.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard